E ke të vështirë të gjesh kohë për veten?
Nuk di si të vendosësh veten në vendin kryesor?
Të duket sikur gjithmonë vrapon?
Ndihesh e stresuar dhe shpesh të duket sikur nuk ke më fuqi?
Di vetëm të japësh, qoftë fëmijëve, partnerit, miqve, prindërve, të afërmve, punës, duke harruar personin më të rëndësishëm, VETEN?
Nga e kaluara jote ke disa kujtime dhe përvoja aspak të këndshme, ndoshta edhe trauma, dhunë, abuzime?
Vetes i jep kohë, nëse ngelet kohë?
Nuk di të thuash “JO”?
Nuk di të jesh pak lozonjare dhe sensuale?
Të thonë “sa e vështirë që je”, apo që “je shumë serioze”?
Ndonjëherë ndihesh në faj?
Pavarësisht se dikush të lëndon, nuk ndjen zemërim apo ndjesi të tjera?
Ndjen boshllëk dhe të duket sikur jeta është pa kuptim?
Ndoshta ndjen shumë trishtim.....
Do doje të përjetoje më shumë gjendje dhe momente qetësie, gjendje relaksi?
Do doje të ishe më e kënaqur me veten?
Do doje që brenda vetes të ndjeje me shumë gëzim, lumturi, kënaqësi?
Do doje t'i tregoje botës vlerat e tua dhe atë se kush vërtetë ti je?
Do të ndihesh:
(më) e sigurt dhe të kishe më shumë ndjesira të ndryshme brenda vetes,
(më) e fortë, e mbushur me dashuri, (më) stabile dhe e qetë?
Do të shikohesh dhe të kuptohesh, por njëkohësiht të provosh emocione të bukura?
Do të jesh ajo femra lozonjare, e qetë, e hapur, e ndjeshme, sensuale dhe plotë jetë, si dhe të japësh dhe të marrësh dashuri?
si mund të bëhesh ajo gruaja që ndihesh e plotësuar ashtu si do ti, dhe e mbushur plotë dashuri,
si mund të shërosh plagët dhe dhimbjet dhe si mund të procesosh modelet aspak funksionale për t'i ndryshuar në modele që të ndihmojnë gjatë rrugëtimit tënd,
si mund të ndërpresësh kalimin e këtyre përvojave që vazhdojnë të të lëndojnë, brezave në vazhdim,
si të fillosh të ngresh me vetëdije të plotë marrëdhënien më të bukur të dashurisë, atë të dashurisë me veten dhe me të tjerët, duke u ndjerë më në fund e sigurt si dhe mbështetsja më e mirë e vetes.
Ndihesh e pafuqishme, fajëson veten, (nuk) ndjen zemërim, inat, zhgënjim, e të tjera, apo thjesht je e pakënaqur nga gjithçka?
Je gjithmonë duke vrapuar, herë pas here humbet kontrollin, apo u shmangesh mundësive të ndryshme, sepse mendon që nuk e meriton, sepse nuk shikon vlerën tënde?
Je e mbyllur në vete, e ftohtë, nuk lejon askënd të futet në botën tënde, por nga ana tjetër je e etur për dashuri, të mungojnë ledhatimet, prekjet, darkat e këndshme, marrëdhëniet e bukura?
Atëhere edhe një herë të them:
TI JE NE VENDIN E DUHUR!
Ne gratë duam të jemi nëna më e mirë për fëmijët tanë, duam të jemi partnerja më e mirë, mike, familjare, vajzë, motër, hallë, teze e mirë, punonjëse, shefe e mirë, e shumë të tjera, ... duke harruar veten.
Jam e sigurt që kjo gjë vlen edhe për ty. Kjo është arsyeja që ti je tani këtu.
Megjithatë, nëse nuk jemi në gjendje të vëzhgojmë brendinë tonë, nëse nuk jemi as të vetëdijshme që jeta jonë komandohet nga modelet e pavetëdijshme, atëherë për fat të keq në mënyrë të pavetëdisjhme, jetojmë edhe në vazhdimësi me ato gjëra që në fakt nuk do donim t'i kishim, si dhe vazhdojmë të investojmë për gjëra që nuk i duam, vazhdojmë të investojmë për marrëdhënie që na dëmtojnë.
Me siguri që tani pyet veten nëse ti mundesh të vazhdosh edhe më tej kështu, apo derisa do mund të mbash më shumë?
Unë të them që ndoshta edhe mundesh, por cili është çmimi që ti po paguan?
Pse të vazhdosh të jesh e pakënaqur, kur mjafton të mësosh se si të kapërcesh këto modele aspak të shëndetshme?
Unë mendoj se ti mendon ndryshe nga shumica
Ti je këtu sepse do të shkëlqesh, sepse do të JETOSH e lumtur dhe të gëzosh momentet e ditëve të tua, sepse do të zgjohesh me buzëqeshjen në buzë, sepse do të ndjesh si e mbush dhe zbukuron shpirtin tënd.
Për të arritur këtë gjë, fillimisht ke nevojë të njohësh veten dhe çfarë ty të zbras shpirtin dhe çfarë atë ta plotëson.
Për të arritur këtë gjë, ke nevojë të kuptosh se çfarë dhe si ndikon ajo gjë në sistemin tënd nervor, tek hormonet, si dhe çfarë të thith energjinë, çfarë të mbush me energjinë që ty të jep jetë.
Për të arritur këtë gjë, ke nevojë të kuptosh se çfarë të ul vetëbesimin dhe çfarë të ndihmon që ta përqafosh jetën gjithë konfidencë, njëkohësisht pa humbur aspak energjinë dhe vlerat e tua.
Eshtë e thjeshtë kur i lejojmë vetes të ndjejmë ato çfarë ndjejmë dhe të jemi ato që jemi.
..por të qenit vetëvteja, ne kemi nevojë që ta mësojmë!
Shpresa Rupar:
Life & Business Coach,
Trajnere e Programimit Neuro-Linguistik & Hipnoterapiste
Coach: Life and Business Coach, e licensuar dhe akredituar me disa certifikata ndërkombëtare nga disa institucione prestigjoze
Master Practitioner e kualifikuar dhe akredituar nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, SHBA.
Trajnere Ndërkombëtare e Programimit Neuro Linguistik, e kualifikuar dhe akredituar nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, SHBA.
Hipnoterapiste: E kualifikuar dhe akredituar nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, SHBA.
Grua biznesi: Themeluese e kompanisë Maxi Travel sh.p.k. & Consulting s.p. (Shpresa Rupar), me qendër në Slloveni.
Konsulente e biznesit
Krijuese dhe autore e disa programeve edukimi Online ('Si të rrisim fëmijë me besim tek vetja', 'Si të ndimojmë fëmijët me ankth', 'Vetëhipnoza', 'Manifestimi i parasë', 'Konfidenca dhe vetëvlerësimi', 'Hipnoterapia'), si dhe e vetmja trajnere shqiptare që ofron trajnime të akredituara dhe të licensuara të Programimit Neuro-Linguistik, nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, në gjuhën shqipe
Organizatore e trajnimeve & seminareve të ndryshme. Folëse
Autore e librit: Duaje veten, dashuro jetën!
Autore e librit: Fëmijë konfident
Autore e librit: 7 këshilla për edukimin e fëmijëve
Autore e librit: Si të komunikojmë me njerëzit negativë
Mësuese
Përkthyese
Blogere
Kurioze, analiste, nxënëse e përjetshme, nënë, bashkëshorte, motër, mike
Por gjithçka më lart nuk ka lidhje vetëm me kujdesin për veten.
Bëhet fjalë për ndryshimin e qëndrimit që ke ndaj vetes, për qëndrimin që mban ndaj trupit tënd dhe me sa kujdes dhe respekt atë e trajton.
Bëhet fjalë për marrëdhëniet me të tjerët, si dhe për qëndrimin dhe qasjen që ke ndaj botës që të rrethon.
Unë e di që ti do t'i japësh vetes mundësinë për të ndjerë më shumë siguri, ti do që brenda vetes të kesh ndjesinë që ndihesh e pranuar, ndjesinë e dashurisë, ndjesinë që ke vlera, si dhe të ndihesh e vlerësuar.
Besoj shumë se kam të drejtë :)
Shumica e grave, të cilat shpesh përballen me shumë sfida,
mendojnë se është e pamundur të krijosh një jetë të qetë,
mendojnë se është e pamundur të ndihesh e sigurt
në një ambjent kaq negativ dhe paragjykues,
mendojnë se është e pamundur të ngresh marrëdhënie të shëndetshme
si dhe të kesh rreth vetes njerëz të cilëve u beson dhe të besojnë,
mendojnë se gruaja shqiptare nuk i ka mundësitë
e rritjes dhe zhvillimit të vetes,
nuk i ka mundësitue që të investojë për
ato gjëra që atë e plotësojnë,
mendojnë se kultura dhe mentaliteti
do ta mbysin dhe ajo kurrë nuk do t'ia dalë.
Por, dua të të them që ekziston një e vërtetë shumë e vërtetë:
Udhëtimi nga vendi ku ndoshesh tani,
deri në vendin ku dëshiron të jesh është shumë më i shkurtër
dhe shumë më i lehtë se sa ndoshta mendon tani.
E dashur grua, me ato çfarë ndaj me ty në këtë trajnim 4 mujor, ky transformimi i thellë dhe në disa nivele, është shumë i mundshëm!
Qasjen me veten e ke çdo moment.
Ti jeton në trupin tënd.
Ti çdo moment ke mendime.
Ti çdo moment je me brendinë tënde.
Ti mund të shmangësh kontaktin me gjithë botën e jashtme, por kontaktin dhe qasjen me veten, nuk e shmang dot kurrë!
Gjithashtu dua të dish që ky është një fillim dhe një rrugëtim fantastik për rritjen dhe zhvillimin personal, për ndryshime për më mirë, ndryshime nga të cilat përfitojnë edhe më të dashurit e tu.
Çfarë përmban trajnimi?
26 VIDEO të regjistruara,
50 ushtrime në formatin PDF,
16 AUDIO Hipnoterapi (të regjistruara)
16 takime LIVE (ZOOM) - çdo të DIELE, ora 20:30 të cilat i mbyllim me një meditim
Gjithçka çfarë ndaj me ju, VIDEO/AUDIO të regjistruara, si edhe takimet 90 minutëshe, ONLINE (Zoom), do të jenë në platformën brenda programit, ku keni qasje të përhershme vetëm ju. Gjithçka do jetë e ruajtur në formatin Video, Audio dhe PDF.
Gjatë trajnimit, me ju ndaj materiale ku shpjegoj funksionimin dhe lidhjen e trupit me trurin dhe si traumat apo përvojat e fëmijërisë ndikojnë në gjendjen tonë fizike apo mentale.
Përveç funksionimit të sistemit nervor dhe ndikimit të tij tek sistemi imunitar, me ju ndaj burimet e ndryshme të traumave, për të cilat fatkeqëssiht flitet shumë pak. Fokusi do të jetë tek traumat e padukshme, që shkakotohen si rezultat i marrëdhënieve dhe lidhjeve që (nuk)kemi pasur në fëmijërinë tonë, dhe si kjo gjë ndikon tek emocinet dhe në jetën tonë tani dhe këtu.
Gjithashtu do flasim për ndikimin e traumës tek ndjesitë, tek gjendja emocionale, tek marrëdhëniet ndërpersonale dhe se si trauma lidhet me (mos)kujdesin për veten.
Unë e besoj se në asnjë grup tjetër, nuk do të merrni kaq shumë njohuri dhe materiale të vlefshme duke lidhur gjithçka si një të vetme.
Në 8 vitet e fundit pune intensive me klientin, pa përjashtuar edhe studimet shtesë të cilat janë pjesë e përditshmërisë sime, kam bërë së bashku gjithçka, në mënyrë që me një paketë, të gjeni zgjidhje për shumëçka.
Çfarë tjetër?
Ushtrime somatike, sepse trupi ynë ruan gjithë përvojat tona. Trupi është kanali nëpërmjet të cilit largojmë bllokadat e ndryshme si në nivelin emocional, psiqik dhe energjitik.
Ushtrimë të frymëmarrjes, sepse frymëmarrja ndihmon për të qetësuar sistemin nervor. Me ju ndaj mënyra të ndryshme frymëmarrje, të cilat të ndihmojnë të jesh më në kontakt me veten, me momentin këtu dhe tani, ushtrime që të lehtësosjnë ditën dhe jetën e përditshme.
Ushtrime të sistemit nervor, sepse sistemi nervor ndikon në mirëfunksionimin e gjithë organizmit, duke përfshirë këtu edhe sistemin imunitar.
Vizualizimi, i cili është një kanal tepër i rëndësishëm dhe me vlera të jashtëzakonshme. Me anë të këtij kanali ne i ofrojmë fëmijës së brendshëm, ato çfarë ai fëmijë nuk ka marrë ndoshta kurrë, ose i ka marrë në mënyrë të gabuar. Me anë të këtij kanali krijojmë ndjesinë e dashurisë, dashamirësisë, mbështetjes që dikush ndoshta në jetën e tij, kurrë nuk e ka ndjerë.
Ushtrime me pyetje të ndryshme. Çdo javë për ju kam përgatitur ushtrime me pyetje të ndryshme, të cilat u ndihmojnë të thelloheni edhe më shumë në brendësinë tuaj. Këto ushtrime, duke i kombinuar me gjithçka tjetër çfarë përmban programi, janë mënyra më e bukur dhe më e dobishme për të shëruar bërthamën tuaj, duke qenë shumë më dashamirëse ndaj vetes, duke qenë shumë më empatike edhe ndaj njerërzve, duke përfshirë këtu edhe ata që fizikisht ndoshta sot nuk janë më mes nesh.
Terapi grupi. Çdo javë, në takimet LIVE ONLINE (Zoom), përfshij edhe terapinë e grupit, ku ju drejtoj me pyetje të ndryshme të ndani ato gjëra që ndoshta, për arsye të ndryshme, askujt nuk ja keni besuar. Në 4 mujorin që jemi bashkë, këto takime janë të vetmet pjesë që nuk regjistrohen, pra janë vetëm për zonjat pjesëmarrëse. Kjo është edhe arsyeja se pse këto takime fillojnë në orën 20:30, ku në fund e mbyllim me një meditim për të pasur një natë sa më të qetë.
Gjithashtu në fund të programit, në mënyrë që udhëtimin tuaj ta keni shumë më të lehtë edhe më tej, u presin 16 AUDIO - Hipnoterapi, të cilat mund t'i shkarkoni në telefonin tuaj dhe janë me ju sa herë që keni nevojë.
Kapërceni fëmijërinë problematike
Kapërceni të qenit një fëmijë i uritur për dashuri
Faleni veten
Shprehni emocionet tuaja
Menaxhoni zemërimin
Zhvilloni edhe më tej inteligjencën emocionale
Largoni ndjesinë e fajit
Kapërceni pagjumësinë. Flini si bebe
Kapërceni frikën nga refuzimi
Vendosja e kufijve. Mësohuni të thoni JO
Kapërceni sindronim e “vajzës së mirë”
Kapërceni turpin
Shërojmë veten nga kujtimet negative
Flisni gjithë besim tek vetja
Kapërceni zvarritjen
Zbuloni motivimin e brendshëm
Trajnimi 4 mujor, GRUA E LUMTUR, ndryshon jetën tënde, sepse të garantoj që me ty ndaj jashtëzakonisht shumë materiale të ndryshme.
Gjithësesi, as ky program ashtu si çdo program tjetër nuk bën “MREKULLIRA”, nëse edhe ti nuk bashkëpunon, nëse nuk je aktive, nëse nuk bën pjesën tënde. Nëse ti je aktive të paktën 60% të programit, unë e di që jeta jote ndryshon në shumë drejtime, ndryshime që ti tani as nuk i imagjinon.
Dua të dish që nga çdo trajnim i kësaj natyre, ti merr po aq sa kohë investon.
Në momentin kur ti punon, jam e sigurt që me këto njohuri, ushtrime, teknika, pra gjithçka që ndaj me ty, do ndryshosh jetën duke ecur në drejtimin që ti dëshiron.
Unë jam me ty, unë të mbështes, por unë nuk mund të bëj pjesën që të takon ty.
Je gati të të drejtoj?
Më lejon të të mbështes?
Atëhere bëhu pjesë e grupit.
Fillojmë në 30 Mars 2025!