Shpresa Rupar s.p./Master Practitioner of Neuro Linguistic Programming

NLP Master Praktikant

Me NLP Master Praktik përsërisim teknikat e trajnimit të nivelit të parë, NLP Praktikant, të cilat tashmë janë më të thelluara dhe më të plota. Gjithashtu me ju ndajmë edhe njohuri të reja, të cilat me këtë trajnim i prekim për jerë të parë.
Gjatë këtij trajnimi 6 mujor, kemi mundësinë që ato t'i praktikojmë, sepse është shumë e rëndësishme që ju vetë të filloni punën me klientët tuaj ideal.
Qëllimi tjetër i këtij trajnimi është që ju vetë të krijoni NLP-në tuaj.

  • €2,900 or 5 monthly payments of €650

Master Practitioner of Neuro Linguistic Programming

  • Course
  • 0 Lessons

Trajnime të Programimit Neuro-Linguistik:
Zbuloni shkencën që fshihet pas rezultateve të cilat doni të arrini në çdo fushë të jetës suaj!

Trajnimi i nivelit MASTER: Master Practitioner of Neuro-Linguistic Programming.

Programet tona janë programe të licensuara dhe akredituara nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, USA si dhe nga vetë bashkëthemeluesi i saj Dr. Richard Bandler.

Çdo problem është problem atëhere kur e mendoni si të tillë.
Ndryshimi i mendimeve është më i thjeshtë nga sa mendoni.
Kur ju ndryshoni hartën tuaj të brendshme të perceptimit të realitetit, ndryshon edhe realiteti rreth jush.


Ju mund të jeni vetëm një hap larg Jetës së Ëndërrave Tuaja.

Por a i njihni strategjitë që duhet të përdorni?

Me programet e NLP-së mësoni sekretet e komunikimit të suksesshëm dhe elegant, zbuloni si të kontrolloni mendimet në një mënyrë komplet ndryshe për të arritur ndryshimin e shumëdëshiruar në shumë fusha të jetës suaj, zbuloni potencialet tuaja të brendshme, potenciale që ndoshta nuk i keni menduar kurrë se ndodhen brenda jush.

Bëhuni pjesë e grupeve NLP Mastermind për të mësuar teknologjinë më të fundit të zhvillimit njerëzor.

Jeni Praktikant i Licensuar i NLP-së?
Keni ndjekur trajnim të NLP-së dhe do donit të thelloheshit më tej tek teknikat, si dhe të pasuroni bagazhin e metodologjisë që keni njohur gjatë trajnimit të Praktikant i NLP-së?

Atëhere ky trajnim është i duhuri për ju!
Njohuritë, metodologjia, teknikat që merrni gjatë trajnimit të Master Praktikant i Programimit Neuro Linguistik, ju ndihmojnë të:

  • Largoni frikërat që u pengojnë

  • Përmirësoni marrëdhënite dhe komunikimin me njerëzit që u rrethojnë si në jetën personale dhe në atë profesionale

  • Zgjidhni konfliktet me qetësi dhe pa drama

  • Zbuloni misionin tuaj

  • Në jetën profesionale arrini atë cfarë ju dëshironi

  • Me ndryshimin tek vetja, ju ndikoni tek njerëzit dhe bota që ju rrethon

  • Shfrytëzoni gjithë potencialet tuaja

  • Vendosni objektiva dhe për ato punoni me fokus për t'i realizuar

Trajnimi fillon në Prill 2025

Mos humbisni këtë mundësi fantastike për një të ardhme më të mirë.  

Gjatë trajnimit Master Praktikant mësoni:

  • Si të zbuloni dhe qartësoni vlerat tuaja të vërteta, duke i kombinuar ato me objektivat tuaja

  • Kuptoni se pse njerëzit në situata të caktuara, veprojnë ashtu si veprojnë 

  • Si të ndihmoni njerëzit, të cilët kur në situata të caktuara reagojnë ashtu si reagojnë, të zgjidhin me qetësi konfliktet dhe mosmarrëveshjet

  • Si të modeloni suksesin dhe përsosmërinë dhe si të largoni pengesat e ndryshme

  • Si të riformatoni dhe si të përdoni fjalët dhe metaforat

  • Si të programoni nënvetëdijen tuaj

  • Si të përdorni terapinë regresive dhe si të krijoni teknikat tuaja të NLP-së duke vazhduar të punoni me veten për t'u fuqizuar edhe më tej në çdo drejtim

  • Si të ndryshoni hierarkinë e vlerave, si një nga teknikat më të fuqishme të NLP-së


Gjatë këtij trajnimi ju, nën drejtimin tim, punoni shumë me veten, me botën tuaj të brendshme, punoni me qëllim për të qenë shumë më të lumtur, më të kënaqur dhe shumë më të plotësuar në çdo drejtim
Gjatë këtij trajnimi kemi fokusin kryesor tek qetësia e brendshme.

Këto 6 muaj, brenda grupit Mastermind, jo vetëm që mësoni, por edhe mbështesni njëri-tjetrin për të arritur më shpejt objektivat dhe ëndërrat tuaja.

Mbi të gjitha, brenda këtij trajnimi ka shumë praktikë dhe ushtrime.

Praktika është mënyra e vetme se si ju mund ta bëni NLP-në pjesë të përditshmërisë suaj.

Qëllimi kryesor i trajnimit NLP Master Prakatikant, është që ju vërtet të hidhni hapin gjigand drejt asja çfarë dëshironi.

Qëllimi kryesor i Master Praktikant, është që të ndryshimin e vërtetë.

Disa njerëz presin, e shtyjnë investimin tek vetja për një herë tjetër, disa presin momentin perfekt, por dua t'iu them që momenti perfekt për të hedhur një hap drejt jetës së re që dëshironi, nuk do jetë asnjëherë.

MJAFT keni pritur!

  • Mjaft më konflikte dhe keqkuptime me familjarët apo kolegët! Si Master Praktikant, do njihni veten në brendësi, do kuptoni proceset dhe modelet e mendimeve tuaja, si dhe do kuptoni modelet e dryshme të të menduarit dhe funksionimit tek të tjerët. Këto njohuri u ndihmojnë që të parandaloni dhe të zgjidhni më lehtë dhe me më shumë qetësi konfliktet e mundshme.

  • Mjaft më me zvarritjen dhe vërdallosjen në tunelet e errëta të mendimeve, të dyshimeve, të frikërave, të pasigurive. Ka ardhur koha të vendosni objektiva të qarta dhe konkrete, të cilat i ndiqni hap pas hapi, sepse ju do dini qartë se pse e bëni atë çfarë jeni duke bërë, e dini se ku shkoni.

  • Mjaft më shtyrje afatesh nga muaji në muaj. TANI është koha që të shfrytëzoni potencialin dhe gjithë asftësitë tuaja, me qëlllimin për të krijuar jetën që ju dëshironi. Me këto njohuri ju ecni para pa frikëra dhe dyshime për të prekur ndryshimet që dëshironi: Ndryshimin e karrierës, ndryshim në fushën financiare, ndryshime për të ngritur biznesin që dëshironi dhe shumë ndryshime të tjera.


Warren Buffett thotë: “Investimi tek njohuritë, është investimi më i mirë që mund të bëni. Sa më shumë mësoni, aq më shumë do fitoni.”
Transformimi që ju arrini me trajnimin Master Praktikant i Programimit Neuro Linguistik, është shumë më tepër se teori.
Gjatë këtij trajnimi çdo njohuri e praktikoni, gjë që u ndihmon që disa objektiva t'i arrini që gjatë kohës kur jemi bashkë. Objketivat e tjera do t'i arrini shumë më shpejt, sepse ju tashmë veproni në përputhje me strategjitë dhe vlerat tuaja.

INVESTONI për të marrë njohuri të reja!
Bëhuni pjesë e grupit MASTERMIND!

Pse Master Praktikant i NLP-së?

“Master praktikant i NLP-së, është ngjyra që mungon në kanavacë. Me këto njohuri, ju e bëni jetën tuaj - personale dhe profesionale - një kryevepër” - Shpresa

Tematika e trajnimit

Me trajnimin e Master Praktikant, ju pajiseni me kompetenca të reja për të arritur suksesin, si në jetën personale edhe në atë profesionale. Vlerën e transformimit tuaj do ta ndjeni dhe shikoni jo vetëm ju, por edhe familjarët, fëmijët, miqtë, klientët tuaj, sepse ju bëheni shembulli dhe frymëzimi i tyre.

Modul 1: Orientim drejt qëllimit

Për ta pasur më të lehtë, para se të fillojmë, shkurtimisht do të rifreskojmë njohuritë nga NLP Praktikant, vazhdojmë me vendosjen e qëllimeve tuaja, ku mësojmë se si mund të përdorni modelin META inverse, me qëllimin që personin ta drejtoni drejt transformimit dhe rezultateve që ai dëshiron.

Modul 2: Riformatimi dhe magjia e fjalës

Me këtë trajnim mësoni se si duke përdorur magjinë e fjalës, ndihmoni veten dhe të tjerët të largojnë vëmendjen nga problemi, duke pasur fokusin tek rezultati përfundimtar që doni të arrini. Me anë të komunikimit drejtoni fokusin për të marrë informacione se si të ndryshoni bindjet kufizuese dhe për të arritur atë çfarë ndoshta për momentin, ju duket e pamundur.

Modul 3: Meta programi

Me këtë trajnim thellohemi më shumë tek META programi, i cili ju ndihmon që të kuptoni veten dhe të tjerët në nivele shumë të thella. Me anë të këtyre njohurive, ju arrini të kuptoni shumë shpejt modelet e funksionimit të nejrëzve që u rrethojnë dhe pse ata veprojnë ashtu si veprojnë. META programi ju ndihmon që të kuptoni se cilat programe ju ndihmojnë në rrugëtimin tuaj dhe cilat programe ju pengojnë, duke i lënë ato pas vetes një herë e përgjithmonë.

Modul 4: Strategjitë dhe rastet e modelimit

Me këtë trajnim thellohemi tek strategjitë psikologjike dhe cili është roli i tyre në krijimin e hartës së brendshme. Ju mësoni strategjitë për të mësuar, strategji motivimi, vendimmarrje, bindje, vetëbesimi, strategji të qenit karizmatik dhe shumë të tjera.

Modul 5: Bindjet kufizuese

Me këtë trajnim mësoni se çfarë janë bindjet, si ato krijohen, si ato funksionojnë dhe si ne funksionojmë bashkë me to. Cilat janë karakteristikat e tyre. Gjithashtu mësoni se si bindjet kufizuese t'i ndryshoni për të mos qenë më pengesë në këtë proces transformimi dhe gjatë udhëtimit tuaj drejt suskesit

Modul 6: Vlerat

Me këtë trajnim mësoni se çfarë është ajo që ndikon tek ajo se çfarë dhe si e arrijmë në jetën tonë. Mësoni si të kuptoni vlerat e vërteta të një personi duke i renditur ato sipas hierarkisë së botës së brendshme të një personi dhe si ato t'i ndryshoni. Mësoni se cilat vlera të fuqizoni, cilat të ndryshoni dhe PSE-në e fuqishme të këtij ndryshimi, duke u lidhur kështu me bërthamën tuaj të vërtetë.

Modul 7: Hipnoza

Gjatë këtij trajnimi thelloni edhe më shumë njohuritë për modelet hipnotike dhe induksionet e ndryshme. Mësoni se si të përdorni në jetën e përditshme modelet dhe teknikat hipnotike të modelit Milton, si të jeni ju që keni në kontroll veten dhe drejtoni bisedën. Me modelin Milton mësoni se si të përdorni në mënyrë automatike teknikën e terapisë regresive. Gjithashtu gjatë këtij trajnimi do thellohemi edhe më shumë tek teknika Timeline, të cilën e përdorni për ndryshimin e botës së brendshme.

Modul 8: Metafora dhe historitë

Me këtë trajnim mësoni se si të përdorni metaforat dhe historitë e ndryshme, nga jeta juaj e përditshme, gjithmonë me qëllimin për të arritur rezultatet që dëshironi, si dhe të drejtoni të tjerët drejt rezultateve që ata dëshirojnë. Gjatë këtij trajnimi mësojmë metaforat izomorfike dhe homorfike dhe si ato t'i përdorim. Historitë dhe përdorimi i metaforave, për të pasur sukses në botën e biznesit është kthyer në domosdoshmëri. Gjithahstu këto modele i përdorni për të ndihmuar të tjerët që ata të arrijnë rezultatet që ata dëshirojnë.

Modul 9: Integrimi

Me këtë trajnim mësoni se si e shtrembërojmë kohën, sepse kjo gjë në raste të caktuara, mund të jetë shumë e dobishme. Mësoni se si me anë të nënmodaliteve të avancuara, arrini ndryshime tek vetja tuaj, si dhe ndihmoni të tjerët, kur vini re një konflikt në botën e brendshme. Të gjitha njohuritë që merrni modul pas moduli, arrini t'i integroni dhe t'i aplikoni në fusha të ndryshme të jetës suaj.

Oraret e trajnimit Master Praktikant i NLP-së

Brenda këtij trajnimi kam planifikuar takime ONLINE (ZOOM) dhe 3 takime (dy ditore) LIVE në Tiranë.

Mos anashkaloni BONUSET!!!

Ditët e trajnimeve 2024: ONLINE & LIVE

Takimet ONLINE

06 PRILL 2025, ora 17:00 – 20:00  (ONLINE) 
13 PRILL 2025, ora 17:00 – 20:00  (ONLINE) 

20 PRILL 2025, ora 16:00 – 20:00  (ONLINE) 

18 MAJ 2025, ora 16:00 – 20:00  (ONLINE) 

01 QERSHOR 2025, ora 16:00 – 20:00  (ONLINE) 

08 QERSHOR 2025, ora 17:00 – 20:00  (ONLINE) 

22 QERSHOR 2025, ora 16:00 – 20:00  (ONLINE) 

29 QERSHOR 2025, ora 16:00 – 20:00  (ONLINE) 

13 KORRIK 2025, ora 17:00 – 20:00  (ONLINE) 

20 KORRIK 2025, ora 16:00 – 20:00  (ONLINE) 

10 GUSHT 2025, ora 16:00 - 20:00 (ONLINE)

17 GUSHT 2025, ora 17:00 – 20:00  (ONLINE) 

24 GUSHT 2025, ora 16:00 – 20:00  (ONLINE) 

07 SHTATOR 2025, ora 17:00 - 20:00 (ONLINE)

14 SHTATOR 2025, ora 16:00 - 20:00 (ONLINE)

20 & 21 SHTATOR 2025: TAKIM LIVE në TIRANE, ora 09:00 - 18:00

Gjithë dhe aftësitë për t'u bërë mjeshtra të jetës suaj, i ndaj në mënyrë të tillë, që ju t'i praktikoni menjëherë në përditshmërinë tuaj.

*****

Trajnerja Shpresa Rupar, merr pjesë rregullisht në trajnime të ndryshme të NLP-së, si dhe bashkëpunon me The Institute of NLP, me qendër në USA, si dhe me bashkëthemeluesin e saj, Dr. Richard Bandler. Kjo përgatitje nga ana e saj është një garanci, që ju merrni njohuritë më të fundit, direkt nga burimi i NLP PURE.

Bëhuni pjesë e familjes MASTRERMIND dhe mjeshtëroni jetën tuaj në çdo drejtim!

INVESTONI për të marrë njohuri të reja!

Warren Buffett thotë: “Investimi tek njohuritë, është investimi më i mirë që mund të bëni. Sa më shumë mësoni, aq më shumë do fitoni.”
Transformimi që ju arrini me trajnimin Master Praktikant i Programimit Neuro Linguistik, është shumë më tepër se teori.
Gjatë këtij trajnimi çdo njohuri e praktikoni, gjë që u ndihmon që disa objektiva t'i arrini që gjatë kohës kur jemi bashkë. Objketivat e tjera do t'i arrini shumë më shpejt, sepse ju tashmë veproni në përputhje me strategjitë dhe vlerat tuaja.

INVESTONI për të marrë njohuri të reja!
Bëhuni pjesë e grupit MASTERMIND!