Shpresa Rupar s.p./Libri elektronik: Stop njerëzve toksikë!

  • €9

Libri elektronik: Stop njerëzve toksikë!

  • Download
  • 1 file

Jeni ndeshur me njerëz të vështirë, negativë apo toksikë? Doni të dini si të silleni me njerëzit e vështirë, negativë, apo toksikë? Një nga sekretet e suksesit është aftësia se si të veprojmë, si të komunikojmë me njerëzit e vështirë, negativë, apo qoftë edhe toksikë.

Përmbajtja

Me cilët njerëz do donit të komunikonit ndryshe?

Një nga problemet më të shpeshta me të cilin ndeshemi, problem që na krijon shumë probleme, është kur njerëzit me të cilët na lidh jeta e përditshme, nuk na kuptojnë ose nuk i kuptojmë.
Nga ana e tjetër e dimë që një nga sekretet e suksesit është aftësia se si të veprojmë, si të komunikojmë me njerëzit e vështirë, negativë, apo qoftë edhe toksikë.
Ne jo në çdo rast mundemi të ndryshojmë rrethanat, situatat apo njerëzit që na rrethojnë, por ne mund të zgjedhim se si të veprojmë në situata të caktuara, ne mund të zgjedhim se si të komunikojmë me njerëz të caktuar, në situata të caktuara.

Me të drejtë mund të pyesni: 'Po si ta filloj?'

Duke qenë e vetëdijshme që sot rrethohemi me shumë negativitet, duke e ditur që mënyra si komunikojmë ndikon në çdo fushë të jetës sonë, si dhe duke qenë shumë e ndërgjegjshme që nga kjo mënyrë komunikimi varet suksesi që ne arrijmë, për publikun shqiptar kam përgatitur librin elektronik STOP njerëzve toksikë!

Çfarë merrni me këtë libër?

Njohuri dhe teknika praktike tepër të rëndësishme për të gjetur qetësinë tuaj të brendshme.
Duke praktikuar këto njohuri, ju shikoni ndryshime të menjëhershme, si në jetën personale dhe në atë profesionale.

Pikat kryesore të librit:
  • Si t’i shikoni njerëzit e vështirë nga një këndvështrim tjetër.
  • Mësoni njohuri dhe rregulla specifike se si të menaxhoni komunikimin me njerëzit e vështirë.
  • Ku dhe si ta filloni.
  • Pesë hapa dhe pyetje konkrete që u hapin porta të reja.
Me njohuritë që mësoni me këtë libër, ju posedoni një aftësi më shumë se të tjerët, njohuri, të cilat u ndihmojnë në çdo fushë të jetës suaj. Këto aftësi janë domosdoshmëri, sidomos nëse doni që t'ia dilni me sukses në fushën e biznesit, apo në marrëdhëniet me të afërmit tuaj.

Libri - STOP njerëzve toksik
  • 3.06 MB
Çfarë thonë disa nga persona që kanë vendosur të investojnë për këtë libër ndryshe?
Çfarë thonë ata që kanë lexuar librin deri tani?

Libri: Stop njerëzve toksikë!, për mua ishte kapaku mbi tenxhere.
Për shumë shqetësime që kisha lidhur me komunikinin me njerëzit që më rëndonin nuk po dija si të vendosja një stop. Pas programit: Si të rrisim fëmijë me besim tek vetja, ky libër, më aktivizoi edhe më shumë ndjesinë e asaj se çfarë unë dua, dhe çfare mund të jap tek të tjerët. Një libër që të jep fuqi dhe të drejton të bësh një analizë të brendshme për ato çfarë na përfaqësojnë në karakter dhe ndjenja.  E sygjeroj tek të gjithe është libër që lexohet e rilexohet në çdo moment, duke pasqyruar situatat që kalojmë me njerëzit që na rrethojnë.