Shpresa Rupar s.p./NLP në Leadership

  • €9

NLP në Leadership

  • Course

  • Si themelues kompanie apo si drejtues i një kompanie, doni që të arrini suksesin, apo jo?

  • Si investitor doni të arrini vizionin për të cilin keni investuar gjithçka, apo jo?

  • Si drejtues i një kompanie, doni vërtet të arrini pritshmëritë që ka kompania, e cila ju ka besuar, apo jo?

  • Si individ me ëndërra dhe dëshira, doni të arrini gjithçka çfarë ju ndihmon që në jetën profesionale të ndiheni të plotësuar, apo jo?

  • Si lider, doni të jeni personi që drejton dhe inspiron gjithë ekipin, duke u kthyer në shembullin që punonjësit e besojnë dhe e ndjekin pa hezitim, apo jo?

  • Si biznesmen i ardhshëm, që doni të lançoni më në fund produktin tuaj, doni që të arrini suksesin, apo jo?

  • Si prind, doni të jeni personi që edukoni fëmijët tuaj drejt suksesit të tyre të ardhshëm, apo jo?

👉 Nëse një nga pyetjeve më lart, u jeni përgjigjur PO, atëhere ju ftoj të na bashkoheni në workshopin e datës 8 Shkurt, në Prishtinë: NLP në Lidership

Temat kryesore ku mbështetet ky workshop janë:

  • Si mund te përdorin liderat NLP-në.

  • Menaxhimi i nje krize me NLP-në.

  • Ndryshimi i mënyrës së drejtimit me NLP-në.

Jeni gati të guxojmë së bashku :)

Për kë është ky workshop?

Mirëpresim zonja dhe zotërinj të biznesit, drejtues të kompanive dhe startupeve, këdo që dëshiron të hap kompaninë e tij si dhe ekipe të kompanive.

Mirëpresim prindër, mësues dhe çdo drejtues të një ekipi.
Shihemi në Prishtinë, në 8 Shkurt 2026, sepse ka radhur momenti që 2026 ta ktheni në vitin tuaj.

Tematika e Seminarit

  1. Si të krijoni ekipin ideal: Çdo kompani ka nevojë për njerëz cilësorë, të cilët së bashku bashkërendojnë veprimet dhe punët e përditshme. Formimi i një ekipi të fuqishëm është kyç për çdo kompani dhe për çdo lider që dëshiron të arrij suksesin dhe vizionin e tij. Gjatë seminarit me ju ndaj se cilat janë disa pika, ku duhet të mbështeteni, në mënyrë që të krijoni ekipin ideal.

  2. Nivelet e lidershipit: Si çdo pjesë tjetër e jetës, edhe lidershipi ka disa nivele. Gjatë workshopit kemi në ushtrim praktik, ku ju nuk dëgjoni pjesën teorike, por ju vetë, në sallë, praktikoni mes jush këto nivele, që ua besojmë gjatë workshopit.

  3. Potencialet dhe mburoja e një lideri: Një lider nuk mjafton vetëm të zbulojë potencialet, por e ka të nevojshme që ato t'i zhvillojë, duke ditur se si ato t'i përçojë edhe tek ekipi. Me anë të një ushtrimi praktik, ju arrini të kuptoni potencialet e fshehura, por mbi të gjitha këtë ushtrim ju mund ta aplikoni edhe me ekipet tuaja, sepse një kompani fuqizohet duke bërë bashkë potencialet e çdo punonjësi.

  4. Pikat e fuqishme mbi të cilat ngrihet ekipi, kompania, familja. Si ato një lider i përçon me elegancë me anë të komunikimit? Me anë të një ushtrimi tjetër praktik, ju gjatë workshopit, praktikoni mes njëri-tjetrit mënyra të ndryshme se si të komunikoni vizionin, idetë dhe vlerat e kompanisë apo familjes suaj, duke inspiruar ekipin, fëmijët, personat e afërt, sepse si lidera keni nevojë që të tjerët t'ju ndjekin me vizionin tuaj.

Ky workshop ka shumë pak teori dhe shumë praktikë, sepse unë personalisht i besoj shumë praktikës. Secili ushtrim zgjat 45-60 minuta. Sot jemi të mbingarkuar me njohuri, strategji dhe teori të ndryshme, por shpesh na mungon prakticiteti, na mungon diçka që të na ndryshojë energjinë tonë, sepse ju si lidera e dini shumë mirë që SUKSESI vjen kur lëvizim, kur guxojmë të praktikojmë.

Na u bashkoni në workshopin NLP në LEADERSHIP, aty ku guxojmë së bashku :)

NLP-ja në LIDERSHIP