Hipnoza u ndihmon që të lini pas vetes të kaluarën e dhimbshme dhe të jetoni jetën ashtu si ju dëshironi, pa pengesa dhe pa rëndesa.
Në fëmijëri, keni ndjerë sikur keni qenë i/e tepërt dhe nuk të kanë dashur?
Kur shikojmë qenie kaq të pafajshme sa bebet dhe fëmijët e vegjël, automatikisht mendojmë që mund t'iu mungojë gjithçka, përveç dashurisë, sepse ata nuk mundesh të mos i duash. A nuk do ishte bukur që kjo gjë të ishte e vërtetë?
Çdo fëmijë ka nevojë të marrë shumë dashuri dhe vëmendje nga njerëzit që e kanë sjellë në jetë. Kjo gjë atë e ndihmon të zhvillohet, të rritet dhe të lulëzojë duke shpalosur gjithë potencialin e tij.
Por, mjafton të analizojmë se çfarë ndodh rreth nesh dhe kuptojmë se sa larg kësaj bote të ideale jemi.
Ka shumë arsye se pse prindërit dhe kujdestarët nuk kanë mundur që fëmijëve t'iu japin këtë vëmendje dhe dashuri që çdo fëmijë ka nevojë. Kjo nuk do të thotë që duhet të jemi prindër perfekt, jo, prindërimi perfekt nuk ekziston, por prindërimin e kujdesshëm dhe të vetëdijshëm, mund ta ofrojë kushdo.
Kaq mjafton.
Pavarësisht gjithçkaje, ju keni arritur deri këtu. Por, nëse sot si të rritur, keni kuptuar që prindërimi nga ana e prindërve tuaj ka qenë, ose vazhdon të jetë i pavetëdijshëm, dua të dini që nuk ka më nevojë të jetë kështu. Ju vetë mund të bëni disa gjëra ndryshe. Si vajzë, si nënë dhe si specialiste e kësaj fushe, e di që të rritesh me idenë se nuk je mjaft, se nuk meriton dashurinë, është e dhimbshme.
Lajmi i mirë: E kaluara e dhimbshme nuk dikton të ardhmen tuaj.
Pa marrë parasysh se sa e dhimbshme ka qenë e kaluara, kjo nuk përcakton se kush ju jeni. E shkuara tregon arsyet se pse jeni ky që jeni sot, por kurrë nuk përcakton se kush ju mund të jeni nesër, kush ju mund të bëheni dhe si mund ta ndryshoni dhe krijoni jetën që përshtatet me vlerat dhe bërthamën tuaj. Edhe nëse nuk keni marrë dashurinë që keni merituar si fëmijë, ju mund të mësoni sot të pranoni dashurinë nga të tjerët, por mbi të gjitha mund të mësoni të doni veten. Ju nuk keni pasur këtë mundësi zgjedhje kur keni qenë fëmijë. Tani e keni.
Hipnoza u ndihmon të plotësoni boshllëkun e krijuar nga mungesa e dashurisë.
Fëmijë i uritur për dashuri, është një hipnozë e fuqishme, e cila u ndihmon që të lini pas të kaluarën, duke pasur fokusin tek e ardhmja, duke qenë komplet të hapur për mundësitë që u ofron e ardhmja.
Këtë audio, sa më shpesh ta dëgjoni, më shumë relaksoheni dhe me kalimin e kohës ju:
Ndjeni se si largohet pesha nga supet tuaja
Ndjeni një sens qetësie dhe paqeje që fillon të mbushën ditët dhe jetën tuaj
Ndjeni se si inkurajoni veten, duke mbështetur dhe dashur veten në mënyrë natyrale
Filloni të jeni më të hapur për të pranuar kujdesin dhe dashurinë e të tjerëve
Ndjeni që jeni duke mbyllur një kapitull të jetës, duke filluar një kapitull të ri, kapitull pas kapitulli
Filloni të krijoni të ardhmen që vetë dëshironi, duke fuqizuar vlerat dhe bërthamën tuaj
Këtë audio hipnotike e dëgjoni 7 ditë rresht dhe filloni t'i jepni vetes ato çfarë vërtetë keni nevojë. Pas kësaj mund ta dëgjoni edhe më tej, çdo ditë ose sipas dëshirës suaj.
Me investimin që bëni, jini të qetë, sepse pas kësaj hipnoze fshihet puna ime me klientë të ndryshëm, punë mbi 10.000 orë, punë ku secilin prej tyre e kam ndihmuar të shërojë fëmijën e brendshëm.
Hipnoza u ndihmon që të lini pas vetes të kaluarën e dhimbshme dhe të jetoni jetën ashtu si ju dëshironi, pa pengesa dhe pa rëndesa.
Mirë se erdhët mes nesh!