Makthi më i madh i çdo prindi është kur fëmijët janë të stresuar, kur ata vuajnë nga ankthi, kur përballen me frikëra dhe pasigurira të ndryshme. Çdo prind bën gjithçka që fëmijën ta ndihmojë, gjithësesi nuk shikon ndryshime. Shpesh këto probleme, nëse nuk trajtohen në kohë, përkeqësohen. Nuk ka pse të jetë më kështu, sepse ju tani ata mund t'i ndihmoni.
Nuk ka pse të jetë më kështu, sepse ju tani ata mund t'i ndihmoni. Ata vetë munden t'i bëjnë gjërat ndryshe, kur e dinë se çfarë të bëjnë dhe si. Në ditët e sotme, sidomos pas kësaj periudhe të gjatë izolimi social, tek fëmijët po shtohen problemet me ankthin dhe stresin. Problemet e patrajtuara në moshë të vogël, sjellin probleme çrregullimesh emocionale si dhe probleme të ndryshme me sjelljen në moshën e adoleshencës, probleme që mbarten edhe në moshë madhore. Duke e ditur, që ju bëni pjesë në grupin e prindërve të cilët duan që fëmijët e tyre t'i rrisin dhe edukojnë, jo vetëm me dashuri, por edhe të gatshëm për t'u përballur me jetën dhe problematikat e saj, që në mosha të vogla, është koha që t'iu mësoni disa teknika për menaxhimin e emocioneve në mënyrë që ata të shkëlqejnë si brenda familjes, por edhe jashtë saj, në mënyrë që edhe ju si prindër ta keni shumë më të lehtë.
Jeni prind i një fëmije nga mosha 5 – 12?
Atëhere ky program, i cili i ndihmon që të gjejnë qetësinë, është dhurata më e bukur që atyre mund t'iu bëni. Sot askush nuk është imun ndaj shqetësimeve apo problemeve të ndryshme, as fëmijët tuaj, sepse bota është ajo që është, problematikat nuk mundemi t'i evitojmë. Por ata persona të cilët njohin strategji dhe mënyra se si të menaxhojnë stresin, ata që kuptojnë emocionet e tyre, si dhe ata që dinë si të veprojnë në raste të caktuara kur përballen me situata stresuese, janë të aftë që me sfidat e jetës të përballen me më shumë lehtësi se të tjerët, pa frikë, pa i kapur paniku, ankthi, stresi.
Me këtë program të përgatitur me kujdes nga trajnerja Shpresa Rupar, e cila me programet e saj ofron qasjen holistike, ju pajisni fëmijët me njohuri dhe teknika praktike, në mënyrë që ata të jetojnë jetën që ata meritojnë. Gjithashtu brenda programit nuk kemi harruar as ju prindërit. Edhe ju bashkë me fëmijët do gjeni mënyra konkrete, praktike se si të mbështesni fëmijët tuaj, kur ata ndjejnë frikë, kur kanë turp, kur bërtasin, kur nuk kanë durim, kur janë të dhunshëm, kur nuk munden të fokusohen, kur mbyten nga emocionet negative të cilat nuk munden t'i menaxhojnë, apo kur provojnë gjendje ankthi.
Programi
Me këtë program mësoni se si mund të ndihmoni fëmijët tuaj kur ata janë të stresuar, kur provojnë gjendje ankthi, apo kur kanë frikëra dhe dyshime, të cilat e përkeqësojnë gjendjen e ankthit. Por ky program është edhe për vetë fëmijët, ku me anë të ushtrimeve, strategjive dhe aktiviteteve të ndryshme, në fromën Video, mësojnë se si të menaxhojnë emocionet dhe frikërat e tyre, me të cilat ndeshen gjatë jetës së përditshme dhe në situata të ndryshme.
Shumica e prindërve, ashtu si edhe unë, duan më të mirën për fëmijët e tyre. Si prindër duam që fëmijët tanë, TANI dhe në të ardhmen, të arrijnë ato çfarë ata dëshirojnë.
Unë besoj që edhe ju bëni pjesë në këtë grup prindërish.
Imagjinoni një moment, se sa më i lehtë bëhet prindërimi, sikur ju të njihni:
nevojat emocionale të fëmijës.
teknika dhe strategji të ndryshme për të njohur dhe kontrolluar emocionet negative.
teknika konkrete për kritikën konstruktive.
teknika dhe praktika të ndryshme frymëmarrje, tashmë të vërtetuara shkencërisht.
këshilla se si të komunikoni ndryshe me fëmijët tuaj.
hapat konkrete të komunikimit me dashuri.
ushtrime të ndryshme argëtuese për fëmijët, që vetë fëmijë të mësojnë si të qetësohen, duke mësuar njëkohësisht edhe inteligjencën emocionale.
teknika dhe këshilla të dobishme, praktike, që u ndihmojnë të nxirrni më të mirën nga vetja, si dhe nga fëmijët tuaj.
Për kë është ky program?
Për prindërit ose gjyshërit, të cilët jetojnë me një fëmijë ankcioz, hiperaktiv, fëmijë që ka frikë ose probleme të tjera.
Për cilindo prind i cili do që fëmija të jetë më i fuqishëm nga ana mentale, jo vetëm për sot, por që edhe të jetë sa më gati për të ardhmen.
Për ata që kërkojnë mënyra se si fëmijët të vetëmenaxhojnë emocionet e tyre.
Për këdo që do të ketë njohuritë e duhura për të mbështetur fëmijët e tyre.
Për të rritur që duan të njihen me bazat se si mund të ndihmojnë veten kur ndihen të mbytyr nga emocionet.
Për këdo që dëshiron që fëmijëve të shijojnë lirinë emocionale, si dhe qetësinë e brendshme.
Për këdo që dëshiron të njohë mënyra praktike për të jetuar një jetë më të qetë, më të balancuar si dhe të jenë shumë më të vetëdijshëm.
Me këtë program, brenda familjes suaj, ndryshojnë shumë gjëra. Në vend të ngritjes së zërit, mësojnë se si të kontrollojnë veprimet e tyre. Në vend të zvarritjes së gjërave, mësojnë se si me qetësi të kërkojnë zgjidhje.
Në vend të panikut, shijoni qetësinë e shumëdëshiruar.
Pse ky program?
Unë jam e sigurt që ju, që tani mendoni ndryshe nga shumica.
Ju jeni këtu, sepse e dini që fëmija juaj ka nevojë për ndihmën tuaj.
Ju jeni këtu, sepse jeni të vetëdijshëm që jo gjithçka mundeni vetëm.
Ju jeni këtu, sepse jeni të vetëdijshëm që pjesë e strukturave të shëndetshme të familjes suaj, është edhe menaxhimi i emocioneve, është edhe shëndeti mental! Apo nuk është kështu? Jam e sigurt që e keni të qartë që sa më parë ta filloni, aq më të lehtë do ta kenë fëmijët tuaj përballjen me problematikën e jetës së përditshme.
Çfarë përfitojnë fëmijët me këtë program?
Përmirësim i aftësive për vetëkontroll.
Aftësia për të mirëmenaxhuar emocionet e tyre.
Ulje të ankthit dhe stresit.
Rritje të disponimit pozitiv.
Vendimmarrje dhe marrje përgjegjësie.
Përmirësim përqëndrimi dhe mirëfunksionim të trurit.
Përmirësim i aftësive sociale dhe përmirësim komunikimi.
Përmirësim i shëndetit fizik. Shkencëtarët me studimet dhe kërkimet e ndryshme kanë vërtetuar që ky lloj vetëdijësimi fuqizon sistemin imunitar.
Përmirësim i shëndetit mendor.
Unë u tregoj se SI JU, dhe fëmijët tuaj mund të menaxhoni emocionet negative!
Jam Shpresa Rupar, Trajnere Ndërkombëtare e licensuar e Programimit Neuro-Linguistic™, trajnere dhe mentore në fushën e zhvillimit personal dhe profesional, me disa licensa ndërkombëtare.
Jam autore e 3 librave, spikere, përkthyese, blogere, grua biznesi, nënë e një vajze, tashmë adoleshente, bashkëshorte, si dhe krijuese e disa programeve edukimi, midis tyre edhe programi i edukimit: “Si të rrisim fëmijë me besim tek vetja."dhe “Si të ndihmojmë fëmijët ankciozë.”
Kam përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, ku në 1994 jam diplomuar: “Mësuese e gjuhës angleze", por jeta më lidhi me fushën e biznesit. Kjo u bë shkak që unë të studioja në drejtime të ndryshme dhe sot mund të them që jam një produkt i eksperiencave dhe kulturave të ndryshme.
Këto eksperienca më kanë bërë të besoj, se suksesi apo gjithçka që duam të arrijmë në jetë, fillon me qetësinë e brendshme. Sot e kemi mundësinë që fëmijët t'i përgatisim
për udhëtimin e jetës, përgatitje që fillon duke investuar
për njohuri dhe gjëra ndryshe.
Me këtë program ju ndryshoni dinamikën e familjes suaj, duke e bërë udhëtimin bashkë me fëmijët shumë, shumë më të lehtë dhe shumë, shumë më të bukur.
Dhurata më e bukur që mund t'iu bëjmë fëmijëve tanë, është që ne vetë të bëhemi shembulli më i mirë për ta, ne vetë të jemi personi ku fëmija mund të mbështetet, ne vetë të jemi personi nga i cili fëmija mund të mësojë, si dhe të ndihet i sigurt të shprehë mendimet e tij, të flasë për problemet dhe frikërat e brendshme, të ndihet i rrethuar me dashuri, sepse këto janë bazat e shëndetshme që atij i duhen gjatë gjithë jetës.
Për të arritur atë që dëshironi, ju, së bashku me fëmijët tuaj, keni një udhëtim për të bërë. Këtë udhëtim me këto njohuri ndryshe, e bëni shumë më të bukur.
Me këtë program, modul pas moduli, shikoni se sa më i sigurt ndihet fëmija juaj, sepse fëmija, po ashtu si ne, ka nevojë të ndjejë që gjërat i ka vetë nën kontroll. Me këtë program mund të përfitoni edhe ju prindërit, gjë që u bën të jeni bashkëudhëtari më i mirë i fëmijëve tuaj.
Po çfarë konkretisht merrni më këtë program?
Nevojat emocionale të fëmijës. Për të kuptuar më mirë se pse fëmija ndihet ashtu si ndihet, apo pse ka atë sjellje që ka, është e nevojshme të njohim nevojat emocionale të fëmijëve. Në këtë mënyrë, ju jeni në gjendje të kuptoni se çfarë fshihet pas veprimeve dhe gjendjes ku ndodhet fëmija juaj këto momente. Kritika konstruktive dhe komunikimi me dashuri. Këshilla se si të komunikoni ndryshe me fëmijët tuaj. Hapat konkrete të komunikimit me dashuri. Fëmijët, modul pas moduli, munden të menaxhojnë vetë emocionet e tyre mbytëse. Teknika dhe praktika të ndryshme frymëmarrje (VIDEO), tashmë të vërtetuara shkencërisht, të cilat i ndihmojnë që ata vetë të kuptojnë dhe menaxhojnë emocionet dhe frikërat e tyre. Ushtrime të ndryshme argëtuese për fëmijët. Me anë të këtyre ushtrimeve (VIDEO), vetë fëmijët mësojnë se si të qetësohen. Nuk kemi harruar as inteligjencën emocionale, e cila sot është kthyer në domosdoshmëri. Inteligjenca emocionale i ndihmon jo vetëm sot, por gjatë gjithë jetës.
****************
Me këtë program përfitoni edhe BONUSE të tjera.
Libër për prindërit: 7 këshilla për edukimin e fëmijëve Grupi privat në Facebook: Brenda grupit keni mundësi të shkëmbeni mendime dhe eksperiencat tuaja. Pyetje - përgjigje: Herë pas here, brenda grupit, u përgjigjemi pyetjeve tuaja në lidhje me programin dhe problematikat që trajtojmë brenda programit. Takim me fëmijët ONLINE: Gjatë vitit, një herë në tre muaj ftoj fëmijët në një takim LIVE, nëpërmjet platformës ZOOM, ku, bashkë me ta organizojmë aktivitete të ndryshme.
Jam e sigurt që kur ju dhe fëmijët tuaj praktikoni këto njohuri, ndryshoni dinamikën e familjes suaj. Efektin pozitiv të këtij programi do ta ndjeni gjithë jetën.
Tematika e programit
Materiali për prindërit
Dita e parë - Hyrje
Njohja me programin
Nevojat emocionale të fëmijës
Prindër, gjyshër, kujdestarë dhe edukatorë të fëmijëve, mirë se erdhët! Urime për të gjithë ju që kujdeseni edhe për anën emocionale të fëmijëve! Urime për të gjithë ju që doni fëmijë më të lumtur si dhe jetë më të qetë për ata, por jo vetëm për ata, sepse me këtë program përfitoni edhe ju si të rritur!
NJOFTIM i rëndësishëm!
Dita e parë është për ju prindër ose ju të rritur që keni vendosur të jeni pjesë e programit. Të nesërmen, brenda programit, fillojmë me videot për fëmijët.
Në mënyrë që ushtrimet të kenë efekt, të japin rezultate afatgjata, ju lutem i bëni si ju edhe fëmijët, kur jeni në gjendje të qetë. Këto tipe ushtrimesh mentale nuk kanë rezultate nëse për herë të parë i provoni kur jeni të ngarkuar emocionalisht. I provoni dhe mësoni atëhere kur jeni më të qetë, sepse në këtë mënyrë trupi dhe mendja juaj i pranon dhe i bën pjesë të qelizave shumë më shpejt. Nënvetëdija nuk refuzon gjërat kur jemi të qetë. Qetësia që ndjeni asaj i jep siguri dhe u ndihmon.
Suksese!
Hyrje: Çfarë përfitojnë fëmijët me këtë program?
Nevojat emocionale të fëmijës (Video për prindërit)