Për një moment mbyll sytë, merr disa herë frymë thellë dhe pyet veten:
Si ndihem emocionalisht?
Sa vetëbesim ndjej se kam vërtet brenda vetes sime?
Sa e plotësuar dhe kënaqur ndihem me jetën dhe arritjet e mia deri tani?
Po fizikisht si ndihem?
Sa e kënaqur jam me shëndetin dhe trupin tim?
Kur të jesh gati hap sytë dhe lidhu me momentin këtu dhe tani. Ndoshta ti tani ndihesh më e qetë, më e relaksuar, më e lehtë dhe ndjen më shumë energji brenda vetes. Kjo të ndodh se trupi dhe mendja kanë gjetur më shumë harmoninë.
Të ushqesh trupin, të kujdesesh për mendjen dhe anën tënde shpirtërore, të ndihmon të kesh një balancë dhe përmirësim të jetës tënde në të gjitha drejtimet.
Do doje të ndiheshe mirë me veten dhe trupin tënd?
Do doje të kishe më shumë energji, vullnet, forcë për të arritur aty ku ti do?
Do doje të vlerësoje më shumë veten dhe dëshirat e tua?
Ti i do të gjitha këto, por:
E ke të vështirë të gjesh kohë për veten?
Nuk di si të duash dhe vendosësh veten në vendin kryesor?
Ndihesh e stresuar dhe shpesh të duket sikur nuk ke më fuqi dhe shpesh veten e qetëson duke abuzuar me ushqime?
Ndonjëherë apo shumë shpesh ndihesh në faj dhe përsëri për të qetësuar veten e qetëson abuzon me ushqime dhe me trupin tënd?
Të duket sikur jeta është pa kuptim dhe shpesh këtë boshllëk e plotëson me gjëra që nuk i përkasin vlerave dhe shpirtit tënd?
*****
Ne e dimë që TI do doje:
Të kishe më shumë momente qetësie, do doje të provoje më shpesh gjendje relaksi.
Të ishe më e kënaqur me trupin, me veten, arritjet dhe me jetën tënde.
Të kishe shumë më tepër kontroll mbi ushqimin, trupin, mendjen, rezultatet dhe mirëqënien tënde.
Të bëjë shumë gjëra ndryshe, sepse e di që kjo gjë do të të çonte në një nivel tjetër
Të ishe shumë më konfidente dhe të vlerësoje artibutet, vlerat dhe veten tënde.
T'i tregoje vetes që edhe ti mundesh t'i bësh gjërat ndryshe, duke pasur fokusin tek vetja dhe qëllimet e tua.
Eja të mësosh se si mund të bëhesh ajo grua që ndihesh e kënaqur me trupin tënd, si dhe e plotësuar në shumë drejtime, ashtu si ke ëndërruar gjithmonë.
Me të drejtë mund të pyesësh, po si ta arrij këtë?
Unë Shpresa dhe Teneda, jemi ato që në këto 8 javë të tregojmë se si:
Të njohësh anatominë tënde (funksionet e organeve dhe lidhja e tyre me njëra-tjetrën dhe si reflektohet kjo gjë në shëndetin dhe mendimet e tua)
Të kujdesesh për sigurinë fizike
Të kujdesesh për shëndetin duke njohur 7 shtyllat e shëndetit
Mësojmë hormonet & balancimin e tyre
Funksionojnë neurotrasmetuesit dhe balancimi i tyre
Të kujdesesh për gjendjen emocionale, ku së bashku punojmë me emocionet dhe trajtimin e tyre
Të menaxhosh stresin e përditshëm
Të vlerësosh veten shumë më tepër duke dalë jashtë kufizimeve dhe rregullave që dikush tjetër ka vendosur për ne gratë
Trajnimi zgjat 8 javë, ku çdo javë (8 takime) do jemi së bashku LIVE në ZOOM.
Çdo takim zgjat 90 minuta.
Gjithashtu u presin 2 takime speciale ku Shpresa ofron terapi grupi për trajtimin e ankthit, stresit, traumës së fshehur apo bindjeve kufizuese që mund të kenë krijuar bllokada të ndryshme brenda jush. Gjatë këtyre 8 javëve ne jemi aty të gatshme për çdo pyetje, paqartësi apo informacion shtesë që mund të keni nevojë.
Gjithçka çfarë ndajmë me ju, pas takimeve LIVE, e gjeni në platformën brenda programit, ku keni qasje vetëm ju, si dhe brenda grupit privat në Facebook. Gjithçka do të ruhet në formatin Video, Audio dhe PDF.
Gjatë trajnimit, me ju ndajmë materiale dhe ushtrime të ndryshme ku shpjegojmë funksionimin dhe lidhjen e trupit me trurin dhe kujdesin për gjendjen fizike dhe emocionale.
Fokus të veçantë do t'i kushtojmë traumave dhe bllokadave të padukshme, që shkaktohen si rezultat i marrëdhënieve dhe lidhjeve që (nuk)kemi pasur në fëmijërinë tonë dhe si kjo gjë ndikon tek gjendja emocinale dhe tek jeta juaj sot.
Çfarë tjetër?
1. Ushtrime somatike, sepse trupi ynë ruan gjithë përvojat tona. Trupi është kanali nëpërmjet të cilit largojmë bllokadat e ndryshme si në nivelin fizik, emocional, psiqik dhe energjitik.
2. Ushtrimë të frymëmarrjes, sepse frymëmarrja ndihmon për të qetësuar sistemin nervor.
3. Ushtrime të sistemit nervor, sepse sistemi nervor ndikon në mirëfunksionimin e gjithë organizmit, duke përfshirë këtu edhe sistemin imunitar.
4. Vizualizimi, i cili është një kanal tepër i rëndësishëm dhe me vlera të jashtëzakonshme.
5. Ushtrime me pyetje të ndryshme. Çdo javë për ju kemi përgatitur ushtrime dhe pyetje të ndryshme, të cilat i merrni në formatin PDF.
6. Terapi grupi. Gjatë këtyre 8 javëve, do kemi 2 takime terapi grupi.
Gjithashtu brenda programit, në mënyrë që udhëtimin ta keni shumë më të lehtë, u presin disa BONUSE:
Receta për çdo vakt me fokus në ushqime të pasura me nutrient që suportojnë për shpejtimin e metabolizmit dhe balancimin hormonal
Shembull i një dite konkrete duke përfshire të gjitha modalitetet e mësuara
Libri: Arti i Fermentimit. Shëroni zorrën tuaj, keni shëruar trupin tuaj, nga Teneda Luli
Materiale për komunikimin
Libri: Stop njerëzve toksikë! Mësoni si të komunikoni me njerëzit negativë nga Shpresa Rupar
4 AUDIO - Hipnoterapi (lidhur me trupin dhe ushqyerjen)
2 AUDIO - Hipnoterapi (Lidhur me fuqizimin mendësisië)
Bëhet fjalë për ndryshimin e qëndrimit që ke ndaj vetes, për qëndrimin që mban ndaj trupit tënd dhe me sa kujdes dhe respekt atë e trajton.
Faleminderit!
Faleminderit!