Trajnime të LICENSUARA dhe AKREDIATUARA, të Programimit Neuro-Linguistik!
Zbuloni shkencën që fshihet pas rezultateve të cilat doni të arrini në çdo fushë të jetës suaj!
Trajnimi i nivelit të parë është, Practitioner of Neuro-Linguistic Programming.
Programet tona janë programe të licensuara dhe akredituara nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, USA
***Trajnimi i radhës fillon në 16 Nëntor 2025 ***
Çdo problem është problem atëhere kur atë e mendoni si të tillë.
Ndryshimi i mendimeve është më i thjeshtë nga sa mendoni.
Kur ndryshoni hartën tuaj të brendshme të perceptimit të realitetit, ndryshon edhe realiteti që u rrethon.
Ju mund të jeni vetëm një hap larg Jetës së Ëndërrave Tuaja.
Por a i njihni strategjitë të cilat keni nevojë të përdorni?
Me programet e NLP-së mësoni sekretet e komunikimit të suksesshëm, elokuent dhe elegant.
Me programet e NLP-së mësoni zbuloni si të kontrolloni mendimet në mënyra komplet ndryshe, gjithmonë me qëllimin për të arritur ndryshimin e shumëdëshiruar në shumë fusha të jetës suaj.
Me programet e NLP-së mësoni arrini të zbuloni potencialet tuaja të brendshme, potenciale që ndoshta nuk i keni menduar kurrë që i posedoni.
Bëhuni pjesë e grupit MASTERMIND - PROGRAMIMI NEURO LINGUISTIK, për të mësuar teknologjinë më të fundit të zhvillimit njerëzor dhe si ato t'i përdorni në jetën tuaj të përditshme.
Suksesi JUAJ, është edhe suksesi im!
Kur më pyesin se ku unë e shikoj suksesin tim, përgjigja ime gjithmonë ngelet:
Suksesin tim e shikoj tek suksesi i studentëve dhe klientëve të cilët më besojnë.
Pse ky trajnim? PSE-ja janë rezultatet, progresi dhe opinioni i disa prej studentëve të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin e Praktikant i Programimit Neurolinguistik.

Kejvin Agalliu: Sipërmarrës me disa kompani
Fillimisht dua të falenderoj Shpresën e cila gjatë këtij tre mujori na dha kaq shumë informacione, kaq shumë të dhëna, shumë më shumë nga çfarë prisja. Fal këtij programi të ngjeshur me informacione, arrita të kuptoj që realisht rezultati varet gjithmonë nga ne, të tjerët janë thjesht justifikime. NLP-ja (Programimi Neuro Linguistik, pavarësisht rrethanave ku ndodhemi, është ndryshimi që sjell ndryshimin.
Faleminderit!
Hasan Mustafa: Sipërmarrës
Këtë trajnim e fillova që të kuptoj shkakun dhe arsyen se pse jam ky që jam sot, të kuptoj më shumë veten dhe si t'i arrij ato çfarë unë dua.
Kam ndjekur dhe trajnime të tjera, por nuk kam marrë metoda konkrete se si të arrija ato çfarë doja. Me këtë trajnim kam marrë armët, metodat më të mira për të krijuar lirinë time në çdo drejtim.
Faleminderit!
Moduli i parë:
Hyrja dhe njohja me NLP-në.
Çfarë është Programimi Neuro-Linguistik?
Pikat kryesore të këtij programi të përsosmërisë.
Historia e NLP-së.
Fillimet e saj si studimi i teknikave më të mira nga më të mirët dhe çfarë zhvillimi ka arritur deri në ditët e sotme.
Presupozimet e NLP-së
Janë një nga shtyllat kryesore të NLP-së, të cilat ndihmojnë të formësojnë sjelljen e individit. Trajneri brenda seancave dhe takimeve, kërkon bindjet e dobishme, bindje të cilat i ndihmojnë praktikantët e NLP-së të shkojnë nga pika A, ku ndodhen tani drejt pikës B, ku e shikojnë veten në një të ardhme.
Përsosmëria, ashtu si çdo gjë tjetër në jetë është vendim.
Programi i NLP-së është ngritur mbi modelimin e më të mirëve, në mënyrë që të kemi një qasje sa më të afërt me metodologjinë që ata përdorin. Më në fund para jush keni teknika dhe metoda praktike, të cilat u ndihmojnë të jeni versioni më i mirë i vetes, si dhe të arrini çdo ditë e më shumë përsosmërinë, në atë fushë ku ju dëshironi. Nga këtej e tutje, është përgjegjësia juaj të merrni vendime për jetën tuaj dhe të vendosni po vetë ju, se cilave emocioneve t’iu bëni vend.
Komunikimi verbal dhe jo verbal, raporti, marrëdhëniet.
Komunikimi është art, me anë të tij përmirësoni jetën tuaj në çdo drejtim.
Sistemet reprezentative
Si i krijojnë njerëzit hartat e tyre të brendshme? Njohja e sistemit tuaj reprezentativ, sistem i cili u drejton në rrugën e jetës, si dhe njohja e hartës së botës tuaj të brendshme, u ndihmon të kuptoni edhe të tjerët. Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm që ”realiteti” dhe ”perceptimi juaj për realitetin” nuk janë e njëjta gjë. Gjatë ditës kur trajtojmë sistemet reprezentative, mësoni se si me anë të vëzhgimit të lëvizjeve të syve, të njihni sistemet reprezentative të bashkëfolësit, çka ju mundëson vendosjen e një kontakti më të mirë dhe krijimin e një ure komunikimi me bashkëfolësin.
Lidhja e sistemeve reprezentative me njëri-tjetrin
Nënmodalitetet
Nënmodalitet janë nëngrupet e Modaliteteve (Vizuale, Auditeve, Kinestetike, Olfaktorike, Gustatorike), dhe janë pjesë e çdo sistemi reprezenatitiv të cilat i japin kuptim hartës suaj të brendshme. Cilido qoftë ngacmuesi i jashtëm i një ngjarjeje, reagimi, sjelljeje, vendimi në jetën tuaj, janë nënmodalitetet ato që përcaktojnë ndjenjat tuaja, perspektivat dhe mundësitë e zgjedhjes. Përdorni nënmodalitetet për të ndryshuar bindjet tuaja kufizuese.
Ankorimi
Si ne jemi programuar dhe programohemi çdo ditë nga ndikimet e jashtme dhe cilat janë stimujt e brendshëm.
Lëvizjet e syve
Gjuha verbale dhe joverbale.
Meta modeli
Fjalët dhe pyetjet e duhura në momentin e duhur, ky është modeli gjuhësor META. Me mësimin e këtyre mjeteve gjuhësore, ju do mund të pasuroni hartën e botës suaj dhe hartën e botës së brendshme të bashkëfolësit. Me Meta modelin zbuloni strukturat e fshehura të hartave të brendshme.
Moduli i dytë:
Objektiva të mirëformuara
Strategjitë për të identifikuar mënyrat si të arrini objektivat e mirëformuara dhe kongruente për ju dhe më vonë për klientët tuaj.
Modeli SQUASH vizual
Modeli SWISH
Njohja me hipnozën
Si mundeni me anë të hipnozës dhe gjendjes së transit të gjeni qetësinë tuaj të brendshme dhe si rrjedhojë të shijoni rezultate fantastike në jetën tuaj.
Modeli gjuhësor Milton
Njohja me modelin gjuhësor Milton, bazat e hipnozës, hyrjen apo induksionin në hipnozë si dhe përdorimin praktik të këtij mjeti nga më të fuqishmit për programimin e mendjes suaj dhe natyrisht më vonë si një mjet fantastik për të ndihmuar klientët tuaj
Presupozimet
Fjala ka fuqi. Mësoni si të motivoni dhe të influenconi të tjerët duke përdorur me elegancë strukturat dhe modelet gjuhësore. Mësoni si të lexoni hartat e brendshme të bashkëbiseduesit apo të klientëve tuaj të ardhshëm, harta të bazuara mbi presupozimet linguistike dhe mbi bindjet e tyre.
Ndryshimi i bindjeve kufizuese.
Eleminimi i bindjeve negative
Hyrje / Induksioni hipnotik
Procesi i ndryshimit me NLP-në
Strukturimi/Reframing
Në mënyrë elegante jepini kuptim tjetër apo kuptime të reja problemeve dhe pakënaqësive. Vetë informacionet, pa i vendosur në një kontekst të caktuar, në fakt nuk qëndrojnë. Kuptimi që i japim diçkaje pas një përvoje të caktuar, varet nga korniza që i vendosim ose brenda cilës kornizë e vendosim. Korniza kushtëzon atë se si ndiheni, si mendoni apo si flisni rreth diçkaje apo për diçka. Kornizën gjithmonë mund ta ndryshoni – ky është Strukturimi apo Reframing!
Modelet linguistike Milton & Metaforat
Moduli i tretë:
“Chunking up – Chunking down”
Gjatë këtij moduli mësoni, se si mundeni të bëni ndryshimin mes detajeve dhe tërësisë. Çfarë shikoni, shtëpinë apo qytetin!
META Programet
Meta programet janë procese mentale në një nivel më të lartë dhe këto programe kontrollojnë edhe proceset e tjera mentale.
Strategjitë
Mësoni nga më të mirët. Instalimi i strategjive të reja, strategji të fuqishme për çdo sjellje të re që individi, një kompani apo një organizatë dëshiron të ndryshojë apo të fuqizoj.
Strategjia e planifikimit, strategjitë motivuese, strategjitë për arritjen e objektivave, formimi dhe vendosja e objektivave sipas metodës së NLP-së. Modelimi i strategjive të përsosmërisë, modelimi i ”gjenive”.
Vija e jetës dhe ndryshimi i së kaluarës
Gjatë rrugës së jetës ju grumbulloni kujtime, eksperienca, vendime, të mira apo të këqija, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër i japin kuptim asaj se si e kuptoni ju botën. Gjatë NLP Practitioner mësoni cila është vija e jetës suaj dhe si mundeni të ndryshoni të kaluarën tuaj, duke lënë pas vetes ngjarjet negative dhe sesi mund të ngrini të ardhmen tuaj mbi eksperiencat pozitive.
Eleminimi i frikërave
Frika para foljes në publik, frika nga fluturimi me avion, frika para dështimit, frika nga lartësitë, klaustrofobia apo ndonjë lloj tjetër frike; pengesa më e madhe në rrugën drejt asaj çfarë duam të arrijmë është frika. Në ditën kur do trajtojmë fobitë, eliminoni frikërat e panevojshme, që ju pengojnë në jetën tuaj të përditshme, dhe njiheni me teknikën Fast Fobia Cure si dhe me teknika të tjera për eliminim e frikërave, ndryshimin e drejtimeve të ndjenjave, e të tjera.
Ndryshimi i historisë personale
…dhe akoma më tepër…
**********
Mbyllja & provimi
Programimi Neruro-Linguistik është art, arti i ndryshimit të vetes, dhe kur ndryshojmë veten, ndryshojmë edhe botën rreth vetes.
Të gjitha trajnimet e NLP-së ofrohen në një mjedis krejtësisht të qetë, relaksues, të sigurt, ku ju dhe gjithë pjesëmarrësit e tjerë diskutoni lirshëm sfidat, ëndërrat, shpresat dhe aspiratat tuaja. Por, më e rëndësishmja, unë personalisht u garantoj që do t’iu ofroj gjithmonë gjithë njohuritë e mia më të mira, mbështetjen time për të arritur ato çfarë dëshironi.
U garantoj që këtë investim do ta konsideroni si një nga investimet më të vlefshme në jetën tuaj, pasi në përfundim të programit Licensed Practitioner of Neuro-Linguistic Programming®, ju zotëroni njohuri dhe aftësi të cilat i përdorni çdo ditë, në çdo fushë dhe jo më shumë se deri në fund të jetës suaj.
Pas përfundimit të trajnimit (të 3 moduleve), pajiseni me Certifikatë Ndërkombëtare, certifikatë e lëshuar nga The Society of Neuro-Linguistic Programming™ dhe e firmosur nga vetë bashkëthemeluesi i saj, Dr. Richard Bandler.
Vetëm për pjesëmarrësit e këtij trajnimi:
VETËHIPNOZA
Gjatë trajnimit njihemi me bazat fillestare të Hipnozës. Për ta bërë gjithçja më të prekshme, si dhe për të qenë më afër jush, me ju ndaj trajnimin VETËHIPNOZA
Vlera e këtij programi: 147 EUR.
USHTRIME
Material me ushtrime praktike të cilat u ndihmojnë gjatë udhëtimit tuaj më tej ose u ndihmojnë edhe në punën me klientët tuaj të ardhshëm.
Ushtrimet janë bazuar mbi kërkime të ndryshme nga vetë Instituti i NLP-së, SHBA.
Vlera e këtij materiali: 250 EUR
BONUS #3
AUDIO HIPNOTIKE
8 AUDIO: Rrethi i plotë i jetës
Vlera e këtyre AUDIOVE: 290 EUR
Takimet ONLINE
16 NENTOR 2025, ora 15:00 – 20:00 (ONLINE)
30 NENTOR 2025, ora 15:00 – 20:00 (ONLINE)
14 DHJETOR 2025, ora 15:00 – 20:00 (ONLINE)
28 DHJETOR 2025, ora 15:00 – 20:00 (ONLINE)
11 JANAR 2026, ora 15:00 – 20:00 (ONLINE)
25 JANAR 2025, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)
8 SHKURT 2025, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)
22 SHKURT 2025, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)
1 MARS 2026, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)
8 MARS 2026, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)
15 MARS 2026, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)
22 MARS 2026, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)
Pjesa e fundit: TAKIME LIVE
Tre ditë të plota takim LIVE në Tiranë në MARS 2026
Takimet në Tiranë, mbahen nga ora 09: 00 – 18:00 (LIVE)
Datat e takimit LIVE përcaktohen pas takimit të parë me grupin.
Suksesi JUAJ, është edhe suksesi im!
Kur më pyesin se ku unë e shikoj suksesin tim, përgjigja ime gjithmonë ngelet:
Suksesin tim e shikoj tek suksesi i studentëve dhe klientëve të cilët më besojnë.
Pse ky trajnim? PSE-ja janë rezultatet, progresi dhe opinioni i disa prej studentëve të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin e Praktikant i Programimit Neurolinguistik.
Aina Hoti: Organizatore eventesh
Kisha kohë që i kisha kushtuar vëmendje zhvillimit personal. Isha duke kërkuar diçka për balancimin e jetës personal, sociale dhe asaj profesionale. Kjo gjë më çoi tek NLP-ja. NLP-ja të hap rrugën që të kuptosh dëshirat e tua. Të ndihmon të largosh mendimet negative. Lumturia, gjendja emocionale, qetësia e brendshme, komunikimi i duhur, vjen si pasojë e punës me veten. Gjendja jonë reflektohet në rrethin familjar, shoqëror dhe në atë profesional. Dijet janë të nevojshme t'i sistemojmë në trurin tonë. Për këtë na ndihmon NLP-ja, njohuritë e duhura të ndërthurura me prektikën japin rezultatin e duhur në jetën tonë.
Artan Beqiri: Biznesmen dhe Mentor
Kisha kohë që kërkoja studime dhe trajnime për trajner. Për mua NLP-ja dhe Shpresa Rupar, erdhën në momentin dhe kohën e duhur.
Mësova se kur unë jam i qartë me veten, kam mundësinë që të ndihmoj edhe të tjerët për të gjetur qartësinë që ata kërkojnë. Ne si njerëz komunikimin e kemi të pashmangshëm, gjë që e mësoni me NLP-në. NLP-ja ofron zgjidhje të problematikave të ndryshme në shumë sfera të jetës.
Jam i lumtur që me ato çfarë kam marrë nga ky program do mundem t'i ndihmoj vetes dhe të tjerëve.
Mendime Kosumi: Psikologe
Me NLP-në arrita të mësoj se si ta përdorim mendjen dhe njohuritë tona, për ta lehtësuar jetën, për të zgjidhur problemet dhe çështjet që kemi, duke filluar fillimisht me veten tonë, pastaj duke u ndihmuar edhe të tjerëve.
Në këtë trajnim të ofruar nga Shpresa Rupar, mora njohuri të cilat do t'i përdor me klientët e mi dhe me veten time kurdo në të ardhmen.
Denisa Lekaj Çeliku
Ekonomiste dhe mentore
NLP-ja më ka ndihmuar të mendoj se si të mendoj më mirë dhe si ta bëj jetën më të bukur.
Jam falemenderuese për rrugëtimin që kam nisur, për mësuesen dhe për gjithë njerëzit që kam njohur, për të gjitha eksperiencat dhe teknikat që kam mësuar, në mënyrë që ta bëj jetën më të bukur.
Më poshtë gjeni më shumë sqarime rreth Programimit Neuro-Lingusitik.
Parimet e Progamimit Neuro-Linguistik.
Historia dhe fillimet e NLP-së, shkencës pas suksesit.
Si dhe në cilat fusha u ndihmojnë këto njohuri, dhe shumë informacione të tjera.
Shkenca pas suksesit

Albana Hysko: Ekonomiste
Pjesëmarrja në këtë program nisi si kuriozitet për të kuptuar veten, si dhe nga dëshira për të marrë më shumë informacione që më ndihmojnë në jetën time. Do t'i shtoja edhe besimin që kam tek Shpresa si trajnere profesionale. Rrethanat e mia janë pothuajse njësoj si ato kur kam nisur programin, por dita ime nis me një qasje ndryshe, më duket sikur ka më shumë ngjyra, aroma e ajrit është ndryshe. Kjo për faktin se gjatë kësaj kohe shumë bindje dhe kufizime të miat i kam larguar. Ndihem më e lirë, jam më e qartë për atë se çfarë dua dhe çfarë dua të bëj në të ardhmen. Ndihem më e fuqizuar dhe me më shumë dëshirë për të vazhduar më tej jetën.
Enela Kondaj
Stiliste & sipërmarrëse
Koha për ndryshim kishte ardhur, por vendimin e mora në momentin që njoha Shpresën. Ajo me programet e saj, por sidomos me besimin, vendosmërinë dhe durimin e saj, bëri atë që unë të jem sot këtu ku jam. Ky program më ka hapur një botë të re dhe të bukur, ashtu si e ëndërroja dikur, më ka bërë të fortë, më ka zhdukur frikërat e mia. Përfundimi i këtij programi më ka gjetur me hapa dhe rezultate konkrete. Ka qenë vendimi më i bukur që kam marrë në jetën time dhe jam gati të vazhdoj edhe më tej, sepse ashtu si thotë dhe Dr. Bandler: “Liria është gjithçka, dashuri është pjesa që ngelet.”
