• Free

HIPNOTERAPIA shqip

  • Course
  • 7 Lessons

Mirë se erdhe!

Ky program FREE, është vetëm për ty, që do të njohësh HIPNOTERAPINE.

Ky program FREE është për ty, që e ke të qartë që pa shëruar dhimbjet, lëndimet, traumat e tua, nuk mundesh të arrish ato çfarë ti dëshiron dhe as ato që ti meriton

Çfarë gjen brenda këtij grupi?

Shpjegime, njohuri, teknika, ushtrime konkrete për të kuptuar problematikat e ndryshme lidhur me shëndetin mendor, si: ANKTHI, DEPRESIONI, FRIKERAT & FOBITE, TRAUMA KOMPLEKSE, PAKENAQESITE, STRESIN e të tjera.

Duke parë problematikat e shtuara në vitet e fundit, jam e gatshme që t'iu ofroj të gjithëve që ndeshen me këtë problematikë, materiale të ndryshme të cilat janë në formate të ndryshme: Video, LIVE, AUDIO, Shkrime, Pyetje, Teknika për të kuptuar se ku ndodhet problemi juaj specifik.

Po çfarë është HIPNOTERAPIA dhe pse ajo është pjesë shumë e rëndësishme e zhvilimit personal?

Fal HIPNOTERAPISE, mund të shërojmë sëmundje të dryshme, mund të lirojmë mendjen dhe shpirtin, duke prekur ato çfarë dëshirojmë.

Për më shumë se çfarë ueshtue Hipnoterapia, të ftoj që të ndjekësh Webinarin FREE, të cilin e gjen brenda kësaj faqe.

Çfarë tjetër gjen brenda grupit?

Me ty që dëshiron të ecësh më nivele të tjera, ndaj edhe trajnime, programe dhe oferta të ndryshme.

*****

Mirë se erdhe mes nesh në këtë udhëtim të bukur: Udhëtim brenda botës tënde të brendshme, udhëtim që të drejton në rrugën e së vërtetës tënde, udhëtim që më në fund të bën të kthehesh në shtëpi.

Me hipnozën dhe vetëhipnozën ti kontrollon mendimet dhe botën tënde të brendshme. Me këtë kontroll, ti di si të vizualizosh, si të krijosh jetën e ëndërrave të tua, ti di si të tërheqësh drejt vetes ato gjëra dhe ata njerëz që i përshtaten karakterit dhe vlerave të tua.

Praktiko çdo ditë sugjestionet e bukura dhe jeta jote bëhet çdo ditë edhe më e bukur!

Kjo është e drejta që ty të takon!

Vetëm që ti jeton, kjo e drejtë të takon!

Kush jam unë?

Trajnere e licensuar dhe e akredituar e Programimit Neuro Linguistik

Master trajnere e licensuar dhe e akredituar e Hipnozës

Trauma Coach

Confidence Coach

...por mbi të gjitha jam nënë, bashkëshorte, motër, teze, hallë, mike, grua biznesi

....Jam optimiste, empatike, më pëlqen gatimi, aplinizmi, librat e bukur, koha e lirë me veten

....Gjëja më e bukur që dua me gjithë shpirt, është njeriu dhe besoj fort që shumica e njerëzve kanë mirësi në shpirt.

Ne thjesht atë kemi nevojë që ta shikojmë dhe ta vlerësojmë.

Gjithmonë kjo gjë është shumë më e lehtë, kur ne vetë ndihmei mirë, jemi të plotësuar, nuk ecim të ngarkuar me dhimbje, trauma, sëmundje në trup, në mendje dhe në shpinë.

Së bashku mundemi të arrijmë në një nivel më tej!

Faleminderit që je mes nesh!

Njeriu me historinë e tij

Dje takova një miken time, me të cilën kisha gati 2 muaj pa u takuar nga afër. Pyetja e parë që zakonisht bëjmë është, “Si je?”. Përgjigja e saj ishte, “Mirë jam”, një përgjigje klasike që e përdorim në shumicën e rasteve.

Pasi u ulëm, i thashë: “Ana, më thuaj të lutem si vërtet ndihesh, çfarë ka ndodhur, sepse e shikoj që vërtet nuk je mirë.”
Pas kësaj ajo më besoi një problem që ka në lidhje me punën e saj dhe si e gjithë kjo situatë e bën të ndihet. Më besoi se sa e zhgënjyer, e mërzitur është dhe se sa e pavlerësuar ndihet. Ana këto momente ndodhet në një udhëkryq, sepse vërte nuk është e sigurt se si të veprojë më tej. Ajo ka investuar tek fusha e saj gati 28 vjet, brenda kësaj kompanie gati 12 vjet.

Gjithësesi, ajo më besoi më tej, “Shpresa je e vetmja që më kupton saktë, sepse as mami dhe as partneri im, nuk e shikojnë situatën ashtu si e shikon ti. Kam arritur në pikën që më mirë nuk u besoj asgjë, sepse ashtu kështu nuk e kuptojnë përpjekjet sakrificat, ndjesitë e mia dhe as nuk dua t'i rëndoj. Ndoshta kanë edhe të drejtë kur më thonë që ankohem kot se ka edhe më keq.”

U ka ndodhur edhe juve, që pavarësisht se si ndiheni, i bini shkurt me një “mirë jam”?
Zbukurimi i gjendjes sonë, apo mos të shprehurit e asaj çfarë vërtetë ndjejmë, është kthyer në një përgjigje normale.


Po a ndihemi vërtet mirë, ashtu si shprehemi?
Po sikur të bëni të kundërtën e asaj çfarë ambjenti pret?
Po sikur të ishit të sinqertë për emocionet tuaja, duke mos i fshehur më ato?

Jam e sigurt, që fillimisht njerëzit do të çuditeshin.
Por, a nuk ka ardhur koha që të jemi vërtetë autentikë?
Ky autencitet fillon duke qenë të sinqertë dhe të hapur me mënyrën si komunikojmë.
Vetëm kështu ne mund të ngremë marrëdhënie të shëndetshme me personat e afërt, me personat që janë pjesë e jetës sonë personale dhe profesionale.

Sot flitet shumë për inteligjencën emocionale dhe empatinë, por këto gjëra i fuqizojmë duke treguar edhe dobësitë tona, sepse të gjithë kemi momente të vështira, të gjithë në një moment të jetës përballemi me sfida të ndryshme, shpesh shumë të paparashikueshme.
Asnjëherë mos mendoni se të shprehurit e emocioneve tregon dobësi, përkundrazi të flasësh dhe shprehësh ndjesitë dhe emocionet tregon forcë dhe shumë inteligjencë.
Ne e kemi shumë të thjehstë të shprehim ndjesitë pozitive, problemi ndodh kur është e nevojshme të shprehim një pakënaqësi, apo një ndjesi negative e cila na rëndon shpirtin dhe ndikon tek marrëdhëniet tona me njerëzit.
Po pse është kaq e vështirë të shprehen?
Sepse këto ndjesi kërkojnë që të thellohemi më shumë brenda vetes dhe kjo gjë kërkon kurajo.

Si të përgatisim veten për të qenë më të guximshëm për të shprehur ndjesitë tona?

Një nga mënyrat është hipnoterapia. Duke qenë e ndërgjegjshme për rëndësinë e kësaj pjese, për ju kam përgatitur audion hipnoterapike: Shprehni emocionet tuaja, të cilën duke u regjistruar në faqen time, mund ta dëgjoni, sa herë që dëshironi.

Faleminderit që duke më dërguar e-mail tek, shpresa@shpresarupar.com, dhe faleminderit që më beson ndjesitë dhe emocionet e tua.

Webinar: HIPNOTERAPIA

Webinar: Njihuni me Hipnoterapinë

Për kë është ky program FREE?

Për kë është ky program?
Çfarë ndryshimi pozitiv pret nga ky program?

AUDIO HIPNOTIKE

AUDIO: Shprehni emocionet tuaja
AUDIO - Zemër e lumtur.mp4

Materiale të ndryshme

Fuqia e brendshme.mp4
Çfarë është Hipnoza?