• €3,800 or 490 monthly payments of €8

NLP COACH

  • Course
  • 1 Lesson

NLP Coach, Life & Business Coach i Certifikuar & i Licensuar

  • Nëse brenda vetes ndjeni një fuqi apo dëshirë të fuqishme për të ndihmuar të tjerët, por nuk dini se ku dhe si ta filloni, atëhere ky trajnim është hapi tjetër që hidhni për të ndarë me botën atë për çfarë jeni në këtë botë.

  • Nëse dëshironi ndryshim në karrierë apo në jetën tuaj profesionale, apo nëse doni që diçka ta filloni nga e para, duke bërë atë që vërtet ju plotëson, atëhere ky trajnim është për ju.

  • Nëse jeni pronarë apo drejtues i një organizate apo projekti, dhe përballeni me sfida të ndryshme, sidomos sfida në lidhje me njerëzit, atëhere ky trajnim është ABSOLUTISHT për ju, në mënyrë që si drejtues të drejntoni edhe të tjerët që të ecni së bashku.

Pse NLP Coaching?

Trajnimi i Certifikuar dhe i Licensuar NLP Coach, Life Coach dhe Business Coach, përfshin teknika dhe qasje shumë të avancuara të NLP Coaching, duke u pajisur me kompetenca specifike, të cilat ju ndihmojnë që të ndihmoni të tjerët në rrugën drejt suksesit, si në jetën personale dhe në atë profesionale.

Edhe nëse qëllimi juaj nuk është që të ngrini karrierën tuaj brenda fushës së Coaching, ky trajnim është mjaft i dobishëm për ju, sepse këto njohuri, teknika, këtë metodologji që mësoni, mund ta përdorni gjatë procesit të shitjes, për edukimin e fëmijëve, për komunikimin brenda dhe jashtë familjes, për largimin e bllokadave të ndryshme, për kapërcimin e frikërave që ndoshta keni ju dhe njerëzit që u rrethojnë. Këto njohuri mund t'i përdorni rregullisht, në çdo fushë të jetës suaj.

Me zhvillimin dhe kërkesat e ndryshme që ka ekonomia e tregut sot, këto njohuri janë kthyer në domosdoshmëri për këdo.

Me trajnimin, NLP Coach, ju njihni:

  • Koncepte që përdorin coachat, terapistët, liderat e sukseshëm. Ky trajnim u jep njohuritë për një qasje gjithëpërfshirëse për të ndihmuar klientët, apo edhe ekipet tuaja, sepse ky trajnim, për liderat e sotëm, është kthyer në një domosdoshmëri, - të gjithë jemi lider për dikë. Çdo lider që do suksesin në çdo drejtim, atë nuk mund ta arrijë pa pasur këto kompetenca.

  • Teknikat dhe qasjet e ndryshme, që njihni gjatë këtij trajnimi, mund t'i përdorni menjëherë gjatë punës suaj. Me ju që keni si objektiv që të ngrini karrierën tuaj në fushën e Coaching, apo edhe me terapistë dhe psikologë, ndaj një paketë speciale që e kam quajtur “Paketa për fillestarët”, ku mund të filloni që gjatë trajnimit të punoni me klientë të ndryshëm. Gjitahshtu me ju ndaj kopje të kontratës me klientin, modelin për takimin e parë si dhe ditari i coachit.

  • Me disa njohuri specifike, ju mësoni se si njohuritë, teknikat si Life, Business Coach, t'i përdorni si në jetën personale por edhe në atë profesionale. Fal këtyre njohurive ju mund të ofroni një produkt specifik duke u pozicionuar në treg si specialist i asaj fushe specifike.

  • Cilat pyetje të bëni, në mënyrë që klientin ta ndihmoni që të veprojë për të arritur objektivat e tij. Ju me këtë trajnim merrni një grup pyetjesh specifike, të cilat janë domosdoshmëri për çdo coach, prind dhe lider.

  • Gjatë kohës që jemi bashkë, nën drejtimin tim, ju filloni me planin e marketingut, pa marrë parasysh nëse ofroni në treg coaching apo jo.

Text section

TEMATIKA

Modulet dhe përmbajtja e tyre:

Ky trajnim ka 20 module. Me kursin fillojmë në Nëntor 2025.

Tematika:

  • Moduli i parë: Hyrja në Coching

  • Moduli #2: Konceptet e Coaching

  • Moduli #3: Konceptet e Coaching

  • Moduli #4: 5 nivelet e dëgjimit

  • Moduli #5: Takimi fillestar i Ciaching mes Coach dhe Coachee

  • Moduli #6: Pyetjet e Coaching

  • Moduli #7: Modelet gjuhësore për një Coaching të suksesshëm

  • Moduli #7: Koncepti i riformatimit me NLP Coaching

  • Moduli #8: Ndryshimi i roleve

  • Moduli #9: Modeli TOTE në Coaching dhe përdorimi me rrethin e jetës

  • Moduli #10: Konceptet e tjera të Coaching

  • Moduli #11: Bindjet

  • Moduli #12: Koncepti #8 & 9 i NLP Coaching

  • Moduli #13: Koncepti #9 & 10 i NLP Coaching

  • Moduli #14 Pyetjet e stuhishme

  • Moduli #15: Koncepti #11, 12 & 13 i NLP Coaching

  • Moduli #16: Koncepti #15, 16 & 17 i NLP Coaching

  • Muduli #17: Ditari për klientin

  • Moduli #18: Konceptet e tjera të NLP Coaching

  • Moduli #19: Modelet jo tue dobishme të Coaching

  • Moduli #20: Modeli GROW

  • Moduli #21: Coaching, marrja e vendimeve

  • Moduki #22: Brainstorming

  • Moduli #23: NLP Coach, Life Coach & Business Coach

  • Moduli #24: Integrimi i njohurive dhe përgatitja për provimin

Unë i besoj praktikues 10.000 orëshe..

Kjo është arsyeja që pjesëmarrësit do kenë shumë ushtrime dhe takime edhe jashtë trajnimit. gjithahstu në këtë trajnim, kemi edhe klientë të ftuar, me të cilët punoni ju nën drejtimin tim.

Pas çdo ushtrimi ndajmë edhe informacione për përmirësim, sepse Coaching është TRANSFORMIM dhe ështe shumë e rëndësishme që të jetë i saktë.

Si NLP Coach, ju duhet të keni një numur të caktuar orësh me klientë të ndryshëm, tue cilët i drejtoni gjatë procesit tue transformimit.

Text section

BONUS

Paketa Coaching dhe fillimi si profesion

Contents

Përshëndetje