Shpresa Rupar s.p./Trajnimi: Vetëhipnoza

  • €147

Vetëhipnoza: Rezultate Të Garantuara!

”Si të përdorni Hipnozën për të arritur REZULTATET që dëshironi.”

Kush është trajnerja?

Nga Shpresa Rupar
Trajnere & Hipnoterapiste

  • Coach: Life and Business Coach, e licensuar dhe akredituar me disa certifikata ndërkombëtare
  • Master Practitioner e kualifikuar dhe akredituar nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, SHBA
  • Trajnere Ndërkombëtare e Programimit Neuro Linguistik, e kualifikuar dhe akredituar nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, SHBA
  • Hipnoterapiste: E kualifikuar dhe akredituar nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, SHBA
  • ​Grua biznesi: Themeluese e kompanisë Maxi Travel sh.p.k. & Consulting s.p. (Shpresa Rupar), me qendër në Slloveni
  • Konsulente e biznesit
  • Krijuese dhe autore e disa programeve edukimi Online dhe LIVE
  • Organizatore e trajnimeve & seminareve të ndryshme. Folëse
  • Autore e librit: Duaj veten, dashuro jetën! 
  • ​Autore e librit: Fëmijë konfident
  • Autore e librit: STOP njerëzve toksik!
  • Mësuese
  • ​Përkthyese
  • Blogere
  • ​Kurioze, analiste, nxënëse e përjetshme

**********

Tashmë është vërtetuar të gjithë përdorim hipnozën, por shumica nuk e dinë që përdorin sugjenstionet e gabuara.

A bëni pjesë edhe ju në grupin e njerëzve të cilët, me zë apo nën zë, pyesin veten:

Pse disa njerëz arrijnë suksesin, kur të tjerët dështojnë?

Pse disa njerëz janë të lumtur,  kur të tjerët ndihen komplet të dëshpëruar?

Pse disa njerëz pasurohen, kur pjesa tjetër, pavarësisht punës dhe përpjekeve të tyre, nuk shpërblehen për mundin e tyre?

Pse disa njerëz janë konfidentë, kur  pjesa tjetër mbytet nga frika dhe dyshimet?

Pse disa njerëz gëzojnë shëndet të plotë, kur të tjerët duket sikur gjatë gjithë kohës vuajnë nga gjithë sëmundjet e mundshme?
Qetësia e brendshme është sekreti i një jetë të lumtur. Tashmë është vërtetuar edhe shkencërisht, që sekreti për 
të pasur një jetë fantastike, sekreti për të gjetur qetësinë
e brendshme, është qasja që kemi me nënvetëdijen.

Pa këtë qasje tek potencialet e brendshme, jeta shpesh kthehet në luftë për mbijetesë.

Pa këtë qasje, çdo ditë jeta kthehet në një betejë të vështirë. Në një gjendje të tillë arritjet e objektivave, realizimi i ëndërrave, bëhen shumë të vështira, ose të pamundura për t'u realizuar.

Kjo është zbrazëtia emocionale, ku në ditët e sotme e gjejnë veten miliona njerëz.
Zhgënjim, dështim, situata pa shpresë!

Miliona njerëz sot nuk e dinë si t'i ndryshojnë gjërat për më mirë. Me mendime dhe ndjesi të tilla, ndryshimi i jetës duket i pamundur.

Gjithësesi, duke njohur hipnozën, duke mësuar SI të eksploroni nënvetëdijen tuaj, si të largoni pengesat që gjenden brenda saj, duke i zëvendësuar ato me një mendësi të re suksesi, ju mund të transformoni plotësisht jetën tuaj.

Mësoni këto njohuri, zotëroni aftësinë se SI, dhe problemet e ndryshme me të cilat ndesheni: marrëdhëniet me njerëzit, situata të kënaqshme financiare, shëndeti, objektivat dhe ëndërrat tuaja, bëhen një realitet i prekshëm, dhe kjo shumë më shpejt se sa e imagjinoni.

Me këto njohuri ju mund të transformoni jetën tuaj!

Me këto njohuri ju arrini të dilni nga deti me dallgë dhe stuhi dhe gjeni një liman të qetë dhe të sigurt, ku në gjendje relaksi, shikoni drejt horizonteve të reja.

A e dini si të zbuloni potencialet tuaja të brendshme, duke njohur veten në nivele të thella?

Nëse thoni, ”duke menduar pozitivisht"duke përdorur afirmimet pozitive” ose ”duke vizualizuar gjëra ideale"............, pjesërisht, keni të drejtë.

Mendimi pozitiv dhe imagjinata janë farat që hedhim për të arritur suksesin. Gjithësesi, nëse ato fara nuk mbillen për të zënë vend thellë në nënvetëdije, nuk na garantojnë suksesin.

Problemi qëndron se shumë shpesh, vetë pjesa llogjike kthehet në armikun kryesormendimeve pozitive, duke mos i lejuar ato të shkojnë deri në nënvetëdije.

Mendja e shëndetshme ka nevojë për të njëjtin shërbim apo kujdes si edhe bahçja. Ndryshe, është njësoj si të presim të kemi një bahçe të begatë, pa hedhur në të farat e asaj gjëje që duam të shijojmë. Ju mund të mendoni ”pozitivisht”.  Mund të përsërisni afirmime të ndryshme çdo ditë, ndoshta edhe disa herë në ditë, ju mund të vizualizoni pa fund situata ideale, por nëse këto mendime nuk zënë vend në nënvetëdije, ashtu si edhe farat në bahçe, të cilat para se të lulëzojnë kanë nevojë për kohën e tyre për t'u zhvilluar, asgjë nga këto nuk sjell rezultatet dhe transformimin që aq shumë dëshironi.

Jam Shpresa Rupar,

Si trajnere e Programimit Neuro Linguistik dhe hipnoterapiste, me programet e edukimit që ofroj, misioni im është që të ndihmoj njerëzit që ata të ndryshojnë mënyrën e të menduarit, gjithmonë duke punuar me veten e tyre në nivele të thella. Investimet e mia në këtë fushë, puna me klientin për zgjidhjen e problematikave të ndryshme me të cilat ai ndeshet, më kanë dhënë arsye të forta që  t'iu garantoj se ky transformim, duke përdorur edhe (vetë)hipnozën, është i mundur, - shumë më shpejt se sa mund ta keni imagjinuar.

Pse shumë njerëz, pavarësisht se ata lexojnë libra pa fund për zhvillimin personal dhe psikologjinë pozitive, pavarësisht se shkruajnë objektivat, pavarësisht se janë "pozitivë"nuk arrijnë të ndryshojnë veten, kushtet ku ndodhen apo situatat që nuk u pëlqejnë?

Në fund të fundit, pse nuk arrijnë rezultatet që ata dëshirojnë? 

Ata përgatisin veten me farat për suksesin, por në fakt nuk dinë si t'i mbjellin këto gjëra thellë në nënvetëdijen e tyre. Ato fara, vetëm nga ai vend mund të sjellin rezultatet pozitive dhe ndryshimin që ata dëshirojnë. 

E kam fjalën për................

Hipnoza është miratuar si terapi nga Shoqata Mjekësore Amerikane që në vitin1958, në 1961 edhe nga Shoqata Psikiatrike. (Marrë nga: Harvard Medical School)

Vetëhipnozën mund ta përdorni në çdo fushë të jetës suaj.

Duke njohur dhe duke përdorur vetëhipnozën, ju mund të arrini shumë më lehtë ato çfarë ju dëshironi.

Me vetëhipnozën ju arrini të kontrolloni gjendjen tuaj emocionale.
Kur kontrolloni gjendje tuaj emocionale, ju keni nën kontroll vendimet dhe veprimet tuaja, si dhe kontroll të plotë mbi jetën tuaj, kontroll që shumë pak njerëz e posedojnë.

Mbi të gjitha, vetëhipnoza, pavarësisht miteve të ndryshme që qarkullojnë, nuk ka asnjë efekt anësor!

Vetëhipnoza është një mjet që ju ndihmon jashtëzakonisht shumë për të arritur shumë më shpejt objektivat që keni.

Pa marrë parasysh nëse doni të përmirësoni situatën tuaj financiare, nëse doni të humbisni kilogramët e tepërt, nëse doni të udhëtoni me avion pa pasur frikë, të eleminoni bindjet kufizuese apo të largoni frikëra dhe fobi të ndryshme, ju gjithmonë: keni një objektiv për të arritur diçka!

Me vetëhipnozën nënvetëdija është në harmoni me objektivat, gjë që u bën shumë më të aftë për t'i arritur ato.

Duke pasur akses të drejtëpërdrejt  në nënvetëdije, me vetëhipnozën arrini  ndryshime në nivele shumë të thella.

Po pse shumë njerëz, pavarësisht se kanë harxhuar shumë  kohë dhe para me libra, seminare apo qoftë edhe me trajnime të ndryshme,  nuk arrijnë rezultatet që ata dëshirojnë.......

Përmirësoni jetën tuaj në çdo drejtim!


  • Fokus dhe arritje objektivash
  • ​Manifestimi i asaj çfarë dëshironi
  • Ndryshimi i sjelljeve që ju pengojnë
  • ​Forcimi i besimit tek vetja
  • Rënie nga pesha, duke e ruajtuar atë
  • ​Kontrolloni situatat dhe jetën tuaj
  • ​Hiqni dorë nga veset dhe varësitë e ndryshme (ushqerja psikologjike, cigarja)
  • ​Kapërceni frikërat dhe fobitë e ndryshme (frika nga lartësitë, gjarpri, udhëtimi me avion...) 
  • ​Ndihmoni veten në raste kur jeni të stresuar apo kur keni dhimbje të ndryshme
  • ​Zgjidhni më shpejt dhe shumë më lehtë problemet me të cilat ndesheni
  • ​Komunikoni me më shumë qetësi
  • ​Përmirësoni marrëdhëniet me të tjerët
  • ​Kontrolloni më mirë situatat që u shkaktojnë stres
  • ​Përmirësoni memorien dhe aftësinë për të mësuar
  • ​Zbuloni potencialin e vërtet në çdo fushë të jetës, duke e kthyer jetën tuaj në një histori suksesi
  • Krijoni jetën për të cilën keni ëndërruar gjithmonë!

Hipnoza nuk asnjë efekt anësor!

Meqenëse shumë studime dhe kërkime shkencore kanë vërtetuarhipnoza funksionon, ajo  është shumë e kërkuar në ditët e sotme.
 
Me zhvillimin e sotëm, me mundësinë e shitjeve online, hipnoza ofrohet në formate të ndryshme: libra, seminare, trajnime apo programe të tjera të formateve të ndryshme

Shpesh këto programe përgatiten edhe nga ”ekspertë” apo persona të palicensuar, pa përvojën e duhur, të cilët shumë shpesh ofrojnë libra, programe të cunguara, ose teori të gabuara. Të gjitha këto kanë bërë që blerësi të humbasë besimin dhe të dyshojë tek të mirat e hipnozës.  

Po si t'i evitoni këta ”ekspertë”?

Kontrolloni licensat e tyre, sigurohuni që mësusesit e atyre që ofrojnë këto programe janë emra të njohur botëror në këtë fushë.

Personalisht, në 10 vitet e fundit kam studiuar nga më të mirët (Dr. Aleksander Shinigoj, Dr. Richard Bandler, Paul McKenna, Brian Tracy, T. Harv Eker, Bob Proctor e të tjerë). Ka më shumë se 6 vite që ofroj shërbime të ndryshme për zhvillimin personal dhe profesional. Por, duke parë sukseset dhe ndryshimet tek klientët me të cilët kam punuar, në 3 vitet e fundit këtë pasion e kam kthyer në profesion me kohë të plotë. Pavarësisht gjithë njohurive dhe përvojës sime, vetëm pas qindra orëve praktikë dhe punë të drejtëpërdrejt me klientin, e ndiej veten të aftë të ofroj këtë program online për (vetë)hipnozën, një program tepër cilësor, ku ju, me njohuritë, teknikat, ushtrimet praktike, si dhe SI-në, ju mund të ndihmoni veten.

Pse këto të dhëna janë të rëndësishme për ju?

Sepse zhvillimi personal dhe profesional ka një sekret...........

Secili prej nesh ka një hartë të brendshme, hartë e formuar gjatë gjithë jetës sonë, në formimin e së cilës kanë ndikuar faktorë të ndryshëm, të jashtëm dhe të brendshëm. Për të arritur ato çfarë dëshirojmë është e nevojshme atë hartë ta analizojmë dhe ta ndryshojmë.

Me vetëhipnozën ju këtë udhëtim e bëni shumë më të lehtë!

Doni të ndryshoni sjelljen dhe bindjet kufizuese në mënyrë që të arrini më lehtë ato çfarë dëshironi?



Hipnoza është një metodologji tepër efikase, gjithmonë me fokus për arritjen e objektivave dhe qëllimeve që dikush ka.
Meqenëse ditët tuaja janë tepër të ngjeshura, me këtë program, të përgatitur me shumë kujdes nga ana ime, nuk keni nevojë të harxhoni orë pa fund.

Kur mësoni si të mbillni objektivat, thellë në nënvetëdijen tuaj, shumë shpejt arrini ndryshime fantastike:
  • Ndryshim: Ndryshoni hartën e brendshme.
  • Harmoni: Dy pjesët e trurit, e vetëdijshma dhe e pavetëdijshmja, punojnë së bashku, në mënyrë që ju të arrini sa më lehtë dhe sa më shpejt objektivat apo qëllimet që i keni vendosur vetes.
  • Ushtrime & praktikë: Mësoni se si dhe kur mund të hipnotizoni veten tuaj.
  • ​Rezultate: Arrini ato çfarë dëshironi si në jetën personale dhe në atë profesionale.

E di që edhe ju, ashtu si unë, ashtu si shumë klientë, me të cilët kam pasur fatin të punoj, doni të njihni këto sekrete, këtë metodologji, doni të arrini rezultate dhe ndryshime për ta kthyer jetën tuaj në fantastike.

***********
“Si të përdorni vetëhipnozën për të arritur REZULTATET që JU dëshironi..."
Çfarë ju, ditë pas dite, përfitoni nga modulet e këtij  PROGRAMI 7 ditor.

***********

Dita #1: Njohja me hipnozën dhe sistemin e vetëhipnozës

Në ditën e parë njihemi me hipnozën dhe si me sistemin e vetëhipnozës, mund të përgatisni mendjen tuaj për suksesin.
Para se suksesin ta prekni, është  e rëndësishme që për atë të jeni gati.
Së bashku eksplorojmë fuqinë e jashtëzakonshme mendjes, të nënvetëdijes dhe potencialet që gjenden brenda jush. Njihemi me hapat e këtij sistemi, sugjestionet. Kontraditat brenda hartës suaj. Ditën e mbyllim me një ushtrim për aktivizimin e nënëvetëdijes.

Dita #2: Si të eksploroni brenda nënvetëdijes për të parë dhe krijuar mundësi të reja

Në ditën e dytë vazhdojmë me një metodë konkrete se si të çkyqni fuqinë e mendjes suaj.
Transi dhe fazat e ndryshme të gjendjes transit, si dhe metodolgjia për të hyrë në gjendje transi.
Audio: Hapat për relaksimin e trupit.
Audio: Qetësia e brendshme.
Më tej vazhdojmë me një ushtrim të drejtuar nga ana ime, ku ju, me udhëzimet konkrete nga ana ime, mësoni hapat e parë se si të filloni me procesin e vetëhipnotizimit.

Në ditën e tretë  punojmë me programimin e mendjes për të arritur ato çfarë ju doni dhe me objektivat.
Si ju, duke shfrytëzuar fuqinë e mendjes, mund të arrini ato çfarë dëshironi. Si të gjeni objektivin tuaj dhe qëllimin e vërtetë.
Çfarë fshihet pas dështimit dhe si të kapërceni këto pengesa dhe kufizime.
Audio hipnozë e përgatitur vetëm për këtë program.

Dita #4: Sugjestionet, vizualizimi

Në ditën e katërt  fokusohemi tek dyshimet & bllokadat e brendshme.
Mungesa e energjisë, motivimit.
Aktivizimi i qëllimit të vërtetë.
Me ju ndaj disa teknika konkrete, me anë të të cilave e keni shumë më të thjeshtë futjen në nivele shumë të thella të nënvetëdijes, duke krijuar hartën që  dëshironi.
Ushtrim: Integrimi i gjithë proceseve.

Dita #5: Thjeshtimi i procesit

Në ditën e pestë:  Si ta thjeshtoni përdorimin e teknikës së vetëhipnozës.
Sugjestionet hipnotike & si ju, me ndihmën e sugjestioneve të ndryshme, mund të riformartoni hartën tuaj të brendshme.
Si ju duke shfrytëzuar fuqinë e mendjes, mund të gjeni energjinë e brendshme, gjithmonë me qëllimine realizimit të objektivave dhe qëllimeve tuaja. 
Vizualizimi

Dita #6: Procesi hipnotik i vizualizimit

Dita e gjashtë: Vizualizimet si pjesë e procesit hipnotik.

Pasi njihemi me disa faza, kalojmë në ushtrime konkrete për të krijuar hapësirë brenda nënvetëdijes në nivele të thella, ku mund të krijoni më shumë mundësira për të gjetur  zgjidhje më të mira dhe më të shpejta të problemeve tuaja.
Hapat për të hyrë gjendje të thellë hipnotike.

Dita #7: Si të zotëroni dhe praktikoni njohuritë e këtij programi

Në ditën e fundit njihemi dhe praktikojmë ushtrimin për të luftuar pagjumësinë që netët tuaja të jenë më të qeta, në mënyrë që në mëngjes të çoheni komplet të relaksuar dhe me energji fantastike për të nisur ditën e re.
Nëse ndesheni me probleme të ndryshme, të cilat nuk dini si t'i zgjidhni, në këtë pjesë ndaj me ju ndaj disa parime dhe hapa që u ndihmojnë për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Në pjesën e fundit fokusohemi tek e ardhmja dhe si me ndihmën e vetëhipnozës, ju mund ta keni shumë më të lehtë për ta krijuar atë.


Ky program është nja nga ato programe që u ndihmon të ndiheni shumë më mirë me veten tuaj, të dukeni shumë më mirë, si dhe të jeni versioni më i mirë i vetes çdo moment.

Po... vetëm kaq. Për vetëm 147 € ju ndiqni një program, për të cilin më është dashur të investoj mbi 70.000 €, më është dashur të investoj shumë vite dhe orë pa fund, më është dashur të udhëtoj në disa vende të botës, më është dashur të jem me ditë dhe muaj të tërë larg familjes, më është dashur të sakrifikoj pushime dhe shumë dëshira të tjera.

Por mbi të gjitha, investimin tek vetja (si atë kohor & financiar), e kam bërë pasi unë vetë jam ndeshur me shumë eksperienca jo shumë të këndshme, si në jetën personale dhe në atë profesionale, eksperienca që nuk dua t'i ketë më askush, as ju që jeni tani këtu!



Para se të arrij tek klienti i kënaqur, fillimisht çdo gjë e kam provuar vetë...

Në fillimet e mia, hipnoza ka qenë për mua një temë 'tabu'. Ka qenë diçka që kurrë nuk e kisha imagjinuar që do ta provoja. Përkundrazi vetë fjala 'hipnozë' më trembte. Duke qenë një person që e dua shumë lirinë e zgjedhjes së lirë dhe vendimeve personale, ideja se mund të më hipnotizonte dikush tjetër, më trembte jashtëzakonisht shumë.

Por, pak kam ditur që armiku kryesor për të më hipnotizuar me ato gjëra që kisha frikë, ishte mendja ime, isha vetë unë.

Miku im më i mirë ka qenë gjithmonë libri, njohuritë e reja më kanë ndihmuar që, pavarësisht vështirësive të ndryshme, me të cilat jam ndeshur, të merrja disa vendime dhe të hidhja disa hapa që më kanë ndihmuar të prek suksesin, nëse atë e shikojmë nga këndvështrimi i asaj që prekim, asaj që shikojmë, ose që shikojnë të tjerët.

Nga ana tjetër, nëse unë do të kisha njohur hipnozën, nëse do të punoja me qëllim për të gjetur harmoninë e jetës në të gjitha drejtimet, jam e bindur që çdo moment të këtij rrugëtimi, çdo vendim i marrë nga ana ime në gjendje relaksi, çdo hap të hedhur, çdo sukses të arritur, do ta kisha shijuar shumë më tepër.


Gjithashtu, nëse këto njohuri do t'i kisha njohur dhe do t'i kisha mësuar qysh para 20 vjetësh, jam e bindur që edhe edukimi i vajzës sime do të kishte qenë shumë më i lehtë.

Pavarësisht arritjeve, pavarësisht gjërave të bukura në jetën time, kam qenë një person që nuk kam pasur besim tek vetja, mosbesim që pa dashje ia kalova edhe vajzës sime.
Sot, falë punës sime të jashtëzakonshme me veten, edhe vajza më ndjek. Sot jam krenare për ato gjëra qe i kam përçuar edhe asaj gjatë këtij udhëtimi.

Po pse i trembesha hipnozës?

Me kalimin e kohës kam kuptuar që kam qenë aq shumë e programuar me dogmat dhe bindjet e të tjerëve, aq shumë sa trupi më jepte sinjale alarmi.
Nëse edhe dikush nga ju mund të ndjejë një alarm të tillë, ju kuptoj shumë mirë.

Cilat janë disa nga këto dogma, bindje të të tjerëve?

Ato janë të shumta, por më poshtë kam zgjedhur disa bindje, të cilat i kam pasur të rrënjosura brenda mendjes dhe trupit tim: 'me hipnozën të programojnë', '
hipnotisti bën ç'të dojë me ty', 'është e frikshme', 'të shpëlajnë trurin', 'të ndryshojnë bindjet, karakterin' , e të tjera.

Hipnoza është një mjet ndihmës shumë i fuqishëm, që DUHET përdorur me shumë kujdes dhe me shumë integritet, prandaj është shumë e rëndësishme që të zgjidhni me shumë kujdes se me cilin person punoni.
Gjëja më e bukur që kam mësuar me hipnozën është që arrij të bëj dallimin mes  sugjestioneve pozitive dhe atyre negative, di të largohem nga ato çfarë tenton të më imponojë dikush. Me këto njohuri kam formuar mburojën time të brendshme, gjë që më ka lehtësuar punën dhe jetën time të përditshme, sidomos në momentet kur ndeshem me negativitetin.

Gjërat kryesore që kam mësuar me hipnozën:

  • Arritje objektivash specifike: Qartësi, fokus duke përdorur forcën e nënvetëdijes
  • Bindjet kufizuese: Duke punuar me veten në nivele të thella, kam pastruar shumë bindje kufizuese që ishin kthyer në bllokadat e mia
  • ​Frikërat dhe fobitë: Kam larguar frikën nga dështimi, fobinë nga gjarpëri.....
  • Gjendja e brendshme: Falë këtyre teknikave, njohurive, praktike, dola nga gjendja e rënduar psikologjike.
  • Gjendja emocionale: Falë hipnozës di të kontrolloj veten dhe gjendje time edhe në situata tepër të vështira, situata që për dikë mund të jenë tepër stresuese.
  • Ligji i tërheqjes: Duke njohur funksionimin e mendjes, të nënvetëdijes kam njohur si funkionon Ligji i Tërheqjes, duke e bërë atë pjesë të karakterit dhe të ditëve të mia.
  • Vizualizimi: Falë tij kam zbuluar talentin tim të fshehur, shkrimin.
  • ​Ndryshim karriere, e të tjera, e të tjera......................

Mirmengjes grupi! 🌅 Une mezi po pres programin e Hipnozes po ju? Mezi po e pres sepse kam pasur fatin te shijoje hipnozen ne trajnimet qe po bej dhe eshte fantastike. Benefitet e saj jane te pafundme.😍 Nuk eshte se une kam shume aftesi qe ta perdor sepse me duhet vertet te mesoj shume me thelle rreth saj, por eshte e dyta here qe po bej prova 😃😃. Tek dentisti eshte hera e dyte qe refuzoj anestezine. Per ata qe me njohin nga afer e dine sa probleme shendetsore kam pasur dhe perceptimi i dhimbjes tek une eshte shume i larte. Dhe vertet dhimbjet fizike te kondicinojne shume perditshmerine. Por edhe perdorimi i madh i antidolorifici nuk eshte zgjidhje per kohe te gjate. Diten e pare qe e refuzova anestezine bera nje akord me dentisten qe ne momentin qe dhimbja do ishte e padurueshme do te me perdorte anestezine. Pregatita veten me frymarrjen qe coach Shpresa na ka mesuar dhe fillova te perqendroj mendimet e mija ne gjerat qe me bejne mua te jem ne nje dimension tjeter. Nuk dua t'ju them qe nuk ndjeva asnje lloj dhimbje apo shqetesimi po ndersa dentistja qe me shume profesionalitet po bente ne menyre eccellente punen e saj une po krijoja modelet qe dua te kete koleksioni im. Perfundimi ? Woooow mbarova seancen pa anestezi, pak dhimbje, 0 stress nga shqetesimet qe te jep anestezia ne rastin tim shume shpesh tachicardia dhe ajo bezdia kur ke buzen e mpire qe te rri shtember dhe te dhemb. Nje nga benefitet qe me jep hipnoza dhe vec per kete per mua ia vlen qe une ta bej  

Faleminderit coach Shpresa Rupar. Me shume mirenjohje 🙏🙏

BONUSE

Kur regjistroheni për këtë program, gjithashtu përfitoni:

Bonus #1
Përmbledhje e programit në PDF

Bonus #2 7 audio hipnoza të përgatitura vetëm për këtë program (7 ditë - 7 AUDIO)


PO REGJISTROHEM TANI!

Në momente të tilla zakonisht ka vetëm 3 mundësi:
  • Vendimi më i gabuar: Nuk bëni asgjë dhe shpresoni që gjërat mund të ndryshojnë. Fatkeqësisht në jetë asgjë nuk ndryshon nëse ju nuk ndryshoni!
  • Vendimi i gabuar: Vazhdoni të bëni ato çfarë keni bërë deri tani. Por, nëse ju keni arritur të lexoni deri këtu, do të thotë që po kërkoni një mënyrë tjetër, një mënyrë më të mirë. Jeni duke kërkuar për diçka ndryshe, prandaj unë e di që ju zgjidhni mundësinë e tretë....
  • Vendimi më i mirë: Regjistrohuni në programin Online: Vetëhipnoza: Rezultate të garantuara, sepse me këto njohuri e di që mund të transformoni jetën tuaj.

Po Shpresa! Jam gati të filloj programin Vetëhipnoza TANI! Vetëm për 147 €!

Tematika e programit, modul pas moduli

 

DITA e PARE

Materiali i ditës së parë
Mirë se erdhët në programin online: Vetëhipnoza!
Prezantimi. Mirë se erdhët!
Vetëhipnoza - Dita e parë.pdf
Dita e parë: Njohja me vetëhipnozën - Mësimi #1
Dita e parë: Njohja me vetëhipnozën - Mësimi #2
Dita e parë: Njohja me vetëhipnozën - Mësimi #3
Dita e parë: Njohja me vetëhipnozën - Mësimi #4
Dita e parë: Njohja me vetëhipnozën - Mësimi #5
Dita e parë: Njohja me vetëhipnozën - Mësimi #6
Dita e parë: Njohja me vetëhipnozën - Mësimi #7
Dita e parë: Njohja me vetëhipnozën - Mësimi #8
Dita e parë: Njohja me vetëhipnozën - Mësimi #9

DITA e DYTE

VETËHIPNOZA HAP PAS HAPI
Vetëhipnoza - Dita II.pdf
Dita e dytë: Mësimi #1 Vetëhipnoza hap pas hapi
Dita e dytë: Mësimi #2 Si të çkyqni fuqinë e mendjes
Dita e dytë: Mësimi #3 Audio Hipnozë - Qetësia e brendshme
Dita e dytë: Mësimi #4 Udhëzime
Dita e dytë: Mësimi #5 Audio - Cikli i vetëhipnozës
Dita e dytë: Mësimi #6 Përgatitja për ushtrimin e radhës
Dita e dytë: Mësimi #7 Ushtrimi i radhës - Hapat për vetëhipnozën
Dita e dytë: Mësimi #8 Praktikoni njohuritë

DITA e TRETE

Dita e tretë
Objektivat
Dita e tretë
Vetëhipnoza - Dita III.pdf
Dita e tretë Objektivat: Mësimi #1 Si të programoni mendjen për të arritur ato çfarë ju dëshironi!
Dita e tretë Objektivat: Mësimi #2 Si të gjeni objektivin tuaj.
Dita e tretë Objektivat: Mësimi #3 Objektivat SMART
Dita e tretë Objektivat: Mësimi #4 Objektivat SMART - SPECIFIK
Dita e tretë Objektivat: Mësimi #5 Objektivat SMART - Të matshëm
Dita e tretë Objektivat: Mësimi #6 Objektivat SMART - As If Now
Dita e tretë Objektivat: Mësimi #7 Objektivat SMART - Real
Dita e tretë Objektivat: Mësimi #8 Objektivat SMART - Totalisht pozitivë
Dita e tretë Objektivat: Mësimi #9 / AUDIO - Kurioziteti
Dita e tretë Objektivat: Mësimi #10 - USHTRIM Disa objektiva i ktheni në objektiva SMART

DITA e KATERT

Dita e katërt
Vetëhipnoza - Dita IV .pdf
Dita e katërt Pesë arsyet e dështimit Mësimi #1 Përmbajtja apo esenca
Dita e katërt: Mësimi #2 Mungesa e energjisë
Dita e katërt: Mësimi #3 Ndërhyrja
Dita e katërt: Mësimi #4 Dyshimi & Bllokada e brendshme
Dita e katërt: Mësimi #5 Aktivizimi i qëllimit të vërtetë
Dita e katërt: Mësimi #6 Energjia
Dita e katërt: Mësimi #7 Fokus - Vëmendje
Dita e katërt: Mësimi #8 Mendimet kontradiktore
Dita e katërt: Mësimi #9 Qëllimi i vërtetë
Dita e katërt: Mësimi #10 AUDIO - Dyshimet
Dita e katërt: Si të largohemi nga këto pengesa? Mësimi #11 Bllokadat e brendshme
Dita e katërt: Mësimi #12 - AUDIO Qetësia e trupit

DITA e PESTE

SUGJESTIONET EFEKTIVE PËR TË ÇKYQUR FUQINË E MENDJES SUAJ
Dita e pestë.pdf
Dita e pestë SUGJESTIONET, VIZUALIZIMI - Mësimi #1 Ndryshimi i hartës së brendshme
Dita e pestë SUGJESTIONET, VIZUALIZIMI - Mësimi #2 Sugjestionet e ndryshme
Dita e pestë SUGJESTIONET, VIZUALIZIMI - Mësimi #3 Si ta thjeshtoni përdorimin e teknikës së vetëhipnozës?
Dita e pestë SUGJESTIONET, VIZUALIZIMI - Mësimi #4 Udhëzime për raste emergjente
Dita e pestë SUGJESTIONET, VIZUALIZIMI - Mësimi #5 Si të përdorni sugjestionet, afirmimet
Dita e pestë SUGJESTIONET, VIZUALIZIMI - Mësimi #6 Si të përdorni zërin energjik të brendshëm
Dita e pestë SUGJESTIONET, VIZUALIZIMI - Mësimi #7 Si të vizualizoni kur mendoni që nuk mundeni
Dita e pestë SUGJESTIONET, VIZUALIZIMI - Mësimi #8 Si të përdorni vizualizimet hipnotike
Dita e pestë SUGJESTIONET, VIZUALIZIMI - Mësimi #9 Përgatitja për vizualizimin hipnotik
Dita e pestë SUGJESTIONET, VIZUALIZIMI - Mësimi #10 Udhëzimet për ushtrimin

DITA e GJASHTE: Mjetet & strategjitë e avancuara të sugjestioneve hipnotike

Dita e gjashtë
Vetëhipnoza - Materiali i ditës VI.pdf
Dita e gjashtë: Mësimi #1
Dita e gjashtë: Mësimi #2 - Parapërgatitja me anë të sugjestioneve hipnotike
Dita e gjashtë: Mësimi #3 - Hapat e sugjetioneve hipnotike
Dita e gjashtë: Mësimi #4 - Pyetjet hipnotike negative
Dita e gjashtë: Mësimi #5 - Ushtrim
Dita e gjashtë: Mësimi #6 - Gjendja emocionale
Dita e gjashtë: Mësimi #7 - Ushtrim / Gjendja emocionale
Dita e gjashtë: Mësimi #8 - AUDIO / Hipnozë

DITA e SHTATE: Praktikoni vetëhipnozën

Dita e shtatë
Vetëhipnoza - Materiali i ditës VII.pdf
Dita e shtatë: Mësimi #1 - Si të praktikoni vetëhipnozën
Dita e shtatë: Mësimi #2 - Gjumë i rehatshëm
Dita e shtatë: Mësimi #3 - Audio / Gjumë i rehatshëm
Dita e shtatë: Mësimi #4 - Thirrja e brendshme për t'u zgjuar nga gjumi
Dita e shtatë: Mësimi #5 - AUDIO - Alarmi i brendshëm
Dita e shtatë: Mësimi #6 - Ndryshimi i zakoneve me vetëhipnozën
Dita e shtatë: Mësimi #7 - Zgjidhja e problemeve
Dita e shtatë: Mësimi #8 - Udhëzime
Dita e shtatë: Mësimi #9 - Krijoni të ardhmen tuaj

BONUSE

AUDIO - STOP Duhanit!
AUDIO - Ekzamini i trupit (Mindfulness)
AUDIO - Komunikimi me energji dashurie
AUDIO - Motivimi që zgjat