• €199 or 12 monthly payments of €29

AUDIO HIPNOTIKE

  • Course
  • 40 Lessons

Krijo të ardhmen e paqtë!
Kapërce frikërat, kufizimet dhe problematikat e ndryshme, duke u bërë versioni më i mirë i vetes!
Strategjitë HIPNOTIKE për të arritur deri në nënvetëdije, aty ku gjenden pengesat e tua.

*****
Je gati të menaxhosh ankthin?
Je gati të kapërcesh frikërat dhe fobitë e ndryshme?
Je gati të ndalosh së menduari dhe së krijuari skenarët më të këqinj që mund të ndodhin?
Je gati të largosh një herë e mirë ankthin dhe frikën nga ndryshimi, nga vetmia, e folura në publik, dhe shumë pengesa të tjera?
Je gati të lësh pas veten turpin, frikën nga gjykimi dhe kritika e të tjerëve?
Je gati të lesh pas veten frikën nga lartësia, vdekja, mjeku, gjilpërat, suksesi, fluturimi me avion, nga kafshët e e ndryshme?
Je gati të lesh pas vetes frikën se mos sëmuresh, çmendesh dhe shumë frikëra të tjera?
Je gati të mësosh si të kalosh më lehtë trishtimin pas humbjes së një personi të shtrenjtë?
Je gati të menaxhosh emocionet emocionet e ndryshme, duke fuqizuar edhe inteligjencën emocioanle?
Je gati të lehtësosh dhe largosh dhimbje të ndryshme?
Je gati të kapërcesh problemet me pagjumësinë?
Je gati të kesh një prindërim të qetë dhe të shëndetshëm?
Je gati të shërosh traumat e ndryshme dhe fëmijën e brendshëm?
Je gati të jesh shumë më i fokusuar, për të arritur qëllimet e tua?
Je gati të komunikosh me shumë dashuri, dhe të fuqizosh marrëdhëniet me njerëzit që të rrethojnë?
Je gati të jesh shumë më konfident dhe i guximshëm për tu përballur me shumë qetësi me sfidat e jetës?
Je gati të mësosh teknika relaksimi, për të menaxhuar më lehtë stresin e përditshëm?
Je gati të mësosh si të motivosh veten dhe të mos heqësh dorë nga gjërat që nis?
Je gati edhe për shumë tematika të tjera, të cilat ta lehtësojnë dhe zbukurojnë jetën e përditshme?

A e di se të gjitha këto, fal HIPNOZES, janë të mundura t'i arrish edhe ti?

PROGRAMI FILLON në 28 KORRIK 2024

Ndihmoni veten, zbukuroni dhe lehtësoni jetën tuaj të përditshme!

Fuqia e HIPNOZES për të arritur REZULTATET që dëshironi!

Me këtë program, keni çdo javë qasje tek një AUDIO e re hipnotike, të cilat i dëgjoni gjatë gjithë vitit sa herë që ju dëshironi dhe kjo nga rehatia e kolltukut tuaj.

Kapërcimi i frikërave, lehtësimi i dhimbjeve të ndryshme, rritja e vetëbesimit, komunikimi i qetë, jeta pa stres, fuqizimi i mendësisë, nuk ka qenë kurrë më i lehtë!

Pse ky program?

Duke parë problematikat e ndryshme me të cilat njeriu ndeshet në jetën e përditshme, sidomos në këto vitet e fundit ku stresi, ankthi, depresioni, frikërat, pasiguria si në jetën profesoionale, por edhe brenda familjes, kanë marrë përmasa të jashtëzakonshme, pas një pune tetëvjeçare, vendosa të krijoj një program ku mund të kenë qasje të gjithë. Puna ime është e fokusuar tek edukimi i njerëzve, në mënyrë që të mund të ndihmoni veten në kohë, pa arritur në përkeqësim të shëdetit tuaj si fizik apo mendor.

Këto problematika i kam njohur shumë mirë edhe më herët. Ka qenë kjo pikërisht arsyeja se pse fokusi im në 8 vitet e fundit është tek zhvillimi dhe edukimi i njeriut, duke e kthyer punën time në mision.

Në këto vite kam ndihmuar njerëz të grupmoshave të ndryshme, duke shtuar çdo vit diçka ndryshe për trajtimin e problematikave të ndryshme, në mënyrë që trajnimet, programet dhe seancat individuale të jenë sa më efikase për çdo pjesëmarrës, sepse dua që të shikoni ndryshimin dhe rezultatet brenda një kohë sa më të shkurtër.

Për ndarjen e njohurive, kam përdorur dhe përdor kanale të ndryshme, si trajnime LIVE dhe ONLINE, seanca individuale, AUDIO të ndryshme, këshilla FREE nëpëmjet rrjeteve të ndryshme sociale si dhe me anë të Newsletter. Të gjitha i bëj me qëllimin e vetëm që ju të fuqizoni edhe më shumë mendësinë, veten, familjen apo edhe biznesin tuaj.

Suksesin të gjithë e duam, por si ai arrihet?

Suksesi, në çdo drejtim, arrihet kur ne mundemi te menaxhojmë emocionet tona, kur fuqizohemi psikologjikisht, kur ndryshojmë bindjet, besimet dhe gjithçka që na pengon në udhëtimin tonë. Tashmë është e vërtetuar edhe shkencërisht që të gjitha këto ndryshime ndodhin në nivelin e nënvetëdijes.

Sot numri i personave që kam ndihmuar si në trajtime grupi dhe individuale, kalon numrin 1500 dhe mbi 10.000 orë punë direkte si në grupe apo edhe me seanca individuale. Kjo punë kolosale në skena dhe pas skenave, më ka ndihmuar që të kuptoj nga përvoja se çfarë funksionin më shumë, dhe kjo me qëllimin që programet e radhës të jenë edhe më të pëmbledhur, në mënyrë që ju të arrini rezultate më të shpejta, sepse tashmë e dimë që kohën e kemi të gjithë shumë të kufizuar.

Programet e mia, në bashkëpunim me The Institute of Neuro Linguistic Programming, janë si për profesionistët e kësaj fushe (psikologë, terapistë, mentorë, coacha, mësuee, pedagogë, mjekë, drejtues), por edhe për qytetarin e thjeshtë, sepse çdo program e kam bazuar tek fakti që çdo person, i cili përballet me problematika të caktuara, ka “nevoja primare" fizike apo psikologjike, të cilat në një moment të jetës nuk janë plotësuar, ose ende edhe këtë moment, për arsye të ndryshme, janë të paplotësuara.

Po pse të zgjidhni mua dhe programin që unë kam përgatitur? Çfarë ofroj ndryshe?

*******

Kush jam unë?

Për të qenë Master of Hypnosys dhe për të ofruar këtë tip programi kaq kompleks, kam bërë një rrugëtim të gjatë, i cila ka filluar para gati 20 vjetësh, në momentin kur mjeku më konfirmoi që do bëhem nënë. Pas gëzimit nga ky lajm dhe lumturisë sime që pas disa muajsh do isha nënë, u përballa me frikën dhe pasiguritë që sjell mëmësia: A do t'ia dal? Si do ta edukoj unë këtë fëmijë që do sjell në jetë? Si mund ta rris dhe edukoj pa stres, në mënyrë që ajo të mos ketë rëndesat dhe traumat që kam kaluar unë?

Nga ky moment leximet, studimet, pjesëmarrja në trajnime të ndryshme, nuk i kam ndalur asnjë moment. Trajnim pas trajnimi, fillimisht disa ditor, më vonë disa javore, por edhe disa mujore, kërkoja edhe më shumë. Në këtë udhëtim kam pasur mësues fantastikë, nga emrat më të njohur të botës, si Brian Tracy, Bob Proctor, T. Harv Eker, Paul Mckenna, Tony Robbins, dr. Aleksander Shinigoj, dr. Richard Bandler, dhe shumë persona të tjerë, jo aq të njohur për publikun e gjerë. Ky udhëtim studim pas studimi më ka çuar deri tek bashkëpunimi me The Institute of Neuro Linguistik Programming, si dhe me bashkëthemeluesin e saj dr. Richard Bandler, i cili sot njihet si një nga gurutë e zhvillimit personal.

Gjithë njohuritë dhe përvojën që kam marrë nga më të mirët e botës, në këto 8 vitet e fundit e ndaj edhe me publikun shqiptar. Sot numri i personave që kam ndihmuar për të transformuar jetën e e tyre, fal edhe HIPNOZES, kalon numrin e 1500 personave. Trajnimet e mia i kam fokusuar në grupe të vogla dhe individuale, gjë më jep mundësinë të kuptoj vërtet problematikën dhe botën tuaj të brendshme dhe nga këtu zgjimi i gjigandit brenda jush është i pashmangshëm.

Disa nga licencat që unë mbaj janë:
Trajnere & Hipnoterapiste e licensuar dhe e akredituar

  • Coach: Life and Business Coach, e licensuar dhe akredituar me disa certifikata ndërkombëtare

  • Master Practitioner e kualifikuar dhe akredituar nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, SHBA

  • Trajnere Ndërkombëtare e Programimit Neuro Linguistik, e kualifikuar dhe akredituar nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, SHBA

  • Master Hipnoterapiste: E licensuar dhe akredituar nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, SHBA

  • ​Grua biznesi: Themeluese e kompanisë Maxi Travel sh.p.k. & Consulting s.p. (Shpresa Rupar), me qendër në Slloveni

  • Konsulente e biznesit

  • Krijuese dhe autore e disa programeve edukimi Online dhe LIVE

  • Organizatore e trajnimeve & seminareve të ndryshme. Folëse

  • Autore e librit: Duaj veten, dashuro jetën! 

  • ​Autore e librit: Fëmijë konfident

  • Autore e librit: STOP njerëzve toksik!

  • Mësuese

  • ​Përkthyese

  • Blogere

  • ​Kurioze, analiste, nxënëse e përjetshme

Të duash qetësinë, paqen e brendshme, të duash kapërcimin e frikërave, fobive, problematikave të ndryshme, të duash një karrierë më të mirë, biznes më të suksesshëm, një marrëdhënie dashurie më të bukur, marrëdhënie më të shëndetshme me njerëzit që u rrethojnë, gjendje financiare më të mirë, është e drejta juaj, në të vërtetë e keni detyrë ndaj vetes që ato gjëra që dëshironi edhe t'i realizoni. 

E di që gjithësecili prej nesh, në një moment të caktuar ka kufizime dhe bllokada të ndryshme, që nuk u lejojnë të shfrytëzoni gjithë potencialin tuaj të vërtetë

Për të larguar pengesat tuaja, si dhe për të arritur ato çfarë dëshironi dhe çfarë meritoni, këtë udhëtim, fal AUDIOVE HIPNOTIKE, ku trajtojmë tematika të ndryshme, e keni shumë më të lehtë!

Edhe ju vetë e dini qëmeritoni më shumë: - ka ardhur momenti që të ndryshoni qasjen me nënvetëdijen, me veten dhe të kapërceni pengesat brenda jush. 
Na u bashkoni në programin më të ri, dhe transformoni veten dhe jetën tuaj! 

Pse AUDIOT HIPNOTIKE javore?

Tashmë është vërtetuar të gjithë përdorim hipnozën, por shumica nuk e dinë që përdorin sugjenstionet e gabuara. Ajo çfarë bën diferencën e njerëzve të sukesshëm nga shumica e pjesës tjetër, është mendësia e fuqishme, optimizmi, komunikimi me veten, është qasja me nënvetëdijen aty ku ruhen gjithë besimet dhe bindjet kufizuese.

Qetësia e brendshme është sekreti i një jetë të lumtur. Tashmë është vërtetuar edhe shkencërisht, që sekreti për të pasur një jetë fantastike, sekreti për të gjetur qetësinë e brendshme, gjendet tek qasja që kemi me nënvetëdijen.

Pa këtë qasje tek potencialet e brendshme, jeta shpesh kthehet në luftë për mbijetesë, kthehet në një betejë të vështirë. Në një gjendje të tillë, shërim, kapërcimi i frikuerave, arritjet e objektivave, realizimi i ëndërrave, bëhen shumë të vështira, ose të pamundura për t'u realizuar.

Kjo është zbrazëtia emocionale, ku në ditët e sotme e gjejnë veten miliona njerëz.
Zhgënjim, dështim, situata pa shpresë!

Miliona njerëz sot nuk e dinë si t'i ndryshojnë gjërat për më mirë. Me mendime dhe ndjesi të tilla, ndryshimi i jetës duket i pamundur.

Gjithësesi, duke njohur hipnozën, duke mësuar SI të eksploroni nënvetëdijen tuaj, si të largoni pengesat që gjenden brenda saj, duke i zëvendësuar ato me një mendësi të re suksesi, të cilën e bëjmë me ndihmën e AUDIOVE hipnotike, ju mund të transformoni plotësisht jetën tuaj.

Na u bashkoni në programin më të ri, ku kam përfshirë gjithçka në një vend: ankthi, atak paniku, ankthi social, frikërat & fobitë, marrëdhëniet me njerëzit, lehtësimin dhe kapërcimin e problemve të ndryshme shëndetësore, e folura në publik, turpi, prindërimi, inteligjenca emocioanle, zhvillim personal, fuqizim mendësie, motivim dhe inspirim, e shumë tematika të tjera.., shkurt një program ku javë pas jave, e keni shumë më të lehtë që objektivat dhe ëndërrat tuaja t'i ktheni në një realitet të prekshëm, dhe kjo shumë më shpejt se sa e imagjinoni.

Me këto njohuri ju mund të transformoni jetën tuaj!

Me këto njohuri ju arrini të dilni nga deti me dallgë dhe stuhi dhe gjeni një liman të qetë dhe të sigurt, ku në gjendje relaksi, shikoni drejt horizonteve të reja.

****

Hipnoza është miratuar si terapi nga Shoqata Mjekësore Amerikane që në vitin1958, në 1961 edhe nga Shoqata Psikiatrike. (Marrë nga: Harvard Medical School)

Me materialet dhe AUDIOT hipnotike që kam përgatitur për ju me këtë program, edhe ju arrini të largoni shumë nga blokadat tuaja të brendshme, arrini të largoni frikërat, fobitë, arrini të ndihmoni veten në procesin e shërimit nga sëmundje dhe problematika të ndryshme shëndetësore.

Mbi të gjitha, duan të dini që hipnoza, pavarësisht miteve të ndryshme që qarkullojnë, nuk ka asnjë efekt anësor!

Tematika

Çdo muaj zgjedh një tematikë specifike dhe çdo javë keni qasje tek AUDIO lidhur me atë tematikë, si dhe material shoqërues në formatin PDF.

Materiali është gati për ju, çdo të Dielë.

Cilat janë disa nga tematikat që do trajtoj dhe AUDIOT hipnotike që gjeni javë pas jave?

Ankthi:

Ankthi i gjeneralizuar

Kapërceni frikën e ankthit

Ndaloni së menduari më të keqen

Ankthi nga ndryshimi

Ankthi nga vetmia

Ankthi para takimive

Ankthi nga ekspozimi dhe e folura në publik

..e të tjera tematika

Ankthi social

Frika nga gjykimi i të tjerëve

Kapërceni turpin

Ndaloni të skuqurën në fytyrë

Ndaloni djersitjen e duarve

Kapërceni frikën nga njerëzit

Ndaloni dridhjet e zërit

..e të tjera tematika

Frikërat dhe fobitë e ndryshme

Agorafobia

Frika nga vdekja,

Frika nga suksesi

Frika nga lartësia

Frika nga mjeku

Frika nga fluturimi

Frika nga gjarpri

Frika nga qeni

Frika se mos çmendeni

FOM-o

Frika nga varfëria

..e të tjera frikëra

Tematikat e muajve në vazhdim:

Dëshpërimi pas vdekjes dhe humbjes së një personi të shtrenjtë

Hipnoterapi të ndryshme lidhur me problem të ndryshme shëndetësore

Inteligjenca emocionale

Prindërim i qetë dhe i shëndetshëm

Lehtësim, largim dhimbjesh të ndryshme

Pagjumësia

Fokusi dhe mësimi më i lehtë

Komunikimi

Marrëdhëniet me njerëzit

Shërimi i traumave dhe fëmijës së brendshëm

Fuqizimi i aftësive personale

Teknika relaksimi

Vetëbesimi, konfidenca

Fuqizimi i aftësive profesionale

Si të veproni më me lehtësi me njerëzit e vështirë

Motivimi dhe inspirimi

Zhvillimi personal

Liria financiare

Menaxhim stresi

Fuqizimi i mendësisë dhe aaftësi së të menduarit

..dhe shumë e shumë të tjera.

Si është i organizuar?

Në monentin që bëheni pjesë e programit, keni qasje tek materiali i parë dhe pas kësaj çdo javë keni qasje tek materiali i ri. Programi është organizuar i tillë që vazhdon në mënyrë të pandërprerë. Në momentin që vendosni të mos vazhdoni më tej, nuk keni më qasje tek asnjë AUDIO dhe tek asnjë material, qoftë edhe ato që keni ndjekur deri atë moment.

Të presim brenda grupit ku flasim hapur për rëndesat emocionale!

Si të shprehni me shumë lehtësi dhe qetësi emocionet tuaja

Duket e çuditshme, që shumë njerëz, pavarësisht moshës dhe arritjeve të tyre, e kanë të vështirë ose të pamundur të shprehin hapur ndjesitë dhe emocionet e tyre.

Po pse kaq shumë njerëz e kanë të vështirë që të shprehin emocionet e tyre?

Si mund të mësoni që ato t'i shprehni lirshëm dhe në mënyrë të shëndetshme?

Informacionet që marrim për mënyrën e të shprehurit të emocioneve, shpesh i bën njerëzit konfuz. Mënyra si shprehen emocionet në media apo në publik, është ndryshe nga ajo se si ato shprehen privatisht.

Në media zakonisht shikojmë 2 ekstremet: Emocione të fuqishme pozitive, suksesi, perfeksionizmi, ose e kundërta negativitet. Pra në media paraqiten dy ekstreme.

Nëse shikojmë pozitivitetin e njerëzve të suksesshëm, me të drejtë mund të keni një pyetje: Këta persona të suskeshëm, emocionalisht, a kanë jetën më të pasur se ju, a janë më të kompletuar se ju?

*******

Kjo AUDIO është dhuratë speciale për ty që vendos të na bashkohesh, me të cilën dua që personalisht të të shpreh mirënjohjen e pafund.

Faleminderit që më beson dhe së bashku e di që kapërcejmë shumë problematika, duke qenë shumë më konfidentë. Duke qenë shumë më konfidentë, ne së bashku zbulojmë gjithë potencialin e brendshëm, fuqizojmë mendësinë dhe shumë gjëra të tjera. Duke arritur të gjitha këto, unë e di që edhe ti bëhesh i pandalshëm :).

Faleminderit dhe më shkruaj që edhe ti je gati të fillosh me punën për fuqizimin e vetes.

AUDIO: Shprehni emocionet tuaja

Muaji i parë: Relaksimi (AUDIO #1 - Tempulli i relaksit Trupi/Mendja/Shpirti)

E keni të vështirë që të zhyteni në gjendje të thellë relaksi?

Stresi na pengon që të jetojmë dhe të shijojmë jetën, duke e kthyer atë në një jetë shumë të vështirë.

Dua t'iu them që zgjidhja për paqen e brendshme gjendet brenda jush!

Çfarë shkakton stresi?
Besoj se edhe ju e vini re që njerëzit nuk kanë qenë kurrë më të stresuar se në këto vitet e fundit.

Stresi shkakton probleme të shumta, si fizike por edhe psikologjike.
Stresi është shkaku i sëmundjeve të ndryshme, i dobësimit të sistemit imunitar, dëmton qelizat e trurit, duke e bërë të vështirë që të mendojmë qartë, ndikon në jetën seksuale, duke bërë një njeriu të kalojë deri në depresion.
Stresi kronik bën që njeriu të duket më i vjetër në moshë. Ilaçi është gjendja e relaksit të thellë.

Si ndihmon hipnoza për të arritur një gjendje relaksi të thellë?

Me hipnozën e duhur, ne mund të krijojmë një gjendje qetësie dhe relaksi të thellë, si dhe hapësirë ku qelizat krijojnë hapësirë për tu shëruar.
Me këtë audio, u drejtoj në një rrugëtim të bukur, kur në thellësi gjejmë vendin e relaksit shërues.
Trajtoni veten me këtë udhëtim dhe kurim të bukur, sepse në gjendje kaq relakuese ju jeni shumë më të lumtur, shumë më produktiv dhe shumë më të kompletuar se njerëz.

AUDIO #1: Tempulli i relaksit - Trupi/Mendja/Shpirti
Ndjesitë dhe emocionet #1 - DISPONIMI

Muaji i parë: Relaksimi (AUDIO #2 - Paqja e brendshme)

AUDIO #2: Paqja e brendshme
#2 - Qartësia mentale

Muaji i parë: Relaksimi (AUDIO #3 - Skanimi i trupit)

AUDIO #3: Skanimi i trupit
#3 - Teknika e relaksit progresiv.pdf

Muaji i dytë: ANKTHI (AUDIO #4 - Ankthi i gjeneralizuar)

AUDIO #4: Ankthi i gjeneralizuar
#4 Ankthi: Si ai ndikon tek trupi, mendja dhe jeta juaj
#4 Ushtrim - Ku e gjeni veten?

Muaji i dytë: ANKTHI (Audio #5 - AUDIO: Ndaloni së menduari më të keqen)

AUDIO #5: Ndaloni së menduri më të keqen
#5 - Ankthi dhe ushtrime

Muaji i dytë: ANKTHI (Audio #6 - Kapërceni frikën e ankthit)

  • Ndjeni frikë dhe ankth, edhe atëhere kur e dini që nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar

  • Mendimet dhe emocionet kontrollojnë jetën tuaj?

Të ndjesh frikë dhe shqetësime, është një ndjesi aspak e këndshme. Në këto raste, ndjeni shtërngim në gjoks, rrahje të zemrës, nuk mbusheni dot me frymë, shtërngim dhe rëndesë në stomak, djersitje duarsh, dridhje, e të tjera simptoma.


Po pse kemi frikë?
Frika ka anët e saj shumë të shëndetshme, sepse pa pasur ndjesinë e frikës, ne ruhemi në rrugë, ruhemi nga lartësia, e shumë raste të tjera. Në këto raste jam e sigurt që askush nuk mendon se mos ndoshta kjo është frikë e panevojshme, aspak e shëndetshme. Frika, në shumë raste, na shpëton jetën.

Kur frika na pengon?

Frika që mund të keni në lidhje me gjëra të ndryshme, me kalimin e kohës, kthehet në zakon. Në të kaluarën mund të keni pasur arsye të fuqishme për të ndjerë frikën, sepse mund t'iu ketë ndodhur diçka jo e këndshme, por me kohën kjo ndjesi frike është kthyer në një frikë të gjeneralizuar edhe puer situata që nuk kanë lidhje me atë situatë. Meqenëse frika ushqen veten, ajo me kohën shtohet edhe më shumë, duke marrë kontrollin e jetës suaj, duke u bërë që të mbylleni në kafazin e shqetësimeve.

Hipnoza u ndihmon që të largoni këtë zakon

Është e panevojshme që të vazhdoni të ushqeni këtë frikë edhe më tej. Me këtë AUDIO, ju dilni jashtë këtij kafazi, duke jetuar të lirë jetën tuaj.

Pas çdo dëgjimi të kësaj audio hipnotike, ju shumë shpejt, shikoni ndryshime të fuqishme:

  • Ndjeni sikur u është larguar një peshë e rënde nga supet

  • Në përgjithësi ndiheni shumë më të qetë dhe shumë më të relaksuar

  • Vini re që jeni shumë më të fokusuar dhe mësoni shumë më shpejt se më parë

  • Keni më shumë nën kontroll situatat e ndryshme

  • Keni më shumë kontroll të vetes dhe jetës suaj

  • Shijoni më shumë momentet dhe jetën në përgjithësi

AUDIO #6: Kapërceni frikën e ankthit
#6 - Ankthi dhe ushtrime

Muaji i dytë: ANKTHI (#7 - Dilni përtej bllokadave dhe merrni në dorë kontrollin e jetës suaj)

Dilni përtej bllokadave dhe merrni në dorë kontrollin e jetës suaj.

Hipnoza u ndihmon për të qenë të hapur ndaj ndryshimeve pozitive në jetën tuaj.

Ndjeni sikur keni ngecur, jeni bllokuar dhe nuk shikoni zgjidhje?

Ndjeni sikur keni humbur kontrollin e jetës?

Një nga gjërat më të vështira me të cilat përballet njeriu është kur ndjen që situata është komplet jashtë kontrollit të tij dhe kur rezultati nuk varet nga ai vetë.

Njerëzit mund të bien në grackë në shumë drejtime të jetës dhe për shumë arsye:

  • Karriera

  • Një marrëdhënie dashurie apo lidhje martesore

  • Situata financiare

  • Një problem shëndetësor

  • Fatkeqësi natyrore dhe shumë arsye të tjera

Pa marrë parasysh situatën dhe problematikën konkrete, ndjesia e pafuqishmërisë, bie ndesh me nevojën themelore të njeriut, sensi i kontrollit. Kjo gjë ktheht në burim stresi, ankthi, depresioni.

Edhe një herë dua t'iu kujtoj që ju, përveç nevojave fizike, keni edhe nevoja psikologjike: Siguria, lidhja, vlerësimi, respekti, keni nevojë që jeta juaj të ketë kuptim.

Megjithatë, është shumë më e lehtë të përballojmë mungesën në këto fusha, sesa të përballojmë apo menaxhojmë pafuqishmërinë.

Ndjesia e kësaj pafuqishmërie vërtet na lëndon deri në bërthamë.

Nuk bëhet fjalë vetëm për të menduarit pozitiv

Shpesh lexojmë që mendimi pozitiv, duke gjetur vetëm gjërat pozitive në çdo situatë, na ndihmon për kapërcimin e situatave të ndryshme me të cilat përballemi.

Natyrisht që të menduarit pozitiv na ndihmon deri diku. A nuk mund të mohojmë që optimizmi është shumë më mirë se sa të lejojmë veten të zhytemi në negativitet, depresion apo gjendje ankthi pa fund.

Megjithatë, edhe kapja pas pritshmërive aspak reale, duke shpresuar tek një 'mrekulli' që mund të ndodhë, nuk na ndihmon për përmirësimin e kësja X situate me të cilën përballemi.

U garantoj që kjo është RECETA e SIGURT e ZHGENJIMIT dhe DESHPERIMIT!

!!!Identifikoni problemin dhe arsyen e vërtetë të ngecjes suaj!!!

Kur gjendeni në situata të tilla, fillimisht analizoni me kujdes, në mënyrë që të keni qartësi se sa dhe çfarë varet dhe nuk varet nga ju, analizoni brendinë tuaj, sepse në shumicën e rasteve, problemi gjendet pikërisht brenda nesh.

Në raste të caktuara, kjo qartësi nuk është aq e lehtë që të kuptohet.

Megjithatë, lajmi i mirë është që arritja e një niveli qetësie të brendshme, për t'i parë gjërat nga një këndvështrim më objektiv, është shumë e mundur.

Javë pas jave, me këto audio, ju mësoni në nivele të thella urtësinë, që e gjeni tek njerëzit plotë urtësi dhe të cilët i dëgjoni apo i lexoni gjithë endje.

Javë pas jave, me këto audio, ju bëni pjesë të vetes suaj, në nivele të thella, urtësinë e E. Niebuhr, i cili nga jeta kërkon:

  1. Forcën të pranoj që gjërat nuk mund të ndryshohen

  2. Kurajon të ndryshoj gjërat që mund të ndryshohen

  3. Mençurinë që të shkëputur njërën nga tjetra

Po ç'lidhje ka kjo me hipnozë dhe përse këto audio hipnotike janë të rëndësishme?

Kur ju jeni në një gjendje të qetë dhe gjendje relaksi të thellë, e keni shumë më të lehtë të kuptoni dhe pranoni se cilat pjesë, të kësaj situate me të cilën përballeni, pjesë brenda jush, 'mund të ndryshoni apo duhet të ndryshoni' (emocionet, perceptimet tuaja).

Kur ju jeni në një gjendje të qetë dhe gjendje relaksi të thellë, e keni shumë më të lehtë të kuptoni dhe pranoni se cilat pjesë, të kësaj situate me të cilën përballeni, jashtë jush 'mund të ndryshoni' (sjelljet dhe veprimet tuaja).

Pas kësaj, filloni të shikoni se çfarë mund të pranohet.

Hapi tjetër është që të gjeni kurajon dhe vendosmërinë që keni nevojë për të vepruar.

Me këtë audio, ju gjeni kurajon që të dilni përtej bllokadave tuaja.

Hipnoza, Dilni përtej bllokadave dhe merrni në dorë kontrollin e jetës suaj, u ndihmon që të futeni në burimet tuaj të brendshme të optimizmit dhe vendosmërisë

Pas çdo dëgjimi, ju vini re që ju:

  • Përjetoni një gjendje tjetër qetësie dhe durimi për zgjidhjen e situatës suaj

  • Filloni të shikoni zgjidhjet që nuk i keni parë më parë

  • Filloni të ndjeni që gjërat i keni më shumë nën kontroll

  • Ndiheni më optimistë

  • Ndiheni më të hapur për të qenë në përgjithësi shumë më fleksibël

AUDIO #7: Dilni përtej bllokadave dhe merrni në dorë kontrollin e jetës suaj
#7 - Ankthi, shija, vizualizimi.pdf

Muaji i dytë ANKTHI: (#8 Kapërceni turpin)

Hipnoza u ndihmon që të kapërceni ndjesinë e turpit dhe të keni fokusin tek ato gjëra çfarë ju dëshironi të arrini.

Keni turp dhe u shqetëson ideja se çfarë do mendojnë të tjerët për ju?

A ndiheni të mbingarkuar nga ndjesitë e turpit dhe fajit?

Të ndihesh keq për veprimet që keni bërë ose nuk keni bërë, jo domosdoshmërisht është diçka e keqe. Ju lutem, i kujtoni vetes që ne si qenie njerëzore, edhe gabojmë, bëjmë ndoshta veprime jo të këndshme nga cmira, xhelozia, lakmia, zemërimi ose zhgënjimi.

Ndonjëherë bëjmë apo themi diçka pa menduar fare. Ne të gjithë, mund të lëndojmë njëri-tjetrin, edhe pa dashje. Kur e kapim veten që kemi bërë një veprim jo të këndshëm, do ishte jo normale që të mos ndjenim turp.

Edhe turpi ka vlera

Ndjesia e fajit dhe e turpit i shërbejnë një qëllimi. Këto ndjesira na mësojnë si të mësojmë nga përvojat tona, në mënyrë që ato gabime dhe veprime të mos i përsërisim. Ne jemi njerëz, gabojmë, por ne mund të përmirësohemi.

Gjithësesi, në mënyrë që kjo gjë të funksionojë dhe për t'i bërë gjërat më mirë, e kemi të nevojshme që të veprojmë ndryshe. E pranojmë ndjesinë, ngarkesën apo gabimin dhe hedhim hapa ndryshe për të arritur ndryshimin pozitiv.

Nëse nuk bëjmë këtë gjë, nëse ndjenja e fajit dhe turpit na ngarkon për një kohë të gjatë, atëhere këto ndjesi nuk janë aspak të dobishme dhe aspak produktive. Në vend që t'i shfrytëzojmë për t'u bërë njerëz më të mirë, ato kthehen në burgun e brendshëm të së keqes, nga i cili e kemi të vështirë apo të pamundur që të shpëtojmë.

Po të tjerët si u bëjnë që të ndiheni të turpëruar?

Njerëzit, duke u thënë se sa njerëz të këqinj jeni, apo duke u treguar në forma të ndryshme që jetoni kot, nuk meritoni të jetoni, që gjithë problemet e tyre janë për fajin tuaj, u shpëlajnë trurin dhe ju me kohën besoni që vërtet kështu jeni.

Kjo ndodh për shkak të shqetësimit konstant, që të tjerët do shikojnë apo kuptojnë se sa të këqinj jemi.

Në qoftë se ju jeni të mbyllur në këtë burg faji, turpi, pavarësisht se të tjerët nuk e shikojnë, kjo gjë dëmton seriozisht trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj. Duke qenë nga pozicioni i fajtorit, ngritja e marrëdhënieve me të tjerët, bëhet e vështirë. Nuk mund të jepni më të mirën, sepse keni frikë se mos del 'sekreti' juaj. Kjo gjë çon në depresion, gjendje ankthi dhe vetmie.

Eshtë e vështirë të jetosh këhstu, apo jo?

Por si të shpëtoni nga kjo problematikë?

Hipnoza u ndihmon që të thyeni zinxhirët e turpit dhe të jetoni të lirë.

Duke dëgjuar këtë audio, rregullisht, ju shëroni veten nga ndjesia e fajit, e pendimit, e turpit, duke ecur para me jetën tuaj.

Ndërsa këtë audio e dëgjoni rregullisht, ju vini re që me kalimin e kohës:

  • Pranoni dhe bëni paqe me jetën tuaj

  • Gjërat që u kanë ndodhur, i shikoni nga një këndvështrim tjetër.

  • Ndiheni ndryshe për rolin që keni pasur në siuata të ndryshme

  • Vlerësoni vlerën e vërtetë të të qenit njeri

  • Jetën nuk e shikoni më bardhë e zi

  • Jetën e shijoni më shumë

Audio #8: Kapërceni turpin
#8 - Vizualizmi (Aromat)

Muaji i tretë PAGJUMESIA: (#9 Kapërceni ankthin e gjumit)

Qetësoni mendimet dhe menaxhoni shqetësimet që u mbajnë zgjuar gjatë natës.

Shqetësoheni që nuk do mundeni të flini?
Ky shqetësim ua vështirëson gjumin, ose bën që të çoheni shpesh gjatë natës?
Kur mendoni për gjumin e natës, ndjeni ankth?

Ankthi i gjumit nuk ndikon vetëm tek pagjumësia dhe zgjimi i shpeshtue gjatë natës, por ai ndikon tek gjithë jeta juaj. Ai ndikon tek shëndeti, energjia, qëndrimi që mbani ndaj gjërave, ndikon tek produktiviteti dhe suksesi juaj.
Më e keqaja: Ankthi vetëushqehet. Pas një nate pa gjumë, ju e stresoni më shumë veten duke menduar se si do kalojë nata tjetër. Ky lloj stresi dhe presioni bën që të bëni një gjumë edhe më të keq dhe ky cikël vazhdon.

Ankthi i gjumit mund të jetë i vështirë që të trajtohet, sepse njerëzit mendojnëë se problemi qëndron me vetë gjumin, por në fakt problemi është i lidhur me ankthin që ju përjetoni kur jeni zgjuar. Për të trajtuar ankthin e gjumit në mënyrë efikase, e keni të nevojshme që të trajnoni trupin dhe mendjen, sepse vetëm kështu mund të qetësoni mendimet, të lehtësoni rëndesat, si dhe të menaxhoni shqetësimet.

Si të dalloni ankthin e gjumit?

Ankthi i gjumit tek njerëz të ndryshëm është ndryshe, gjithësesi ka disa modele të përgjithshme.
Ndoshta ju mund të bëni pyetje vetes për të kuptuar se pse mezi u zë gjumi, ose pse çoheni gjatë natës, gjë që u shkakton shumë stres dhe presion.

Ndoshta gjatë ditës, mund të kërkoni mënyra të ndryshme se si të flini natën më mirë, ose ndoshta jeni mes personave që kontrollojnë çdo ditë, orën dhe minutat sa kanë fjetur, kur janë çuar dhe sa kanë ndenjur zgjuar.

Ndoshta nga shqetësimet e tepërta, kur mendoni për pagjumësinë e natës, mund të përjetoni makthe, gjendje ankthi dhe paniku.
Ndoshta ju shtriheni në darkë dhe kaloni një kohë të gjatë pa mbyllur sytë. Kjo gjë u bën të futeni në rrethin vicioz të mendimeve negative, nga i cili e keni edhe më të vështirë që të lejoni zhytjen në gjumë të thellë.
Ndoshta e dini që tashmë kjo gjendje u është kthyer në obsesion dhe do donit thjesht të flini, pa menduar për asgjë.

Ndoshta keni provuar çajëra të ndryshme, keni provuar afimimet dhe mendimin pozitiv, ilaçe, ushrtrime, por pavarësisht këtyre, ju vazhdoni të keni probleme me pagjumësinë.

Pa marrë parasysh se si tek ju manifestohet insomnia dhe problematika me gjumin, hipnoza është një mënyrë shumë e bukur dhe shumë e shëndetshme për të ndërprerë këto modele që u sjellin këto probleme me gjumin.

Çfarë arrini me audion hipnotike: Kapërceni ankthin e gjumit?

Fal kësaj hipnoze, ju arrini të qetësoni veten duke pasur qasje komplet ndryshe në lidhje me gjumin e natës. Këtë audio, ndryshe nga audiot e tjera, e dëgjoni gjatë ditës.

Duke e dëgjuar rregullisht, me kalimin e kohës vini re që:

  • Kur mendoni për gjumin, ndiheni shumë më të qetë

  • Ndryshoni pritshmëritë në lidhje me gjumin

  • Shkëputeni pa problem nga mendimet negative lidhur me gjumin dhe natën

  • Kur çoheni në mëngjes, ndiheni shumë më të shlodhur, të qetë, të lirshëm, të lehtë

  • Në përgjithësi ndiheni shumë më të relaksuar dhe dita juaj është shumë më produktive

Audio #9: Kapërceni ankthin e gjumit

Muaji i tretë PAGJUMESIA: (#10 Përgatitja për gjumë)

Mësoni se si të flini gjumë shpejt dhe si të keni një natë me gjumë të rehatshëm

Me hipnozën ju mund të trajnoni mendjen dhe trupin që të flerë shpejt, duke u rilidhur e gjumin natyral.

Dalja e gjumit gjatë natës dhe fakti që nuk mundeni të flini përsëri, si u bën të ndiheni?

Ëndërroni që të flini gjatë gjithë natës pa ndërpreje?

Pavarësisht gjithçkaje, ndiheni shumë të lodhur për të fjetur gjumë?

Zgjimi gjatë natës është i lodhshëm. Kur zgjohemi dhe nuk mundemi të flemë përsëri, jo vetëm që na e bën natën të lodhshme, por na prish edhe ditën. Nëse kjo gjë ndodh ditë pas dite, kjo gjendje kthehet në një problem që vërtet na e komplikon jetën tonë.


Kjo gjendje u bën që të ndiheni shumë të lodhur edhe për të ndenjur zgjuar

Simptomat e e pagjumësisë, janë fizike dhe mentale:

Kur nuk ngopemi me gjumë nuk kemi energji, fuqi, ndjejmë lodhje, nuk fokusohemi, ndihemi të pavlerë. Kjo gjendje bën që të luftoni qoftë edhe me detyrimet e vogla të ditës dhe u pengon që të mendoni qartë.

Kur keni mungesë gjumi, ju nuk jeni aq të mprehtë sa të mendoni qartë, irritoheni shumë më shpejt nga njerëzit dhe situatat e ndryshme, në përgjithësei jeni shumë më të ndjeshëm. Mungesa e gjumit bën që të ndiheni të stresuar, ankciozë, keni tendencë që gjërat t'i shikoni negativisht.

Mungesa e gjumit u bën që të mos jeni aq shumë socialë, pasi ndiheni thuajse gjatë gjithë kohës të lodhur.


Çfarë u pengon që të mos flini menjëherë kur shtriheni për gjumë?

Në shumicën e rasteve njerëzit shqetësohen se ndoshta nuk do munden të flenë menjëherë, gjë që e fuqizon problemin. Ky problem do të thotë që gjumi nuk është më një proces natyral. Ju ndoshta keni arritur pikën që nuk keni më durim, sepse keni provuar shumë gjëra, çajëra, ndryshim zakonesh dhe mënyrën e të ushqyerit, ndoshta keni provuar me qindra herë mënyrën klasike, atë të numërimit të deleve, gjithësesi problemi me gjumin vazhdon.
Ndoshta këto momente ju shkoni më vonë në krevat me shpresën që sa më të lodhur më shpejt do flini, gjë që shpesh situatën në e fakt e përkeqëson, pasi ndërprisni ciklin e gjumit.

Stresi për të fjetur

Ka raste kur rëndesat dhe stresi i përditshëm, si puna apo familja, na ngarkon më shumë se sa mund të mbajmë, gjë na shton ankthin dhe stresin. Të gjitha këto emocione ndikojnë tek modelet e gjumit. Ka raste kur mund të keni dhimbje fizike, që gjithashtu ndikojnë tek modelet e gjumit. Ka raste kur mund të keni probleme me gjumin, sepse ndikojnë zhurmat rreth jush, ose ndoshta keni përdorur shumë kafeinë, pije alkoolike, pije të gazuara, ose ndoshta keni ndryshuar mënyrën dhe oraret e ushqyerjes. Të gjitha këto ndikojnë tek ajo se sa kohë u duhet që t'iu zërë gjumi.


A e gjeni veten shpesh duke u munduar të zgjidhni problemet e ditës para gjumit, sidomos kur shtriheni në krevat ndjeni maratonën e mendimeve brenda kokës suaj?

Mjafton vetëm një maratonë e tillë që ju të ndryshoni komplet modelet natyrale të gjumit.
Të gjitha çfarë përmenda më lart, jo vetëm që ndikojnë tek cilësia e gjumit, por ndikojnë edhe tek cilësia e ditës suaj.


Pagjumësia është një zakon dhe një model të cilin mund ta ndryshoni


Ashtu si shumë persona të tjerë, të cilët kanë probleme me gjumin, edhe ju mund të keni provuar metoda të ndryshme, si sedativë, ilaçe gjumi, çajëra, e të tjera. Ndoshta kjo gjë ka funksionuar për disa netë, por këto zgjidhje të shpejta të nesërmen nuk u bëjnë që të ndiheni mirë. Pa marrë parasysh se sa kohë mund të vuani nga pagjumësia, modelin jo stabilë të gjumit, mund ta ndryshoni. Ky është thjesht një zakon, i cili ka ndërprerë procesin natyral të gjumit. Me këtë problematikë, ju tashmë keni programuar veten me modelin që ju nuk mund të flini menjëherë, u duhet të kaloni shumë kohë në krevat para se t'iu zërë gjumi. Në mënyrë që të ktheheni tek procesi natyral i gjumit, mendja dhe trupi juaj ka nevojë që të relaksohet.

Si u ndihmon hipnoza?


Me këtë hipnozë, ju lejoni veten që të zhyteni në gjendje relaksi të thellë, gjë që u ndihmon që të krijoni kushtet brenda jush për fazën e paragjumit. Duke dëgjuar rregullisht audiot e ndryshme relaksuese, mendja fillon të pastrohet dhe të lirohet nga mendimet dhe ngarkesat e ndryshme dhe me kohën fillon procesi natyral i gjumit.


Fal kësaj teknike relaksuese që gjeni në këtë audio, ju shkoni në krevat pa menduar fare për gjumin dhe arrini që të bëni gjumë të qetë dhe.


Me këtë hipnozë, fal induksioneve, ju arrini të mësoni trupin dhe mendjen që:


• Të ndaloni përpjekjen e zorshme për të fjetur
• Të relaksoheni rreth idesë se mos ndoshta nuk flini
• Të përgatiteni për një gjumë të thellë
• Të flini gjumë pa marrë parasysh se ku ndodheni
• Të çoheni nga gjumi energjik dhe të shlodhur, gati për ditën para jush
• Të jeni shumë më të qetë dhe shumë më të lumtur
• Filloni me aktivitetet e ndryshme fizike dhe sociale, të cilat u japin kënaqësi

AUDIO #10: Përgatitja për gjumë

Muaji i tretë PAGJUMESIA: (AUDIO #11 Flini si një bebe)

AUDIO #11: Flini si një bebe

Muaji i tretë PAGJUMESIA: (AUDIO #12 Flini përsëri)

Audio #12: Flini përsëri

Mujai i katërt: MOTIVIMI (AUDIO #13 - Fokusi dhe vëmendja)

Mujai i katërt: MOTIVIMI (AUDIO #13 - Fokusi dhe vëmendja)

Muaji i katërt: MOTVIMI (Audio #14 - Kapërceni zvarritjen)

Muaji i katërt: MOTVIMI (Audio #14 - Kapërceni zvarritjen)

Muaji i katërt: MOTIVIMI (Audio #15 - Fokusi tek zgjidhja)

Muaji i katërt: MOTIVIMI (Audio #15 - Fokusi tek zgjidhja)

Muaji i katërt: MOTIVIMI (Audio #16 - Mendësi FITIMTARI)

Muaji i katërt: MOTIVIMI (Audio #16 - Mendësi FITIMTARI)

Muaji i pestë: INTELIGJENCA EMOCIONALE (AUDIO #17 - Pranoni gjërat ashtu si janë)

Muaji i pestë: INTELIGJENCA EMOCIONALE (AUDIO #17 - Pranoni gjërat ashtu si janë)

Muaji i pestë: INTELIGJENCA EMOCIONALE: (AUDIO #18 - Fuqizoni inteligjencën emocionale)

Muaji i pestë: INTELIGJENCA EMOCIONALE: (AUDIO #18 - Fuqizoni inteligjencën emocionale)

Muaji i pestë: INTELIGJENCA EMOCIONALE: (AUDIO #19 - Kapërceni frikën e refuzimit)

Muaji i pestë: INTELIGJENCA EMOCIONALE: (AUDIO #19 - Kapërceni frikën e refuzimit)

Muaji i pestë: INTELIGJENCA EMOCIONALE (AUDIO #20 - Lejoni largimin e së kaluarës)

Muaji i pestë: INTELIGJENCA EMOCIONALE (AUDIO #20 - Lejoni largimin e së kaluarës)

Muaji i gjashtë: KTHIMI DREJT VETES (AUDIO #21 - Vendosja e kufijve)

Muaji i gjashtë: KTHIMI DREJT VETES (AUDIO #21 - Vendosja e kufijve)

Muaji i gjashtë: KTHIMI DREJT VETES (AUDIO #22 - Mbroni veten dhe vlerat tuaja)

Muaji i gjashtë: KTHIMI DREJT VETES (AUDIO #22 - Mbroni veten dhe vlerat tuaja)

Muaji i gjashtë: KTHIMI DREJT VETES (AUDIO #23 - Kapërceni kompleksin e inferioritetit)

Muaji i gjashtë: KTHIMI DREJT VETES (AUDIO #23 - Kapërceni kompleksin e inferioritetit)

Muaji i gjashtë: KTHIMI DREJT VETES (AUDIO #24 - Vetja autentike

Muaji i gjashtë: KTHIMI DREJT VETES (AUDIO #24 - Vetja autentike)

Muaji 7: Shërimi i fëmijës së brendshëm -(AUDIO #25 Fëmijëria problematike)

Muaji 7: Shërimi i fëmijës së brendshëm - AUDIO #25 Fëmijëria problematike

Muaji 7: Shërimi i fëmijës së brendshëm -(AUDIO #26 Fëmijë i uritur për dashuri)

Muaji 7: Shërimi i fëmijës së brendshëm -(AUDIO #26 Fëmijë i uritur për dashuri)

Muaji 7: Shërimi i fëmijës së brendshëm -(AUDIO #27 Shëroni fëmijën e brendshëm)

Muaji 7: Shërimi i fëmijës së brendshëm -(AUDIO #27 Shëroni fëmijën e brendshëm)

Muaji 7: Shërimi i fëmijës së brendshëm -(AUDIO #28 Lejoni largimin e së kaluarës problematike)

Muaji 7: Shërimi i fëmijës së brendshëm -(AUDIO #28 Lejoni largimin e së kaluarës problematike)

Muaji i tetë: Aftësi Interpersonale (Audio #29 - Stop reagimeve automatike)

Muaji i tetë: Aftësi Interpersonale (Audio #29 - Stop reagimeve automatike)

Muaji i tetë: Aftësi Interpersonale (Audio #30 - Arrini objektivat)

Muaji i tetë: Aftësi Interpersonale (Audio #30 - Arrini objektivat)