Fëmijët të ulen vetë për të bërë detyrat e shtëpisë apo për të mbyllur detyrime të tjera, pa qenë nevoja që ata t'i kujtoni gjithmonë se çfarë duhet të bëjnë.
Fëmijët të sillen më mirë si me ju, por edhe me motrën, vëllain apo me njerëzit me të cilët jetojnë,
...atëhere jeni në vendin e duhur.
Me këtë libër të shkurtër gjeni shtatë këshilla të cilat u ndihmojnë, jo vetëm me parashkollorin, por edhe me adoleshentin.
Jam Shpresa Rupar, Trajnere Ndërkombëtare e licensuar e Programimit Neuro-Linguistic, trajnere dhe mentore në fushën e zhvillimit personal dhe profesional, me disa licensa ndërkombëtare, spikere, përkthyese, autore librash, blogere, grua biznesi, nënë e një vajze adoleshente, bashkëshorte, si dhe krijuese e disa programeve, të cilat i gjeni brenda kësaj faqe, midis tyre edhe programi i edukimit: “Si të rrisim fëmijë me besim tek vetja!”, motoja e të cilit është: Ne mësojmë fëmijët si të mendojnë dhe jo çfarë të mendojnë! Kam përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, ku në 1994 jam diplomuar: “Mësuese e gjuhës angleze”, por jeta më lidhi me fushën e biznesit. Kjo gjë u bë shkak që unë të studioja në drejtime të ndryshme dhe sot mund të them pa frikë që jam një produkt i eksperiencave dhe kulturave të ndryshme, produkt që më bën të ndihem shumë më e aftë të krijoj produket produktive edhe për ju. Këto eksperienca më kanë bërë të besoj, se KONFIDENCA është baza e suksesit, prandaj ju lutem:
Përgatitini fëmijët tuaj për suksesin!
Për të mësuar më shumë rrethj meje, rreth punës sime, dhe për atë se si mund t’iu ndihmoj në udhëtimin tuaj si prindër, apo për të punuar me fëmijën tuaj të brendshëm, klikoni më shumë brenda faqes sonë.