Si të përdorni fuqinë e mendjes suaj
Si të zbuloni kush jeni në të vërtetë
Si të arrini suksesin në çdo fushë të jetës suaj
E keni pyetur ndonjëherë veten se pse nuk jeni aq të suksesshëm sa do dëshironit të ishit?
Kur keni pasur mundësinë të investoni për një dëshirën tuaj, i keni thënë ndonjëherë vetes, që “nuk është tani momenti i duhur për të investuar për këtë gjë?”
E dini se ku doni të shkoni, e dini se çfarë dëshironi, i dini hapat që keni nevojë të hidhni për të arritur atë gjë, por duket sikur diçka u pengon të vazhdoni më tej?
Nëse jeni si shumica e njerëzve, jam e sigurt, që të paktën një prej këtyre pyetjeve, ju jeni përgjigjur “PO”.
Sot dua t'iu them që është e panevojshme të ndiheni keq, sepse nuk jeni vetëm.
Nëse jeni duke u përpjekur shumë për të krijuar jetën tuaj ideale, nëse jeni duke pyetur veten,
“A do arrij edhe unë ndonjëherë të realizoj objektivat e mia”,
“A do hedh ndonjëherë hapin drejt asaj çfarë UNE dëshiroj”,
atëhere shumë URIME për ju!
Jeni në vendin e duhur!
Të gëzojnë shëndet të mirë,
Të kenë punë më të mirë,
Të arrijnë suksesin me biznesin e tyre,
Marrëdhënie më të shëndetshme,
Paqe të brendshme,
Gjendje financiare të kënaqshme,
Më shumë energji në jetën e tyre
Por, shumë pak arrijnë të prekin objektivat dhe dëshirat e tyre, sepse ka diçka tjetër që ata i pengon.
Pa marrë parasysh se me cilën fushë të jetës jeni të pakënaqur, qofshin këto probleme në çift, pakënaqësi në vendin e punës, probleme për gjetjen e stafit të kualifikuar, probleme finanaciare, probleme shëndetësore, dhe shumë problematika të tjera, .... ju ndoshta keni kërkuar dhe keni marrë këshilla se si këto gjëra t'i zgjidhni dhe si të krijoni jetën që ju vetë dëshironi.
Ka shumë mundësi që, pavarësisht se mund të keni vepruar sipas këshillave që u kanë dhënë, ende nuk e keni zgjidhur problemin e vërtetë.
Fatkeqësisht shumë njerëz nuk është se dështojnë për arritjen e objektivave, sepse nuk po përpiqen apo nuk po japin maksimumin nga vetja. Ata mundohen shumë, mundohen gjithë jetën e tyre, por sa kalojnë një vështirësi, duket sikur jeta u hedh një tjetër vështirësi të paparashikuar.
Pa marrë parasysh se çfarë bëjnë, nuk arrijnë të jenë aq të suksesshëm sa do dëshironin. Kjo nuk ka të bëj fare me atë se kanë bërë diçka gabim.., por sepse nuk kanë kërkuar dhe nuk kanë shkuar deri tek problemi i vërtetë që kanë brenda vetes.
Për të gjetur këtë problem, është e nevojshme që të thelloheni dhe të kërkoni shkaqet e vërteta në brendësinë tuaj.
Mendja juaj është shumë më e fuqishme nga sa e mendoni
Është ajo që mund t'iu pengojë për arritjen e suksesit dhe gjërave që vërtet meritoni.
Mendësia, objektivat, mirëqenia, suksesi
Jepini prioritet menaxhimit të kohës suaj
Kurioziteti, komunikimi i shëndetshëm, vlerat dhe inteligjenca femërore
E vërteta e suksesit: Krijimi i vetes
Si të fitojmë betejat me veten dhe si të marrim vendime të vështira
Bashkëpunimi, rritja, transformoni ekipi dhe suksesi
Si të fitoni betejat e ndryshme. Disa mësime të nevojshme, para se të keni nevojë për to.
Ndihmojmë të tjerët ti bëjnë gjërat më mirë
Tetë fushat e shëndetit duke i lidhur me rrethin e jetës
Mendimi pozitiv, vetëvlerësimi dhe vendosja e kufijve
Shpresa Rupar
Trajnere e licensuar e NLP-së, Business Coach e Licensuar, Hipnoterapiste, Bashkëpunëtore me The Institute of NLP
“Gjithmonë më ka tërhequr funksionimi i trurit, marrëdhëniet dhe komunikimi, çfarë na dallon nga njëri-tjetri dhe çfarë na bashkon. Dëshira ime për të mësuar gjëra të reja dhe për të dhënë edhe unë kontributin tim, më çuan deri tek ky profesion që ushtroj sot.
Gjatë punës sime gati 10 vjeçare, si profesioniste e kësaj fushe, kam ndihmuar mbi 3000 persona të dalin përtej problematikave të tyre, duke e pasur fokusin tek arritja e rezultateve që ata dëshirojnë. Dinamika e problematikave, më ka bërë që të vazhdoj të investoj edhe më tej në këtë fushë, gjë që e vërtetojnë diplomat ndërkombëtare:
Coach: Life and Business Coach, e licensuar dhe akredituar me disa certifikata ndërkombëtare
Master Practitioner e kualifikuar dhe akredituar nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, SHBA
Trajnere Ndërkombëtare e Programimit Neuro Linguistik, e kualifikuar dhe akredituar nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, SHBA
Së fundmi Trajnere Ndërkombëtare për trajnimin e Business Coachave të rinj.
Hipnoterapiste: E kualifikuar dhe akredituar nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, SHBA
Grua biznesi: Themeluese e kompanisë Maxi Travel sh.p.k. & Consulting s.p. (Shpresa Rupar), me qendër në Slloveni
Konsulente e biznesit
Krijuese dhe autore e disa programeve edukimi Online dhe LIVE
Organizatore e trajnimeve & seminareve të ndryshme.
Folëse
Autore e librit: Duaj veten, dashuro jetën!
Autore e librit: Fëmijë konfident
Autore e librit: STOP njerëzve toksik!
Mësuese
Përkthyese
Blogere
Kurioze, analiste, nxënëse e përjetshme
Meqenëse njeriu është qenie komplekse, edhe motoja ime, të cilën e përfshij në çdo seminat, çdo trajnim individual apo në grupe është: All in one makes the difference!
Me programet që ofroj, mësoj njerëzit se si të ndryshojnë mënyrën e të menduarit, dhe duke i aplikuar këto metoda në jetën e tyre të përditshme, ata, jo vetëm që ndryshojnë jetën e tyre, por mund të influencojnë edhe botën që i rrethon.
Meqenëse kam jetuar dhe punuar në 4 shtete të ndryshme, kam një përvojë unike dhe tepër të pasur, si në jetën personale dhe në atë profesionale, përvojë nga e cila kam mësuar se çfarë funksionon dhe çfarë jo.
Nga dështimet kam mësuar që nëse dua të arrij suksesin dhe të ndihem e plotësuar, e kam të nevojshme të ndryshoj shumë gjëra në botën time të brendshme.
Nue këtë seminar, me ju ndaj njohuri dhe teknika konkrete, tue cilat i kam mësuar nga burime dhe trajnerë të ndryshëm.
Gjatë këtij seminari, së bashku me folësit e tjerë, ju ndihmojmë që së bashku të kuptojmë lidhjen emocionale dhe mentale që ndoshta keni me shumë gjëra, lidhje që u pengojnë të arrini ato çfarë dëshironi.
Mua më motivojnë objektivat e larta!
Kjo është edhe arsyeja se pse me çdo seminar dhe trajnim ndaj me ju gjëra konkrete, në mënyrë që edhe ju të përqafoni dhe të hidhni hapa pa frikë drejt objektivave tuaj.
Na u bashkoni në 28 SHTATOR, ora 16:00 dhe mësoni se si hapa pas hapi të arrini suksesin në çdo fushë të jetës suaj!