Shpresa Rupar s.p./Manifestimi i parasë

  • €290

Manifestimi i parasë

  • Course
  • 47 Lessons

Doni të manifestoni më shumë para dhe bollëk në jetën tuaj? Doni të jeni pjesë e atyre njerëzve të cilët munden të manifestojnë gjërat kaq lehtë? Keni bllokada apo bindje të ndryshme kufizuese në lidhje me paranë? Doni të bëni diçka ndryshe për të aty ku doni edhe në fushën financiare? Përgatituni për suksesin para se atë ta prekni.

Programi: MANIFESTIMI I PARASE

Bindje, kufizime, bllokada në lidhje me manifestimin e parasë dhe bollëkut, kanë pasur thuajse të gjithë, ose të paktën kanë pasur në një periudhë të jetës.

Çfarë mund të bëni që këtë gjë ta ndryshoni?

Keni 2 mundësi:

E para: Vazhdoni të fokusoheni tek e kaluara, duke luftuar me financat nga muaji në muaj,

ose

Zgjidhni mundësinë e dytë:
Ndryshoni mendimet, kufizimet dhe bindjet tuaja duke u fokusuar tek e tashmja, si dhe tek krijimini së ardhmes tuaj.
Nëse keni zgjedhur mundësinë e dytë, të cilën uroj që ta zgjidhni edhe për më të njerëzit tuaj më të shtrenjtë, atëhere TANI është koha që të ndryshoni gjendjen tuaj financiare.

Me këtë vendim, ju i jepni mundësinë vetes, familjes dhe shumë të tjerëve, që të realizoni ato çfarë ju dhe ata dëshirojnë.
 

Kurrë nuk premtoj “zgjidhje të shpejta”, apo që sa të mbarojmë bashkë nuk do keni nevojë të punoni më asnjë ditë, apo që do bëheni milioner apo disa herë milionerë brenda muajit apo vitit. Nuk premtoj as që nga këtej e tutje do kaloni kohë plazheve dhe vendeve që ndoshta tani ëndërroni, por u garantoj që me këtë program ju ndryshoni mendimet dhe qasjen në lidhje me paranë dhe bollëkun.
 
Shpesh më shkruajnë që për këtë është e panevojshme të kem coach apo mentorë, mjafton të lexoj libra, të ndjek faqet dhe webinaret FREE në rrjetet sociale dhe ja dal vetë.
 
Natyrisht që mund të lexoni, mund të provoni, mund të ndiqni shumë njerëz, webinare, apo materiale FREE, dhe po edhe mund t'ia dilni.
 
Çështja është: Për sa vite dhe sa kohë mendoni se do keni nevojë që të bëni këtë gjë?

Ju mund të vendosni të ndiqni edhe trajnimet që kam ndjekur unë në këto 15 vitet e fundit me trajnerë dhe mentorë me emra botërorë si Dr. Richard Bandler, Tony Robbins, Brian Tracy, Bob Proctor, (i cili fatkeqësisht tashmë është ndarë nga jeta), T. Harv Ecker, e shumë emra të tjerë ndoshta më pak ose aspak të njohur për ju, dhe nën kujdesin e tyre të arrini ato çfarë dëshironi.

Çështja është: Këto momente, a e keni mundësinë financiare që të mund të investoni për këta emra botërorë? (Programet e tyre fillojnë minimalisht me një investim pesë mijë dollarë apo deri edhe 30 mijë dollarë, plus dhe shpenzime të ndryshme si udhëtimi, hoteli, ushqimi, largimi disa ditë nga puna dhe familja, e të tjera.)

Uroj që një ditë, unë dhe ti, të jemi së bashku në programet e tyre 😀

Po, edhe për këto arsye, TANI është koha:

  • Të merrni një vendim për të ndryshuar gjendjen tuaj financiare!
  • Të lini pas vetes bindjet kufizuese rreth parasë dhe bollëkut!
  • Të krijoni vizionin tuaj për jetën që ju ëndërroni!
  • Të planifikoni me zgjuarsi, sesi këtë vizion të bukur ta realizoni!
  • Të fokusoheni tek puna dhe tek ato gjëra që u ndihmojnë të realizoni objektivin dhe vizionin tuaj!
  • Të zgjidhni njerëzit, të cilët u ndihmojnë dhe u mbështesin për realizimin e këtyre gjërave që ju dëshironi!
  • Të njihni mënyra dhe të gjeni kohë për të mësuar, si dhe rrugë të ndryshme se si t'ia dilni!
  • Të njihni kuptimin dhe vlerën e vërtetë të asaj që u ofroni njerëzve me të cilët  rrethoheni, si dhe shoqërisë ku jetoni, dhe kjo duke ua treguar me vlerën tuaj!
Milionerët janë njerëz vizionarë.

Milionerët kanë ndryshuar mendësinë në mendësi vizioneri, qysh para se të bëheshin milionerë.

Të njëjtën gjë mund të bëni edhe ju!

Ndoshta qëllimi juaj nuk është që të jeni milioner, gjë që është shumë ok, sepse vizioni juaj është vizioni juaj. Është shumë e rëndësishme që ky vizion të jetë pozitiv, të jetë i qartë, t'iu bëj të ndiheni mirë, të ndiheni të plotësuar t'iu lehtësojë shpirtin dhe ditën, gjë që ju mund ta arrini me programin: Si të përdorni ligjin e tërheqjes, për të manifestuar më shumë para në jetën tuaj!
 
Me këtë program mësoni:

  • Si të ndryshoni gjendjen tuaj financiare.
  • Si të lini pas vetes bindjet kufizuese rreth parasë dhe bollëkut.
  • Krijoni vizionin tuaj për jetën që ju ëndërroni!
  • Si të planifikoni me zgjuarsi, se si këtë vizion të bukur ta realizoni.
  • Si të fokusoheni tek puna dhe ato gjëra që u ndihmojnë të realizoni objektivin dhe vizionin tuaj.
  • Si të zgjidhni njerëzit, të cilët u ndihmojnë dhe u mbështesin për realizimin e atyre gjërave që ju dëshironi.
  • Njihni mënyra se si të gjeni kohë për të mësuar, si dhe rrugë të ndryshme se si t'ia dilni.
  • Njihni kuptimin dhe vlerën e vërtetë të asaj që ofroni njerëzve me të cilët rrethoheni si dhe shoqërisë ku jetoni, dhe kjo duke u treguar vlerën tuaj.
Çfarë ndodh nëse për suksesin nuk jeni gati paraprakisht, dhe nëse nuk keni mendësinë e milionerit?

Çfarë ndodh nëse nuk arrini atë gjendje finaciare apo ato gjëra që ju dëshironi?

Ngeleni në rrethion vicioz, ku jeni këto momente.

Vazhdoni të jeni të pakënaqur si ju dhe familjarët tuaj, sepse mund të rriten borxhet tuaja (nëse keni), nuk mund të përballoni shpenzimet mujore, shpenzimet për pushime, apo gjëra të tjera që do doni t'i kishit apo t'i provonit.
Shtohet inati, zemërimi, cmira ndaj njerëzve të cilët këto gjëra i arrijnë, gjëra që tek njeriu shfaqen edhe në formën e sëmundjeve të ndryshme.
Për ju që jeni prindër, është edhe më e vështirë, kur fëmijëve nuk mund t'iu plotësoni nevojat dhe dëshirat e tyre.

ose

TANI, mund t'i thoni PO programit: MANIFESTIMI I PARASE!

Nëse kur lexoni titullin dhe tematikën e këtij programi, ndiheni jo rehatshëm, ose keni mendime dhe ndjesi negative, nëse mendoni që kjo gjë është e pamundur, atëhere keni arsye e fuqishme se pse të vendosni TANI për këtë program. Të gjitha këto mendime, apo ndjesi që ndjeni kur lexoni këto rreshta, janë bindjet tuaja kufizuese rreth parasë. Ka shumë mundësi që situata juaj financiare është larg asaj që  dëshironi të ishte.
 
Mendësia “e varfër”:
 
  • është mënyrë e të menduarit për gjendjen tuaj financiare dhe ku e shikoni veten, sepse shumica e njerëzve mendojnë se ata nuk e meritojnë.
  • është ajo që njerëzit mendojnë se për paranë duhet vetëm punë pa fund, gjë që i bën të mos prekin ato çfarë ata dëshirojnë.
  • është ajo që shkaton dhimbje, stres, zhgënjime, humbje energjie, pakënaqësi, varfëri, sëmundje...
  • është ajo që u mban në rrethin vicioz, duke bërë që të punoni edhe më shumë, orë pa fund në një vend pune ku paguheni me orë, gjë që shpesh e paguani me shëndetin tuaj. Besoj e keni të qartë që kjo strategji është strategji e gabuar.
  • është ajo që u shkakton netë pa gjumë, stres, shqetësime....
  • është ajo që u çon drejt minusit në llogarinë tuaj, gjë që u shkakton konflidte, pakënaqësi, stres dhe shpesh edhe sëmundje të ndryshme.

Nëse kjo vlen edhe për ju,

Nëse keni probleme financiare, nëse keni probleme të manifestoni paranë dhe bollëkun, ju lutem ndaloni menjëherë me kritikat ndaj vetes, sepse keni bërë më të mirën e mundshme brenda njohurive tuaja.
Kjo është e vetmja gjë që dinit...., DERI TANI!!!!!!


Pra, nëse liria juaj financiare u duket “e pamundur” ose një “ëndërr e parealizueshme, ëndërr për dikë tjetër”, atëherë është koha të ndryshoni mendësinë “e fukarallëkut” dhe të filloni të mendoni si “milioner”.

Milionerët janë njerëz vizionarë.
 
Milionerët kanë ndryshuar mendësinë në mendësi vizioneri, qysh para se të bëheshin milionerë.

Të njëjtën gjë mund të bëni edhe ju.

Ky program nuk është si shumë programe të tjera.
Ky program është PROCES TRANSFORMIMI. Me këtë program ndryshoni mendësinë në lidhje me paranë, duke filluar të mendoni si “milioner”, pa qenë ende milionerë.

Çfarë përmban programi?

21 ditë, 21 module.
Me këto mësime përmbysni gjithçka çfarë ju mendoni se dini për manifestimin e parasë. Me këto module futemi në mendjen e milionerëve, duke njohur, kuptuar si ata mendojnë dhe si ata funksionojnë.

Me ju ndajmë çdo ditë ushtrime të ndryshme, të cilat u bëjnë që të veproni për të ndryshuar gjendjen tuaj financiare.

Me këtë trajnim përfitoni edhe BONUSE të ndryshme:

  1. Ushtrime për largimin e bindjeve kufizuese.
  2. Tre AUDIO hipnotike në lidhje me manifestimin e parasë, në mënyrë që ju ta keni shumë më të lehtë programimin e mendjes për të arritur lirinë financiare.
  3. Grupi MASTERMIND në Facebook, ku mund të bëni pyetje, të  kërkoni sqarime të ndryshme, gjatë gjithë 21 ditëve që jemi bashkë.
  4. Tetë orë LIVE direkt me trajneren e vetme shqiptare të akredituar dhe licensuar nga The Institute of Neuro Linguistic Programming me qendër në SHBA, nëpërmjet platformës ZOOM.

    Mendoni se programi nuk është për ju?
    Mendoni se e dini se çfarë duhet të bëni për të arritur rezultatet që dëshironi?

    Dakord. Gjithësesi, para se të largoheni, kam një pyetje për ju.

    Nëse i dini të gjitha se çfarë duhet të bëni për të arritur gjendjen financiare që dëshironi, si ka mundësi që ende nuk po jetoni jetën që ju dëshironi?

    Pse gjithë këto njohuri nuk u sjellin rezultatet, që ju dëshironi?

    Përgjigja e kësaj pyetje është gjithmonë e lidhur me betejën në kokën tuaj, lufta e mendimeve, bindjeve dhe besimeve që keni.

    Ndryshoni mendimet tuaja, largoni bindjet kufizuese me programin e vetëm të këtij formati në gjuhën shqipe: Ligji i tërheqjes dhe manifestimi i parasë!
 

Tematika e programit

MODULI #1: GJITHMONË KA NJË FILLIM. FILLONI KËTU!

Ju lutem vendoseni veten në gjendje emocionale të mirë, me vibrime të fuqishme dhe besoni që paraja vjen tek ju kaq thjeshtë dhe shumë lehtë, dhe ajo vjen.
Ju gjatë këtij udhëtimi bëheni person më i mirë për veten, dhe për ata që janë bota për ju. Në një moment kur nuk jemi mes njerëzve, besoj se është e rëndësishme ajo se çfarë ata thonë pas kurrizit tonë. ne këtë gjë mund t'a krijojmë. Ju mund të krijoni karakterin, veten, natyrisht edhe bollëkun për veten dhe të tjerët.
Paraja është energji. Paraja është vibrim.
Preview
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #1.pdf

MODULI #2: ÇDO GJË ËSHTË E PËRKOHSHME

Struktura e rezultatit 
Mendimi – Ndjenja – Sjellja – Rezultati
Kurrë nuk është vonë!
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #2.pdf

MODULI #3 - LIRIA

Moduli #3 - Liria
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #3.pdf

MODULI #4 - UDHEZIMET PER NENVETEDIJEN

Moduli #4
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #4.pdf

MODULI #5 - Mendësi milioneri

Mendësi milioneri
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #5.pdf

MODULI #6 - PUNA ME ZGJUARSI

Punoni me zgjuarsi
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #6.pdf

MODULI #7 - E ARDHMJA & VIZIONI JUAJ

Kini vizion më të madh se ju vetë
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #7.pdf
ZOOM LIVE - 28/03/2022

MODULI #8 - KRIJONI EKONOMINE TUAJ

Krijoni ekonominë tuaj
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #8.pdf
Music.mp4

MODULI #9 - LOJA E PARASE

Loja e parasë
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #9.pdf

MODULI #10 - Si të shkoni nga pika A drejt pikës B

Si të shkoni nga pika A drejt pikës B
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #10.pdf

MODULI #11 - THJESHTESIA

Thjeshtoni jetën tuaj
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #11.pdf

MODULI #12 - FOKUS

Fokus tek vizioni juaj
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #12.pdf

MODULI #13 JETONI HISTORINE TUAJ

Jetoni historinë tuaj
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #13.pdf

MODLI #14 - LIGJI I TERHEQJES

Veprim, manifestim
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #14.pdf

MODULI #15 - ECNI ME KOHEN

Lejoni rrjedhën e lirë të jetës
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #15.pdf

MODULI #16 - ÇFARE? PSE? SI? KU?

Përgjigjet i keni brenda vetes
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #16.pdf

MODULI #17 - NJE KILOMETER ME SHUME

Fokusin tek kilometri më shumë, aty ku nuk ka konkurencë
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #17.pdf

MODULI #18 - MESIMI

Mësimi, Edukimi, Manifestimi
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #18.pdf

MODULI #19 - GRUPI MASTERMIND

Mastermind
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #19.pdf
Takimi #4 LIVE - 11 Prill 2022

MODULI #20 - LIGJI I KTHIMIT

Sa më shumë itoni, sa më shumë manifestoni, sa më shumë gjëra tërhiqni në jetën tuaj, aq më shumë mund të kontribuoni
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #20.pdf

MODULI #21 - E ARDHMJA & FILLIMI I RI

E ardhmja e bukur
Programi - Manifestimi i parasë - Moduli #21.pdf

AUDIO / BONUSE

Programimi 4 dimensional.mp4
AUDIO - Bindjet kufizuese.mp4