Shpresa Rupar s.p./Zbulojmë sekretet e fuqisë suaj të brendshme

Zbulojmë sekretet e fuqisë suaj të brendshme

  • Si të përdorni fuqinë e mendjes suaj

  • Si të zbuloni kush jeni në të vërtetë

  • Si të arrini suksesin në çdo fushë të jetës suaj

!!!Fillojmë 27 Tetor 2024!!!     

Pse trajnimi: Zbulojmë sekretet e fuqisë suaj të brendshme?

FILLOJME në 27 TETOR 2024

Të duash një karrierë më të mirë, biznes më të suksesshëm, një marrëdhënie dashurie më të bukur, marrëdhënie më të shëndetshme me njerëzit që u rrethojnë, gjendje financiare më të mirë, është e drejta juaj, në të vërtetë e keni detyrë ndaj vetes që ato gjëra që dëshironi edhe t'i realizoni. 

E di që gjithësecili prej nesh, në një moment të caktuar ka kufizime dhe bllokada të ndryshme, që nuk u lejojnë të shfrytëzoni gjithë potencialin tuaj të vërtetë

Ju e dini që edhe ju meritoni më shumë: - ka ardhur momenti që të ndryshoni qasjen me veten dhe të kapërceni pengesat brenda jush. 
Na u bashkoni në programin 4 mujor, brenda grupit Mastermind, ku ju transformoni veten dhe jetën tuaj! 

  • €1,490

Zbulojmë sekretet e fuqisë suaj të brendshme

Mjaft ëndërruat për suksesin dhe për plotësimin e ëndërrave dhe dëshirave tuaja! 

Trajnoni mendjen në mënyrë që ajo të punojë për ju dhe jo kundër jush! 

Trajnimi: “Sekretet e fuqisë suaj të brendshme”, u ndihmon që më në fund të jetoni jetën që ju meritoni. 


***Fillojmë në 27 TETOR 2024***

Njihuni me trajnimin: Zbulojmë sekretet e fuqisë suaj të brendshme.

  • E keni pyetur ndonjëherë veten se pse nuk jeni aq të suksesshëm sa do dëshironit të ishit? 

  • Kur keni pasur mundësinë të investoni për një dëshirën tuaj, i keni thënë ndonjëherë vetes,  që “nuk është tani momenti i duhur për të investuar për këtë gjë?” 

  • E dini se ku doni të shkoni, e dini se çfarë dëshironi, i dini hapat që keni nevojë të hidhni për të arritur atë gjë, por duket sikur diçka u pengon të vazhdoni më tej? 

Nëse jeni si shumica e njerëzve, jam e sigurt, që të paktën një prej këtyre pyetjeve, u jeni përgjigjur “PO”. 

Por, para se të ndaloni, dua t'iu them që është e panevojshme  të ndiheni keq me veten, sepse nuk jeni vetëm. 

Nëse jeni duke u përpjekur shumë për të krijuar jetën tuaj ideale, nëse jeni duke pyetur veten,
“A do arrij edhe unë ndonjëherë të realizoj objektivat e mia”,
“A do hedh ndonjëherë hapin drejt asaj çfarë UNE dëshiroj”,
atëhere shumë URIME për ju! 


Jeni në vendin e duhur! 

Çfarë thonë disa nga pjesëmarrësit e trajnimit?

Kur më pyesin se ku unë e shikoj suksesin tim, përgjigja ime gjithmonë ngelet:
Suksesin tim e shikoj tek suksesi i studentëve dhe klientëve të cilët më besojnë.

Suksesi JUAJ, është edhe suksesi im!

Albana Hysko

VIDEO

Albana Hysko: Financiere

Programin e nisa si kuriozitet për të kuptuar veten, si dhe për të mësuar & marrë informacione që më ndihmojnë në jetën time.
E nisa edhe sepse kam besim tek Shpresa si trajnere profesionale.
Në fund të programit, rrethant e mia të jashtme janë gati njësoj, por sot dita ime nis me një qasje ndryshe, duket sikur ka më shumë ngjyra, aroma e ajrit më duket ndryshe dhe kjo sepse kam larguar shumë bindje dhe kufizime.
Ndihem më e lirë, jam më e qartë për atë se çfarë dua dhe çfarë dua të bëj në të ardhmen. Ndihem shumë më e fuqizuar për të vazhduar jetën dhe me më shumë dëshirë.

Armando Hoxha

VIDEO

Armando Hoxha: Trajner sporti, Instruktor Fitnesi, Kickbox, Taekwondo

Fal Shpresës, nga ky trajnim kam marrë jashtëzakonisht shumë. Duke qenë një trajnim TRANSFOMIMI, unë kam ndryshuar, duke e sjell këtë ndryshim edhe tek të tjerët. Fal këtyre njohurive, mu hap një rrugë e re, e veçantë, e bukur, por mbi të gjitha arrita të njoh veten: Kush jam unë në të vërtetë.

Jam i bindur që me punën time do ndihmoj edhe njerëz të tjerë, sepse ky trajnim është ndryshe nga të tjerët. E di që kjo është ajo gjë që sjell ndryshim.

Enela Kondaj

VIDEO

Enela Kondaj: Stiliste dhe sipërmarrëse

Duke kërkuar dikë që të më drejtonte për ndryshimin që po kërkoja, njoha Shpresën e cila më hapi një botë të re. Fal punës, besimit dhe vendosmërisë së saj unë sot jam me një punë fantastike, në një kompani prestigjoze, por paralelisht edhe me biznesin tim.
Me këtë trajnim kam gjetur një botë të re dhe të bukur, ashtu si e ëndërroja dikur, më ka bërë shumë më të fortë, kam larguar frikërat për të realizuar qëllimet dhe idetë e mia. Investimi për këtë program, ka qenë vendimi më i bukur që kam marrë në jetën time.
Jam gati të vazhdoj dhe investoj edhe më tej, sepse mbi gjithçka DUA LIRINE!

Sonila Goga

VIDEO

Sonila Goga: Menaxhere

E nisa si një kurs që do marr diçka, pavarësisht se pa filluar më dukej sipërfaqësore, por arrita të marr shumë më shumë, arrita të njoh shumë veten time.
 
Mësova se si këto njohuri mund t'i përdor për të ndihmuar të tjerët.

Shpesh, reflektoj shumë me veten time dhe them wooo, sa shumë gjëra paska që arrite të zbulosh me veten tënde.

Mendoj se ishte një trajnim shumë i vlefshëm, absolutish shumë i vlefshëm.

E falenderoj Shpresën që na e dha këtë mundësi.
 

Mendime Kosumi

VIDEO

Mendime Kosumi: Psikologe

Me anë të këtij trajnimi arrita të mësoj se si ta përdorim mendjen tonë dhe njohuritë tona, për të lehtësuar jetën, për të zgjidhur problemet që kemi në jetën tonë të përditshme, si dhe si t'iu ndihmojmë të tjerëve.
 
Me këtë trajnim me Shpresën, mora njohuri të cilat, në të ardhmen, do t'i përdorë me klientët e mi dhe me veten time.

Faleminderit!

Artan Beqiri

VIDEO

Artan Beqiri: Coach & Mentor

Kisha vite që kërkoja një aftësim më profesional lidhur me karrierën time si trajner. Kur kërkon e gjen në momentin e duhur. Ky moment për mua ishte kur gjeta trajneren e vetme shqiptare të licensuar të NLP-së, Shpresa Rupar.
Me këtë trajnim mësova që vetëm kur unë të jem i qartë me veten, do kem mundësi t'ua bëj të qartë edhe të tjerëve gjërat që ata duan.
Meqenëse komunikimin e kemi të pashmangshëm, me këtë trajnim mësova gjuhën më të avancuar të komunikimit. Ky trajnim ofron zgjidhja të problematikave të shumta në sfera të ndryshme të jetës.
Jam i lumtur që nga këtej e tutje do mundem t'i ndihmoj vetes dhe të tjerëve, duke ndarë njohuritë e marra nga ky trajnim.

Asgjë nuk është rastësi!

Ju që jeni tani me mua, jeni këtu për një arsye. 

Nëse ndiheni të mërzitur dhe të lodhur nga jeta, nëse jeni duke kërkuar përgjigjet se si të menaxhoni këto problematika, por njëkohësisht të arrini suksesin dhe lumturinë që dëshironi, NUK JENI VETEM!

Shumica e njerëzve duan të gëzojnë shëndet të mirë, duan të kenë punë më të mirë, ose duan të arrijnë suksesin me biznesin e tyre. Shumica e njerëzve duan marrëdhënie më të shëndetshme, paqe të brendshme, gjendje financiare të kënaqshme, duan më shumë energji në jetën e tyre.

Por, shumë pak arrijnë të prekin objektivat dhe dëshirat e tyre, sepse ka diçka tjetër që ata i pengon.

Pa marrë parasysh se me cilën fushë të jetës jeni të pakënaqur, qofshin këto probleme në çift, pakënaqësi në vendin e punës, probleme me gjetje stafi të kualifikuar, probleme finanaciare, kilogramë të tepërt, dhe shumë problematika të tjera, .... ju ndoshta keni kërkuar dhe keni marrë këshilla se si këto gjëra t'i zgjidhni dhe si të krijoni jetën që ju vetë dëshironi. 

Ka shumë mundësi që ju, pavarësisht se mund të keni vepruar sipas këshillave që u  kanë dhënë, ende nuk keni zgjidhur problemin e vërtetë.

Pse ndodh kjo?

Fatkeqësisht shumë njerëz nuk është se dështojnë me arritjen e objektivave, sepse nuk po përpiqen apo nuk po japin maksimumin nga vetja. Ata mundohen shumë, mundohen gjithë jetën e tyre, por sa kalojnë një vështirësi, duket sikur jeta u hedh një tjetër vështirësi të paparashikuar. 

Pa marrë parasysh se çfarë ata bëjnë, nuk arrijnë të jenë aq të suksesshëm sa do dëshironin. Kjo nuk ka të bëj fare me atë se kanë bërë diçka gabim.., por sepse nuk kanë kërkuar dhe nuk kanë shkuar deri tek problemi i vërtetë që kanë brenda vetes.

Cili është ky problem? 

Për të gjetur këtë problem, është e nevojshme që të thelloheni dhe të kërkoni shkaqet e vërteta në brendësinë tuaj.

Mendja juaj është shumë më e fuqishme nga sa e mendoni

Është ajo që mund t'iu pengojë për arritjen e suksesit dhe gjërave që vërtet meritoni. 

Ndoshta nuk e dini, por kur bëhet fjalë për ndryshime të vërteta në jetën tuaj, ju keni një armik që u saboton, ajo është mendja juaj

Ju lutem, mos e merrni personale, sepse nuk jeni vetëm ju.

Shumë njerëz kanë dëshirë për të qenë zëri i ndryshimit në botë. Në fakt këdo që të pyesësh për ëndërrat dhe dëshirat e tyre, ata do flasin për gjërat e rëndësishme që vetë ata duan të bëjnë..., por shumica ngelen deri tek fjalët, shumica kurrë nuk i arrin dhe jeton ato çfarë ata dëshirojnë. 

Besoj se në një fazë të jetës të gjithë e keni gjetur veten aty.

Nga se vjen kjo? 

Mund ta pëmbledhim me një fjalë të vetme.... FRIKA!

Edhe jeta juaja, ashtu si e shumicës, ka brenda saj frikën. E di që askush nuk do ta dëgjojë këtë gjë, por kjo është e vërteta: FRIKA u ka bllokuar dhe vazhdon t'iu pengojë për arritjen e gjërave që ju doni. 

Këtë moment mund të mendoni që kjo gjë nuk është e vërtetë, por dua t'iu them që, ky zë është zëri i frikës.

Shpesh, shumë njerëz thonë që ky zë na mbron, por në shumicën e rasteve ai zë u bën që të humbisni motivin, të zvarrisni gjërat, u bën të dorëzoheni dhe të mos arrini objektivat dhe qëllimet tuaja. 

Dua të dini që detyra e mendjes suaj është që t'iu mbrojë, por shpesh ne kuptojmë që mendja përdor frikën për të na ruajtur nga diçka që në fakt nuk është aspak e rrezikshme.
Janë pikërisht këto momente, mundësitë ideale për të mësuar, për t'u zhvilluar dhe rritur. 

Mendja juaj shpesh mendon se e di se si bota funksionon, duke u bërë të besoni se çfarë është e mundur dhe çfarë jo, edhe në ato raste kur nuk ka vërtet arsye. Shpesh mendja juaj u bllokon shikimin dhe ju anashkaloni mundësitë që mund të keni para vetes. 

Kjo është arsyeja se pse nuk arrini kurrë të tregoni potencialin tuaj të vërtetë, dhe si rezultat as nuk jeni të lumtur. Kjo është arsyeja se pse nuk arrini suksesin që ju doni. 

Këto gjëra nuk mund t'i arrini nëse vazhdoni të ngeleni peng i mendjes suaj. 

  • Më vjen keq kur shikoj se çfarë shumë njerëz humbasin nga jeta. 

  • Më vjen keq kur shikoj se çfarë na bën frika, dyshimi, shqetësimet, shpesh të panevojshme. 

  • Më vjen keq kur shikoj se çfarë na bën mosbesimi tek fuqia e brendshme.

  • Më vjen keq kur shikoj se çfarë na bën shuarja e vetes dhe shpirtit tonë të lirë. 

MENDJA NA ZHVESH NGA SUKSESI!

Mendja na bën të ndihemi jokonfident.
Mendja nuk na lejon të jemi të lumtur. 


Edhe një herë dua t'ua them me zë të lartë: Askush nuk mund t'iu ndalojë për të arritur ato çfarë ju doni, përveç mendjes suaj! 

Cila është zgjidhja? 

Përgjigja është shumë e thjeshtë: 

Mësoni se si të zbuloni fuqinë tuaj të brendshme dhe menaxhoni mendimet duke i drejtuar ato aty ku ju doni!


Reflektoni pak për pyetjen më poshtë: 
Kush ju jeni në të vërtetë? 
 
Kush ju do ishit “të zhveshur” nga gjithë rregullat që ua kanë ngjizur që fëmijë, se kush DUHET të jesh, si DUHET të veprosh dhe si duhet të jetë bota?

Çfarë ju do arrinit për veten, nëse nuk kishit atë zërin gjithë frikë brenda vetes, i cili u pëshpërit se çfarë është e mundur dhe çfarë është e pamundur? 

U ftoj që për një minutë të imagjinoni:

  • Se si arrini suksesin në biznes, karrierë, pa u shqetësuar nëse ju jeni “mjaft të mirë/të aftë”, pa u shqetësuar nëse e meritoni apo jo. 
  • Se si ndiheni të plotësuar në lidhjen e dashurisë suaj, në marrëdhëniet me njerëzit që u rrethojnë, pa pasur frikën e refuzimit, apo frikën se mos ndoshta nuk u pranojnë me ato veçnati që ju keni. 
  • Se si shijoni paqen e thellë të brendshme, pa lejuar që shqetësimet dhe ato frikërat pas “po sikur”, të prishin ditën dhe energjinë tuaj.
  • Se si keni një trup të shëndetshëm, shumë më vital, të mbushur me energji dhe të aftë të përballoni gjithçka që jeta u sjell. 
  • Se si keni kohën dhe lirinë të vizitoni vendet që gjithmonë keni dashur të vizitoni, të provoni gjërat që gjithmonë keni dashur të bëni, pa pasur frikën e dështimit, e cila u le në vend. 

A është kjo ajo se si e imagjinono jetën tuaj? Shumica prej jush, jam e sigurt që tani thoni: “PO, këtë dua!”

TANI KENI MUNDESINE TE BENI ZGJEDHJEN TUAJ!

Ose merrni nën kontroll mendjen, veten dhe jetën tuaj, ose truri do t'iu drejtojë aty ku u ka drejtuar deri tani. 

Ose trajnoni mendjen, ose ajo u trajnon juve, duke u ngarkuar edhe më tej me mendime negative, mosbesim, frikë, pamjaftueshmëri... 

Në këtë trajnim mësoni dhe praktikoni pikërisht këtë gjë!

Këtë TRAJNIM SPECIAL e kam përgatitur në mënyrë të tillë që të shkojmë deri tek burimi i vërtetë i problemit, i cili u pengon të hidhni hapa gjithë konfidencë drejt asaj që ju vetë dëshironi. 

Çfarë konkretisht arrini me këtë trajnim?

Ky trajnim u ndihmon të:

  • Gjeni dhe fuqizoni fuqinë tuaj të brendshme 
  • Përballeni, gjithë konfidencë, me sfidat e ndryshme në udhëtimin e jetës 
  • Filloni t'i besoni vetes dhe aftësivë tuaja, duke fituar njëkohësisht edhe respektin dhe besimin e të tjerëve
  • Zhvilloni veten në çdo drejtim, duke mos humbur fokusin për të marrë vendime shumë më të shëndetshme dhe në momentin e duhur, në mënyrë që të arrini shumë më shpejt, qëllimet dhe dëshirat tuaja. 
  • Zbuloni vlerën tuaj të vërtetë, si dhe e fuqizoni atë për të ndërrmarrë veprime konkrete, pavarësisht frikës, dyshimeve, pengesave dhe vështirësive të ndryshme. 
  • Mësoni teknika dhe metoda praktike, të cilat u ndihmojnë të jeni versioni më i mirë i vetes, si dhe të arrini çdo ditë e më shumë përsosmërinë, në atë fushë ku ju dëshironi. 
  • Kontrolloni mendimet, fuqizoni mindsetin, si dhe menaxhoni gjendjen tuaj emocionale.
  • Mësoni artin e komunikimit verbal dhe joverbal dhe ndërtoni marrëdhënie të shëndetshme me veten dhe njerëzit që u rrethojnë
  • Mësoni si të motivoni veten, dhe të influenconi të tjerët duke përdorur me elegancë strukturat dhe modelet gjuhësore.
  • Ndryshoni bindjet tuaja kufizuese.
  • Mësoni si të vendosni objektiva të mirëformuara dhe kongruente me vlerat dhe karakterin tuaj. 
  • Mësoni se si të jeni shumë të qartë për atë se çfarë ju vetë doni, për çfarë keni nevojë dhe çfarë meritoni, duke realizuar objektivat tuaja, atëhere kur shumica për ato vetëm ëndërrojnë. 
  • Gjeni dhe të krijoni qetësinë tuaj të brendshme dhe si rrjedhojë shijoni rezultate fantastike në jetën tuaj.
  • Jini më pak kritik ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes, duke larguar fokusin nga problemet dhe duke e kaluar atë tek zgjidhja e tyre. 
  • Mësoni se si më në fund të ndaloni së kërkuari aprovimin e të tjerëve për gjërat që vërtet u plotësojnë, duke mos bërë diçka, vetëm sepse kjo gjë do kënaqte të tjerët. 
  • Keni kontroll të plotë mbi proceset mentale që ndodhin brenda jush. 
  • Mësoni strategji konkrete, si strategjitë e planifikimit, strategjitë motivuese, strategjitë për arritjen e atyre çfarë ju dëshironi.
  • Kapërceni frikërat e ndryshme, si frika nga e folura në publik, frika nga lartësitë, frika nga fluturimi me avion, klaustrofobia, frika nga dështimi, vetmia dhe shumë frikëra të tjera.
  • Filloni të fuqizoni krahët tuaj, duke e lënë veten dhe shpirtin tuaj të vërtetë komplet të lirë, duke ushqyer bërthamën e pastër, me të cilën keni ardhur në këtë jetë 

TRANSFORMONI JETEN TUAJ NE ÇDO DREJTIM!

Kush është trajnerja?

Nga Shpresa Rupar
Life & Business Coach, Trajnere & Hipnoterapiste

Gjithmonë më ka tërhequr funksionimi i trurit, marrëdhëniet dhe komunikimi, çfarë na dallon nga njëri-tjetri dhe çfarë na bashkon. Dëshira ime për të mësuar gjëra të reja dhe për të dhënë edhe unë kontributin tim, më çuan deri tek ky profesion që ushtroj sot.
Gjatë punës sime 8 vjeçare, si profesioniste e kësaj fushe, kam ndihmuar mbi 3000 persona të dalin përtej problematikave të tyre, duke e pasur fokusin tek arritja e rezultateve që ata dëshirojnë. Dinamika e problematikave, më ka bërë që të vazhdoj të investoj edhe më tej në këtë fushë, gjë që e vërtetojnë diplomat ndërkombëtare: 

  • Coach: Life and Business Coach, e licensuar dhe akredituar me disa certifikata ndërkombëtare
  • Master Practitioner e kualifikuar dhe akredituar nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, SHBA
  • Trajnere Ndërkombëtare e Programimit Neuro Linguistik, e kualifikuar dhe akredituar nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, SHBA
  • Hipnoterapiste: E kualifikuar dhe akredituar nga The Institute of Neuro-Linguistic Programming, SHBA
  • ​Grua biznesi: Themeluese e kompanisë Maxi Travel sh.p.k. & Consulting s.p. (Shpresa Rupar), me qendër në Slloveni
  • Konsulente e biznesit
  • Krijuese dhe autore e disa programeve edukimi Online dhe LIVE
  • Organizatore e trajnimeve & seminareve të ndryshme.
  • Folëse
  • Autore e librit: Duaj veten, dashuro jetën! 
  • ​Autore e librit: Fëmijë konfident
  • Autore e librit: STOP njerëzve toksik!
  • Mësuese
  • ​Përkthyese
  • Blogere
  • Kurioze, analiste, nxënëse e përjetshme

Meqenëse njeriu është qenie komplekse, edhe motoja ime, të cilën e përfshij në çdo trajnim individual apo në grupe është: All in one makes the difference!

Me programet që ofroj, mësoj njerëzit se si të ndryshojnë mënyrën e të menduarit, dhe duke i aplikuar këto metoda në jetën e tyre të përditshme, ata, jo vetëm që ndryshojnë jetën e tyre, por mund të influencojnë edhe botën që i rrethon.

Meqenëse kam jetuar dhe punuar në 4 shtete të ndryshme, kam një përvojë unike dhe tepër të pasur, si në jetën personale dhe në atë profesionale, përvojë nga e cila kam mësuar se çfarë funksionon dhe çfarë jo.
Nga dështimet kam mësuar që nëse dua të arrij suksesin dhe të ndihem e plotësuar, e kam të nevojshme të ndryshoj shumë gjëra në botën time të brendshme.
Njohuritë e mësuara nga burime dhe trajnerë të ndryshëm i kam kombinuar në këtë trajnim unik, ku u ndihmoj që së bashku të kuptojmë lidhjen emocionale dhe mentale që ju keni me shumë gjëra që u pengojnë të arrini ato çfarë ju dëshironi

Mua më motivojnë objektivat e larta!

Kjo është edhe arsyeja se pse punoj me ata që nuk kanë frikë nga qëllimet e mëdha, nga objektivat përtej vetes dhe që gjithashtu janë gati dhe bëjnë gjithçka që ato t'i realizojnë. Me këta njerëz identifikohem dhe i ndihmoj që këto objektiva t'i ndjekin dhe t'i realizojnë.

Nuk ka rëndësi se çfarë mendoni për veten, ju jeni shumë më tepër se aq!

Edhe unë gjithashtu!

Si është i organizuar trajnimi?

Kombinimi: ONLINE & LIVE (Tiranë - Shkurt 2025)

Të gjitha trajnimet nga ana ime, ofrohen në një mjedis krejtësisht të qetë, relaksues, të sigurt, ku ju dhe gjithë pjesëmarrësit e tjerë diskutoni lirshëm sfidat, ëndërrat, shpresat dhe aspiratat tuaja.
Por, më e rëndësishmja, unë personalisht u garantoj që do t’iu ofroj gjithmonë gjithë njohuritë e mia më të mira, mbështetjen time të plotë, për të arritur ato çfarë dëshironi.

U garantoj që këtë investim, ashtu si shumë nga pjesëmarrësit e këtij trajnimi, do ta konsideroni si një nga investimet më me vlerë në jetën tuaj, pasi në përfundim të këtij trajnimi, ju zotëroni njohuri dhe aftësi të cilat i përdorni çdo ditë, në çdo fushë, deri në fund të jetës suaj.

***SHUME E RENDESISHME***

Gjithashtu pas përfundimit të trajnimit, pajiseni edhe me Certifikatë Ndërkombëtare, certifikatë e lëshuar nga The Society of Neuro-Linguistic Programming™, dhe nga vetë bashkëthemeluesi i saj,  Dr. Richard Bandler.

Ditët e trajnimeve 2024/2025: ONLINE & LIVE

Takimet ONLINE

27 TETOR 2024, ora 15:00 – 20:00  (ONLINE) 

2 NENTOR 2024, ora 15:00 – 20:00  (ONLINE)
3 NENTOR 2024, ora 15:00 – 20:00  (ONLINE) 

10 NENTOR 2024, ora 15:00 – 20:00  (ONLINE) 

17 NENTOR 2024, ora 15:00 – 20:00  (ONLINE) 

24 NENTOR 2024, ora 15:00 – 20:00  (ONLINE)
1 DHJETOR 2024, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)

8 DHJETOR 2024, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)

15 DHJETOR 2024, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)

22 DHJETOR 2024, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)

5 JANAR 2025, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)

12 Janar 2025, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)

19 JANAR 2025, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)

Pjesa e fundit: TAKIME LIVE

Tre ditë të plota takim LIVE Tiranë Shkurt 2025
 
Takimet në Tiranë, mbahen nga ora 09: 00 – 18:00 (LIVE)

Datat e takimit LIVE përcaktohen pas takimit të parë me grupin. 

Çfarë tjetër përfitoni?

Vetëm për pjesëmarrësit e këtij trajnimi!


BONUS #1


VETËHIPNOZA

Gjatë trajnimit njihemi me bazat fillestare të Hipnozës. Për ta bërë gjithçja më të prekshme, si dhe për të qenë më afër jush, me ju ndaj trajnimin VETËHIPNOZA

Vlera e këtij programi: 147 EUR.


BONUS #2

USHTRIME

Material me ushtrime praktike të cilat u ndihmojnë gjatë udhëtimit tuaj më tej ose u ndihmojnë edhe në punën me klientët tuaj të ardhshëm.
Ushtrimet janë bazuar mbi kërkime të ndryshme nga vetë Instituti i NLP-së, SHBA.

Vlera e këtij materiali: 99 EUR

BONUS #3

AUDIO HIPNOTIKE

8 AUDIO: Rrethi i plotë i jetës

Vlera e këtyre AUDIOVE: 232 EUR

Ndiqni me kujdes se çfarë thonë pjesëmarrësit e trajnimit

Kur më pyesin se ku unë e shikoj suksesin tim, përgjigja ime gjithmonë ngelet:
Suksesin tim e shikoj tek suksesi i studentëve dhe klientëve të cilët më besojnë.

Suksesi JUAJ, është edhe suksesi im!

M. Sheta

VIDEO

Morena Sheta: Sipërmarrëse, mentore

Për mua ka qenë një nga trajnimet më fantastike që kam marrë deri tani, dhe një nga eksperiencat më të bukura. Trajnimi i theu gjithë pritshmëritë e mia, si nga tematika që Shpresa kaloi, por edhe fal përgatitjes së saj, gjë që e vlerësoj shumë dhe i jam shumë mirënjohëse. E nisa me qëllimin që do mësoj, do marr sa më shumë nga kjo eksperiencë për të qenë versioni më i mirë i vetes dhe për të shtuar sa më shumë vlerë në rrethin tim. Mund të them që pa frikë kam marrë shumë e shumë gjëra, pra shkurt ishte thjesht një eksperiencë fantastike me një rezultat wooo. Do vazhdoj edhe më tej, fal kjo edhe ndihmës dhe përkrahjes së Shpresës. Faleminderit!

E. Qato

VIDEO

Eva Qato: Mësuese, nënë, sipërmarrëse

Me këtë trajnim, jam befasuar dhe  niveli i zhvillimit tim personal është ngritur në një shkallë tepër të lartë, saqë mendoj se ka qenë zgjedhja më me vlerë kam bërë në jetën time.

Do të vazhdoj që të thellohem
edhe më tej tek ky programim i cili më befason me çdo lloj zgjidhje që i jep problemeve duke na bërë shumë më konfident.

Faleminderit!

K. Agalliu

VIDEO

Kejvin Agalliu: Sipërmarrës me disa kompani

Fillimisht dua të falenderoj Shpresën e cila gjatë këtij tre mujori na dha kaq shumë informacione, kaq shumë të dhëna, shumë më shumë nga ajo çfarë prisja.

Fal këtij programi të ngjeshur me informacione, arrita të kuptoj që realisht rezultati varet gjithmonë nga ne, të tjerat janë thjesht justifikime.

Trajnimi i Programimi Neuro Linguistik, pavarësisht rrethanave ku ndodhemi, duke qenë trajnim komplet ndryshe, është trajnim që sjell ndryshimin e shumëdëshiruar.

Faleminderit!

H. Mustafa

VIDEO

Hasan Mustafa: Sipërmarrës


Këtë trajnim e fillova që të kuptoj shkakun dhe arsyen se pse jam ky që jam sot, të kuptoj më shumë veten dhe si t'i arrij ato çfarë unë dua.

Kam ndjekur dhe trajnime të tjera, por nuk kam marrë metoda konkrete se si të arrija ato çfarë doja.

Me këtë trajnim kam marrë armët, metodat më të mira për të krijuar lirinë time në çdo drejtim.

Faleminderit!

Aina Hoti

VIDEO

Aina Hoti: Menaxhere marketingu dhe orginazotere eventesh kulturore

Prej kohësh po kërkoja diçka për balancimin e jetës personale, sociale dhe profesionale, gjë që e mora me këtë trajnim.  Kam kuptuar dëshirat e mia të thella, kam larguar bindjet kufizuese. Lumturia, gjendja emocionale, qetësia e brendshme, komunikimi i duhur vjen si pasojë e punës me veten. Kjo gjë reflektohet edhe në rrethin familjar, shoqëror dhe në atë profesional. Me këtë trajnim mësova se si të sistemoj dijet, njohuritë në trurin tim dhe si ato t'i zbatoj dhe praktikoj në jetën e përditshme. Të gjitha këto elemente dhe praktika, do më ndihmojnë për të arritur rezultate që unë dua në jetën time.
Faleminderit!

A është ky trajnim për mua? Si ndikojnë këto njohuri në jetën time?

Me përfundimin e gjithë moduleve të këtij trajnimi, ku kam përfshirë edhe Licensed Practitioner of Neuro-Linguisitc Programming®, program i cili nuk ofrohet në asnjë studim apo trajnim tjetër, njohuri të cilat nuk gjenden në asnjë libër, ju keni një set fantastik njohurish dhe aftësish, aftësi të cilat mund t'i përdorni në çdo fushë të jetës suaj. Me këtë program, ku me ju ndaj shumë gjëra, ju jeni më të vetëdijshmëm për veten dhe për aftësitë tuaja.

Me njohuritë që merrni me këtë trajnim, mund të ndihmoni edhe të tjerët të jetojnë një jetë më të bukur, të ndihen më të plotësuar, mund t'i ndihmoni të komunikojnë më mirë, të ndihen më konfident, të mendojnë ndryshe, të shohin mundësitë dhe jo mangësitë, të zbulojnë potencialet e tyre të brendshme, dhe shumë e shumë më tepër.

Njohuritë e përfituara përdoren në shumë fusha të jetës suaj:

Në fushën profesionale (biznes privat, ndryshim karriere, pa marrë parasysh se në cilën fushë operoni)

A dëshironi që bashkëpunimi dhe komunikimi brenda ekipit të jetë më konstruktiv❓
A dëshironi një qasje ndryshe me konsumatorin, duke qenë më afër dëshirave të tyre❓
A dëshironi të rrisni shitjet❓
A dëshironi të mbyllni me sukses më shumë kontrata❓
A dëshironi të prezantoheni më mirë para bashkëpunëtorëve tuaj, para publikut❓
A dëshironi të motivoni dhe të ndani vizionin dhe objektivat tuaj me ekipin❓
A dëshironi të përmirësoni rezultatet e fundvitit dhe gjatë rrugëtimit tuaj të mësoni edhe shumë gjëra të reja❓

ATËHERE ËSHTË  MOMENTI IDEAL!
MOS PRISNI GJATE!

A keni biznesin tuaj?

  • Me këto njohuri ju dilni mbi konkurencën dhe rrisni fitimet tuaja.
  • Mësoni sekretet e një komunikimi të suksesshëm dhe elegant.
  • Menaxhoni në mënyrë efikase mendimet tuaja të brendshme dhe arrini më shpejt ato çfarë dëshironi. Me mendësinë tuaj influencioni edhe të tjerët që punojnë me ju.
  • Kontrolloni emocionet tuaja. Menaxhoni më lehtë punën nën presion.
  • Jeni më të fokusuar.
  • Ndryshoni sjellje dhe veprime jo të dobishme për ju dhe për biznesin tuaj.
  • Kapërceni pengesat të cilat në biznesin apo në jetën tuaj profesionale nuk u lejojnë të ngjiteni në nivele më të larta, apo nuk u lejojnë të jepni më të mirën nga vetja.
  • Menaxhoni më mirë ekipet tuaja. Mësoni si të motivoni veten dhe të tjerët.
  • Kuptoni procesin e shitjes, strukturat dhe rëndësinë e këtyre strukturave, pasi nuk ka rëndësi se cila është fusha juaj, nuk ka rëndësi se çfarë shisni, produkte, idera apo kohën tuaj, procesi është i njëjtë.
  • Mësoni të kontrolloni gjendjen ku ndodheni vetë dhe kuptoni gjendjen ku ndodhet klienti, kuptoni atë se për çfarë ka nevojë klienti, pasi të gjitha rezultatet, qofshin këto pozitive apo negative, ndodhin për një arsye. Ju, duke njohur teknikat dhe metodologjinë e kuetij trajnimi, mund të ndryshoni rezultatet dhe arritjet tuaja.
  • Mësoni të përdorni më saktë dhe më me elegancë gjuhën dhe modelet linguistike në mënyrë që ju dhe të tjerët të arrini ato çfarë dëshironi. Shprehni më qartë idetë dhe pikëpamjet tuaja. Paraqisni argumente bindëse.
  • Mendoni dhe analizoni më thellë, krijoni idera më të qarta dhe merrni vendime më të mira, vendime të cilat ju afrojnë çdo ditë e më shumë drejt rezultateve që dëshironi të arrini.

Me njohuritë e këtij trajnimi, ju me bizneset tuaja mund të ofroni shërbime me nivele të një klasi botëror.

**********

Në jetën personale dhe marrëdhëniet me të tjerët.

  • Shumë shpejt idetifikoni dhe largoni bindjet kufizuese, bindje që nuk u lenë të ecni para si në fushën profesionale apo në jetën personale. Pas kësaj jeta juaj personale dhe profesionale nuk është më njësoj.
  • Njihni veten, zbuloni potencialet që nuk mendoni se kanë qenë ndonjëherë brenda jush.
  • Duke njohur fuqinë e nënvetëdijes suaj, mësoni më shpejt sesa metodat klasike të  shpërndarjes së njohurive.
  • Duke kontrolluar emocionet tuaja, menaxhoni më lehtë problemet dhe sfidat gjatë jetës suaj.
  • Fitoni cilësi komunikimi fantastike dhe kjo u bën shumë më të fuqishëm, më karizmatik dhe shumë më produktiv.
  • Mësoni të përdorni më saktë dhe më me elegancë gjuhën dhe modelet linguistike në mënyrë që ju dhe të tjerët të arrini ato çfarë dëshironi. Shprehni më qartë idetë pikëpamjet tuaja. Paraqisni argumente bindëse.
  • Përmirësoni marrëdhëniet personale.
  • Rrisni vetëbesimin.
  • Mendoni dhe analizoni më thellë, krijoni idera më të qarta dhe merrni vendime më të mira, vendime të cilat ju afrojnë çdo ditë e më shumë drejt rezultateve që dëshironi të arrini.

Por ky trajnim ndihmon edhe këdo që punon në fushën e zhvillimit personal, është për psikologë dhe këdo që ofron seanca terapeutike, për këdo që operon në fushën e sportit, në fushën e edukimit, coaching, trajnime apo është i përfshirë në performanca të ndryshme, në fushën e biznesit, të artit, kulturës, politikës, e të tjera.

Ditët e trajnimeve 2024/2025: ONLINE & LIVE

Takimet ONLINE

27 TETOR 2024, ora 15:00 – 20:00  (ONLINE) 

2 NENTOR 2024, ora 15:00 – 20:00  (ONLINE)
3 NENTOR 2024, ora 15:00 – 20:00  (ONLINE) 

10 NENTOR 2024, ora 15:00 – 20:00  (ONLINE) 

17 NENTOR 2024, ora 15:00 – 20:00  (ONLINE) 

24 NENTOR 2024, ora 15:00 – 20:00  (ONLINE)
1 DHJETOR 2024, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)

8 DHJETOR 2024, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)

15 DHJETOR 2024, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)

22 DHJETOR 2024, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)

5 JANAR 2025, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)

12 Janar 2025, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)

19 JANAR 2025, ora 15:00 - 20:00 (ONLINE)

Pjesa e fundit: TAKIME LIVE

Tre ditë të plota takim LIVE Tiranë Shkurt 2025
 
Takimet në Tiranë, mbahen nga ora 09: 00 – 18:00 (LIVE)

Datat e takimit LIVE përcaktohen pas takimit të parë me grupin. 

Mirë se erdhët!

Mirë se erdhët!